Gazetari Artan Hoxha është vendosur në qendër të vëmendjes publike, pasi ka nxjerrë të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e 21 janarit të vitit 2011.
Hoxha përmendi sot në një intervistë televizive edhe predhën e gjetur në kokën e njërit prej 4 të vrarëve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ai ka shprehur habi retorike si ka mundësi që një gazetar gjen prova dhe prokuroria jo.
“Audio përgjimin e kam nxjerrë si provë gazetareske, si provë juridike e vendos prokurori.
Predha që është gjetur në kokën e Aleks Nikës është dëmtuar me mjete të forta që të mos bëhet identifikimi i armës, është çuar për ekspertizë në FBI dhe është riçuar në Itali.
Kjo çështja e 21 janarit për mua hetohet fare kollaj. Kur unë e gjej fare kollaj një provë, më duket e pabesueshme që të kesh gjithçka në dorë, polici e SHISH e të mos gjesh dot këto prova”, tha Hoxha.

I gjori Artan Hoxha,njeri i ndershem qe po bluhet nga politika!Media e blere nga Saliu,gazetare gjobaxhinj,te shitur, miltante,njerez “te poshter te hurit dhe litarit”, maskarnj te ndershem na mbrojne vrasesit sali dhe Lule me LIken! Turpi ju mbulofte edhe femiljet dhe femijet tuaja! Behet fjale per vrasje me dashje, njerez te pafajshem! Turpi ju mbulofte injorante te peshtire!
te pakten basha me monen ishin ne krye te protestave,kur turmat e tyre hidhnin molotov para kryeministrise.Ky rrufjani u dha nga nje bisht lopate ne dore fshatareve dhe u fsheh si skuth.
Se nga hyri,se nga doli,2m goxille.Ca prisni drejtesi prej ketij!Vrituni per mua,i thone ketij muhabeti.
Spaku, ishte kryetar A. Kraja nuk beri gje se e gjente belaja Erdhi A Dumani Mesa duket do rezultoj si Kraja.Po nuke beri gje edhe ky, lume shqipetaret per keta te dy.