Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar jep sot detaje mbi arrestimin e sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro dhe specialistes së nivelit të lartë në Agjensinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.
Mësohet se Duro ka marrë 330 mijë lekë për të favorizuar një operator ekonomik në një tender të “Supervizimit për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.
“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e informacioneve të sigurura nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka regjistruar procedimin penal 10/1 të vitit 2023, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga nenet 260 dhe 245 të Kodit Penal.
Nga ndjekja me metoda speciale të hetimit janë grumbulluar prova të cilat kanë evidentuar se, një operator ekonomik do të jepte një përfitim të parregullt (në formën e shumave monetare) me qëllim shpalljen fitues në një procedure prokurimi të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale (në cilësinë e Autoritetit Kontraktor), Prokurimi në fjalë ishte me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.
Pas kryerjes së disa veprimeve hetimore, u krijuan dyshime se shtetësja J. D., me detyrë Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale ka marrë një përfitim të parregullt në shumën prej 330.000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë, për të favorizuar një Operator Ekonomik. Këto vlera monetare u dhanë nga shtetësja L. Sh., me detyrë Specialiste e Nivelit të Lartë në Agjensinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.
Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin dhe kontrollin e Prokurorisë së Posaçme, arrestuan në flagrance në datën 02.06.2023 shtetaset J. D. dhe L. Sh., për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga nenet 260 dhe 245 të Kodit Penal.
Gjithashtu në zyrën Sekretares së Përgjithshme u bë e mundur edhe sekuestrimi në cilësinë e proves materiale të shumës prej 330 000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë (shumë e cila përbën përftimin e parregullt të dhënë nga shtetësja L. Sh.)”, njofton SPAK.
j.l./ dita

Njeher e kapet ju po sa here te tjera e ka bere?
Shkoni kontrollini tubat e aspirimit se do jen plot
Mos u mburrni me kapje imagjinare. Per cilen kompani behet fjale? Kompanine e Ilir dhe Sokol Hoxhes?
Ja pra dhe femrat e Rames qe nuk korruptohen.
Ne Korce supermashtruse femer, ne zyrat e shtetit hajdute femer..
Mos u mburrni me kapje imagjinare qe jane vetem per demonstrim. Per cilen kompani behet fjale? Kompanine e Ilir dhe Sokol Hoxhes?
E ZGJUAR MAVIA
BURRAT I KASTROI
GRATE VU NE KOMAND
DAVANE E FITOI
DO VAZHDOJ CA KOHE
SI PLACKE TI TRAJTOJ
GJERSA TA KUPTOJNE
UNI I MASHTROI
Kete bere shembull,o edvin?
U tromaxe nga neveria kur e pe?
Shembull te korrupsionit Rajonal e bere!
Po 330 mije leke yve nuk ju ben nje dreke tek Nusreti,o vrrrrrrommmmeeee!!!!!!!
Balena trapi
Pse u preke intelktual qe permenda Ilir dhe Sokol Hoxhen?
E para vjedhje eshte Agjensia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.
Cfare eshte kjo Agjensi, dhe cfare ofron?
Ketu fillon vjedhja, dhe eshte direkt dora e Ramutit me idete e tij madhore per te vjedhur dhe grabitur nje vend te vogel si Shqiperia me nje milion menyra.
Nje milion menyra dhe trille per te grabitur cdo gje nga ky popull qe po fiket pak nga pak
Po fiket dhe shpresa dhe e ardhmja qe eshte katandisur ne duart e ketyre shurrave dhe xhelepeve te rinj, qehallare e mustaqedirsur, qe ngjiten pas feudalit Ramut ti lepijne kembet, dhe i turren popullit si ujqer per ta shqyer
o Balena, nuk preket njeri, po qe je trape e kemi per detye ta themi. Magari te ishte nje Ilir e Sokol Hoxha, po ketu nuk mbarojne kellirat qe ngriti Rama ne shtet. Te gjithe leva dhe masha te Rames.
Se harruam Gjiknurin qe vajti i zbardhi faqen Elbasanit me surratin e tij te nxire nga Unaza
Ka nga keto qyfyre plot, para se te merresh me Ilir e Sokol Hoxhen.
Keto shoqet e Rames nuk vjedhin..Eshte nje PERJASHTIM,nga Rregulli,,qe e ka tronditur pa mase Zymbyl Sherbetin e Haremit Qeverritar.E ka injoruar Kosoven,iu ka ngrire buzeqeshja ne buze nga kjo korrupsion i papritur dhe padegjuar me pare.
Ministrin me te sukseshem te qeverrise pare e futi ne burg,,zv.kryeministrin me te sukseshem te Termetit e ka derguar ta zevendesoje ,,Sapo behej gati te zvs.edhe baxhanakun Cucka,,dhe ta mbushte qeverrine me HYREMA,,VETE NDODH KJO GJEME.
Aldrinp (i njohur me pare edhe si mirel enveristi), eshte e vertete qe Balena eshte trap, po edhe trapi ka te drejte ndonje here, ashtu si edhe sahati i prishur e tregon kohen e sakte dy here ne 24 ore. E gjithe cfare shohim sot eshte pasoje e rregjimit te Enver Bastardit qe e delezoi kete popull. Saliu, Fatosi, Iliri, Edvini e gjithe te tjeret jane degezat e holla qe dolen nga trungu i Enverit, qe qofte i mallkuar me fare e me fis. Ilir e Sokol Hoxha nuk jane pa gje, zoterojne miliardat qe Babi i tyre i dashur ia vodhi ketij mileti. Keta te sotmit jane amatore ne krahasim me Bastardin e bimbashit te Gjirokastres.
Legenit o ¿?, bjeri
“Zyrtarja e larte”?! Po ka me te larte se Edvini, jo nga gjatesia por nga mali i vjedhjeve, nga mekatet dhe shpirtligesia e ketij njeriu? Po si nuk ju vjen turp, ca na tregoni, po keto velinat e gedafit, treqind mije leke, qofshin te vjetra, qofshin te reja, ato i shpenzojne per nje fundjave, ku i kane problem ato?! Pak skandale qindra milioneshe ka kjo qeveri apo ajo e kaluara qe te merret aSPAK-ku?
Sipas rastit Aldrino i biem edhe ndonje gjeje tjeter, nga ato qe s’thuhen, po s’prish pune se ti e di per cfare e kam fjalen, apo jo? Po nuk e dite, pyet aty rrotull shtepise se ta tregojne.