Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arti në zi! Ndërron jetë në moshën 81-vjeçare regjisori i njohur, Vladimir Prifti
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Arti në zi! Ndërron jetë në moshën 81-vjeçare regjisori i njohur, Vladimir Prifti
KronikeKultureLajmi i fundit

Arti në zi! Ndërron jetë në moshën 81-vjeçare regjisori i njohur, Vladimir Prifti

Published: November 5, 2023
Shpërndaje

Ndërron jetë në moshën 81-vjeçare regjisori i njohur Vladimir Prifti.

Lajmin e ka bërë të ditur aktori Mevlan Shanaj, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se në bisedën e tyre të fundit, regjisori shfaqej optimist.

“Lamtumirë VLADIMIR PRIFTI !Sapo më lajmëruan për ikjen e regjisorit të filmave: Udha e shkronjave, Dhe vjen një ditë, Flutura në kabinën time, Kush vdes në këmbë, Era e ngrohtë e thellësive etj! Sot ekranit shqiptar i ka ikur , regjisori i shquar , njeriu me humor dhe me pasion për artin! Ngushëllime familjes! Kur folëm herën e fundit ishe optimist o Ladi! E lamë që së shpejti të shiheshim te kafja si çdo ditë! Lamtumirë! Filmat e tu janë një pasuri kombëtare! Emri yt do mbetet i përjetshëm  për mes veprës tënde!”

- Publicitet -

Reagim për ndarjen nga jeta të Priftit ka bërë edhe ministrja e Kulturës Elva Margariti. Në një shënim në rrjetet social, ajo e cilëson regjisorin si shkollë për filmin shqiptar.

“Sot kinematografia shqiptare humbi një tjetër emër të madh! Regjisori i filmave të paharrueshëm “Udha e shkronjave”, “Kush vdes në këmbë”, “Flutura në kabinën time” e shumë të tjerëve, Vladimir Prifti iu shtua tempullit të përjetësisë! Regjisor i analizës psikologjike, i gdhendjes së karaktereve, që iu largua klisheve të kohës, Prifti ka lënë pas një shkollë për filmin shqiptar. U prehsh në paqe mjeshtër!”, shkruan ministrja.

Jeta e një “Artisti të Merituar”

Vladimir Prifti lindi në Tiranë, më 1 qershor 1942. Mbaroi shkollën e lartë për aktor në “Aleksandër Moisiu” dhe fill më pas u emërua aktor në Teatrin Popullor. Aty luajti disa role të dyta, ku spikati me Kogon te drama “Fytyra e dytë” e Dritëro Agollit (I968).

Pas disa përvojave si asistent regjisor në këtë teater, në I974 filloi punë si regjisor në TVSH. Këtu zë fill pasioni i tij për xhirimin e filmave. E nisi në mënyrë premtuese me dramatizimin e romanit të Ismail Kadaresë nga Pirro Mani “Gjenerali i ushtrisë‘ së vdekur” (I976) duke e shndërruar kodin e shfaqjes teatrore në gjuhën specifike të filmit televiziv, pa e humbur cilesinë artistike. Në këtë udhë vijoi edhe me filmin “Kur hidheshin themelet” (I978), sipas dramës së KoIë Jakoves “Lulet e Shegës”.

Filmi i tij i parë artistik origjinal ishte “Udha e shkronjave” (I978), nderuar me çmim të vecantë në Festivalin III të Filmit Artistik Shqiptar dhe me çmim të Republikës të shkallës së parë. Sado që kanë kaluar vite, ai mbetet ndër kulmet e kinoregjisorit dhe të vetë kinematografisë shqiptare, një film i frymëzuar, i kahut psikologjik, me nënshtresa e tonime të thukëta dramatike, mesazhe të fuqishme, karaktere të realizuara, tension e suspansë.

Prifti ka realizuar edhe mjaft dokumentarë në vitet 2000–2004, ndër to: “Te bekuarit”, “Legjenda e baltës”, “Rruga Egnatia”, “Butrinti”. Ky i fundit ka edhe elementet e filmit artistik, pasi ndërtohet mbi një fabul dhe personazhe te trilluara. FiImi fitoi çmim të veçantë në Festivalin X Ndërkombëtar te Filmit Arkeologjik, në Kiel të Gjermanisë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit
  • Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  • Aksidenti në galeritë e minierës së kromit, vijojnë ende kërkimet për minatorin e bllokuar në Bulqizë

Komentet e Fundit

  1. demo on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  2. Aldrin on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  3. 3D on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  4. Anonymous on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  5. Katiu on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?