Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arrestohet autori i vrasjes së 6 personave në Çikago, babai i reperit kandidat për kryetar bashkie
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Arrestohet autori i vrasjes së 6 personave në Çikago, babai i reperit kandidat për kryetar bashkie
BoteKryesore

Arrestohet autori i vrasjes së 6 personave në Çikago, babai i reperit kandidat për kryetar bashkie

Published: July 5, 2022
Shpërndaje

Policia amerikane ka arrestuar një të dyshuar për të shtënat masive më 4 korrik, ku mbetën të vdekur gjashtë persona gjatë Paradës së Pavarësisë të mbajtur në Parkun Highland, në periferi të Çikagos.

Sulmuesi kishte hipur në një çati dhe kishte qëlluar me një pushkë në drejtim të qytetarëve që kishin dalë për të festuar Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Por, pas një ndjekjeje të shkurtër me makinë, Robert Crimo, 22 vjeç, u arrestua “pa asnjë incident”, tha shefi i policës, Lou Jogmen.

Zyrtarët e emergjencave thanë se dhjetëra persona, përfshirë edhe fëmijë, janë trajtuar në spital për lëndime me armë zjarri dhe disa prej të plagosurve janë në gjendje kritike.

Parada nisi në orën 10:00 sipas kohës lokale dhe u ndërpre 10 minuta pasi nisën të dëgjoheshin të shtëna. Më pas qindra persona – disa të gjakosur – u panë duke u larguar nga parada. SHBA-ja viteve të fundit vazhdimisht po përballet me të shtëna masive.

Një faqe në IMDb për të dyshuarin e përshkruan atë si një ‘reper, këngëtar, kompozitor, aktor dhe regjisor nga Çikago.’ Videoja më e shikuar në kanalin e reperit në YouTube është videoklipi i këngës së tij: ‘On My Mind’.

Biografia vazhdon duke thënë se karriera e tij muzikore filloi kur ai ishte 11 vjeç kur Crimo filloi të ngarkonte muzikë në internet.  Muzika e tij është në zhanrin e LoFi rap, sipas faqes së tij Spotify.

Ai ka publikuar tre albume, i pari në vitin 2017 i titulluar “Mesazhe”, i cili u pasua me “Observer” të vitit 2018 dhe “Awake the Rapper” të vitit 2021.  Këtë vit ai publikoi një EP të titulluar: “Brainëashed”. Këngët përfshinin: ‘Dead Again’ dhe ‘I Am the Storm’. Crimo ka mesatarisht 16 000 dëgjime në muaj në Spotify dhe me pasuri mbi 100.000 dollarë neto.

Në postimin e tij më të fundit në wëitter nga tetori 2021 i dyshuari shkroi: “Unë nuk jam robot”. Crimo duket se ka lidhje të gjata me zonën e Highland Park-ut pasi babai i tij, Bob Crimo, ka kandiduar për kryetar bashkie të qytetit në vitin 2020.

Pesë persona u vranë gjatë paradës, ndërsa viktima e gjashtë ndërroi jetë spital.

Kjo është vrasja më e fundit masive që ka goditur SHBA-në, pasi gjatë vitit 2022 ka pasur një në çdo javë.

Presidenti Joe Biden tha se ishte “i tronditur” nga dhuna.

Disa orë më vonë, dy oficerë policie u plagosën nga të shtënat në Filadelfia gjatë një shfaqjeje me fishekzjarrë për 4 korrikun.

BREAKING UPDATE! Highland Park, Illinois: WGN TV reports at least 4 dead, several injured following a shooting at a July Fourth parade in a Chicago suburb this morning. pic.twitter.com/3saIB0MY5A

— Denn Dunham (@DennD68) July 4, 2022

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Agim Anastasi says:
    July 5, 2022 at 12:00 pm

    Ky eshte prototipi i demokracise perendimore ne ditet tona. Nje suresliste si pikturat surealiste. Ky tip eshte produkti i kapitalizmit ,njeri qe kerkon te njihet por qe eshte analfabete. Por sistemi i parase bene analfabete ata qe jetuan socializmin. Duhet sa me pare qe perendimi te leshoi sinjalin SOS. E ardhmja e pa sigurte

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vetëm 35 vjeç, ndahet nga jeta pas një ndalimi zemre, sipërmarrësi shqiptar
  • Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, Petri Bozo lirohet nga paraburgimi
  • Truri nuk vuan vetëm nga ajo që ndodh: Pesha e fshehur e mënyrës se si e përjetojmë dhimbjen dhe traumën
  • Zjarret në Shqipëri, presidentja e KE: Jemi gati të ndërhyjmë sapo të jetë nevoja
  • Një vdekje që ka tronditur jo vetëm botën akademike

Komentet e Fundit

  1. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Argita. on “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  4. Martin. on Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate
  5. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?