Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Po iku ky, kush vjen…” sipas Kushtetutës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kendi i Kryeredaktorit > “Po iku ky, kush vjen…” sipas Kushtetutës
Kendi i KryeredaktoritLajmi i fundit

“Po iku ky, kush vjen…” sipas Kushtetutës

Published: October 21, 2026
Shpërndaje

Nga Adrian Thano

Dorëheqja e Edi Ramës nuk do të ishte fundi i botës, as do të thotë se të nesërmen Sali Berisha do të merrte pushtetin. Mes këtyre dy frikërave, që përdoren prej vitesh për të mbajtur peng jo vetëm votuesin e PS, ekzistojnë rrugëdalje institucionale. Kushtetuta ka mekanizma për të zëvendësuar kryeministrin pa shpërndarë Parlamentin dhe pa shkuar domosdoshmërisht në zgjedhje.

Ky raportim (kliko) i bazuar në analizën e konstitucionalistëve dhe juristëve i rrëzon të dyja ‘keqkuptimet’ e mëdha, pra që largimi i Ramës do të sillte automatikisht zgjedhje të parakohshme dhe se kjo do ta kthente medoemos pushtetin te Berisha.

- Publicitet -

Së pari, Rama mund të ikë dhe PS-ja mund të vazhdojë të qeverisë. Nëse kryeministri jep dorëheqjen, Shqipëria nuk mbetet pa institucione dhe Parlamenti nuk mbyllet automatikisht. Aktivizohet procedura kushtetuese për zgjedhjen e kryeministrit të ri. Presidenti i Republikës emëron kandidatin e propozuar nga shumica parlamentare, në këtë rast Partia Socialiste. Nëse kandidati merr të paktën 71 vota, formohet qeveria e re dhe mandati parlamentar vazhdon. Nuk ka zgjedhje të parakohshme, nuk ka shpërndarje të Kuvendit, nuk ka ndonjë vakum pushteti.

PS-ja ka ende shumicën dhe nëse dëshiron të vazhdojë qeverisjen, largimi i Ramës nuk e pengon këtë. Edi Rama nuk është Partia Socialiste dhe Partia Socialiste nuk është e detyruar të shkojë në zgjedhje vetëm sepse Rama largohet. Nëse socialistët duan ta mbajnë pushtetin, Kushtetuta u jep mundësinë ta bëjnë këtë me një kryeministër tjetër. Nëse duan të rikthejnë besimin e humbur, le të zgjedhin një figurë që nuk identifikohet me konfliktet, me skandalet, me prepotencën, me konsumimin e qeverisjes së deritanishme.

Natyrisht, kjo kërkon diçka që deri më tani nuk është shfaqur. Gatishmërinë për ta ndarë partinë nga kryetari dhe për ta ndarë interesin publik nga mbijetesa personale e një lideri.

Ekziston edhe një rrugë tjetër sipas Kushtetutës. Quhet mocioni konstruktiv i mosbesimit. Të paktën 28 deputetë mund ta paraqesin, por duhet të propozojnë njëkohësisht një kryeministër të ri. Nëse kandidati siguron 71 votat e nevojshme, kryeministri zëvendësohet.

Edhe kjo procedurë, në vetvete, nuk sjell zgjedhje të parakohshme.

Rama i di këto alternativa edhe pse nuk i intereson t’i thotë. E di se largimi i tij nuk e sjell automatikisht Berishën në pushtet, se PS-ja mund të vazhdojë të qeverisë me një kryeministër tjetër dhe se Kushtetuta nuk e ka të lidhur fatin e Shqipërisë me fatin personal të një KM. Por nuk i dhemb aq shumë fati i PS-së, veçanërisht në rrethanat e sotme. Lëre cfarë thotë për misione hyjnore. E vërteta është banale. Njëjtë si Berisha që shënjestron, ai tani pushtetin e ka koracën e vetme mbrojtëse që i ka mbetur për mëkatet që do t’i dalin përpara në një formë apo në një tjetër ditën kur të mos jetë më në krye.

Sigurisht ikja e tij nuk zgjidh gjithçka. Largimi i një grupi të korruptuar nga pushteti nuk do sjellë vetvetiu drejtësi, mirëqenie, institucione të pavarura apo një klasë të re politike. Këto nuk realizohen me një firmë dhe as me një votim në këtë farë Kuvendi.

Por është po kaq i gabuar mendimi se asgjë nuk ndryshon pa u shembur i gjithë sistemi.

Në një republikë parlamentare, qeveria duhet të jetë e zëvendësueshme. Kryeministri nuk është pronar i shumicës, as i shtetit. Madje as i mandatit politik të qytetarëve. Është rrënuar besimi publik. Vendi rrezikon shumë më tepër se fati i një individi. Dorëheqja është një nga mundësitë që sistemi duhet të jetë në gjendje ta përballojë. Sikur edhe vetëm për të provuar se institucionet janë më të mëdha se njerëzit që i drejtojnë.

Sa për militantët e PS, veçanërisht votuesi i moshuar, frika se “po na kthehet Berisha” nuk mund të shndërrohet në licencë të përjetshme për Ramën. Është e mjerë të reduktohet një popull i tërë në këtë pazar absurd, ku njëri duhet të qëndrojë në pushtet jo sepse qeveris mirë, por sepse tjetri konsiderohet më i keq.

Largimi i Ramës do ta detyronte edhe vetë PS-në të përballej me një pyetje që e ka shtyrë për shumë kohë. A është ajo më një parti me identitet, institucione dhe alternativa, apo është kthyer në një strukturë që e ka lidhur fatin e saj tërësisht me një njeri.

©️DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
43 Comments
  • Gani USA says:
    October 21, 2026 at 10:41 pm

    Interpretimi eshte i sakte
    Edhe ai i juristeve ne shkrimin e cituae

    Por per keta qe kerkojn qeveri teknike duhet shtuar edhe qe qeveria teknike nuk është një formulë magjike. Kushtetuta nuk e njeh termin “qeveri teknike”. Ky është një koncept politik që mund të marrë forma të ndryshme, në varësi të një marrëveshjeje mes partive.

    Reply
    • RnB & BnB says:
      October 22, 2026 at 4:31 pm

      Greqia dhe Maqedonia e Veriut e kane zgjidhur me nje nen ne ligjin zgjedhor i cili parashikon qeveri zgjedhore 6 muaj deri ne 1 vit para zgjedhjeve.

      Reply
  • Vlora 97 says:
    October 22, 2026 at 6:25 am

    Per Gani Usa:
    Qeveria teknike duhet qe te gatiten edhe partite e reja se tashme aro kan elektorat ne rritje
    Asnji nga kto deshtaket e tranzicionit nuk merr me 71 deputet me kete urrejtje qe ka zën rrenje ne popull

    Reply
    • Gani USA says:
      October 22, 2026 at 6:28 am

      Shiko, ta kesh te qarte. Nji qeveri e përkohshme që synon zgjedhje të lira do të duhej të garantonte neutralitetin e administratës, të ndalonte përdorimin elektoral të burimeve shtetërore, t siguronte kushte t barabarta per garuesit të bashkëpunonte me institucionet përgjegjëse për procesin zgjedhor. Etj erj

      Për këtë duhen afate realiste.

      Sipas ligjit zgjedhjet e parakohshme duhen bere brenda 45 ditëve.

      Ky i afat krijon një paradoks serioz. Partitë e reja nuk kanë kohë të përgatiten për të garuar n kaq dite. Ndërkohë, partitë e vjetra kan strukturat, financat dhe makineritë e tyre elektorale. Keta hyjnë në garë me avantazh perher. Kështu, një zgjedhje e parakohshme e shpallur në emër të ndryshimit mund të përfundojë duke favorizuar pikërisht ata që kanë dominuar politikën prej vitesh.

      Une them ka te drejte Thano ne kete intepretim. Esht sh e sakre we PS i ka zgjidhjet brenda vetes. Po deshen te derdhin gjak per vesaxhiun e Surelit, tjeter pune ajo

      Reply
  • E majta qe mungon says:
    October 22, 2026 at 6:30 am

    Jam me mendimin e komentusir Ganiu
    afatet, rregullat dhe garancitë duhet t pasojne kete stratefjin e dhunes kushdo qe e ka ideuar.
    Lea Ypi ka te drejte. Nuk mjafton të ndërrohet kryeministri dhe të lihet e paprekur makina që prodhon të njëjtin rezultat.

    Reply
    • Vezhguesi says:
      October 22, 2026 at 1:26 pm

      E vertete eshte se asnje nga keto partite e vjetra, PS, PD apo LSI nuk merre me mbi 71 deputet edhe ne zgjedhjet e 2025, por edhe para tyre, nuk i kane marre aq por i blene ato me para dhe i favorizoi ligji zgjedhor qe eshte hartuar ne favorin e tyre dhe prandaj kemi kete gjendje qe po vuan shqiperia prej 3 dekadash.

      Por duhet te kemi parasysh, se ne rast zgjedhjesh edhe me qeveri teknike, edhe me ndryshimin e kodit zgjedhor, keto 3 parti, se bashku, shto ketu edhe Tom Doshet, etj., do marrin me shume se 71 deputet, jame i sigurte dhe do krijojn koalicion per te qeverisur bashke shqiperine dhe gjendja nuk do ndryshoj. E vetmja gje eshte se populli duhet ti bojkotoi keto dy parti, qe nuk jane as socialiste as demokratike, por parti fashiste dhe banda hajdutesh te lidhur me krimin e organizuar.

      Partite e reja, pervec Arlind Qorrit dhe Agron Shehaj, qe deri diku duken me kembe ne toke, te tjerat nuk jane gjekundi, njera me e mefshet se tjetra. Prandaj shqiperise do i duhen vite deri sa te kuptoj se kush i ka udhehequr dhe kush po i mbane peng. Ky ndryshim duhet te vije nga demokratet dhe socialistet e ndershem te pa perlyer me corben e prishur, keta duhet te kuptojne se keto partite e tyre nuk jane ato per te cilen ata pergjerohen nate e dite.

      Reply
  • Ish student i dhjetorit says:
    October 22, 2026 at 6:41 am

    Pra Kushtetuta garanton që nëse shumica parlamentare do ishte e gatshme të mbështesë një zgjidhje tjetër e jo Ramën, kjo zgjidhje mund të ndërtohet brenda saj dhe brenda institucioneve.

    Po kush tua thotë këtë more Adrian zengjineve qe ky ka mbushur parlamentin? Po atyre ne rruge qe e urrejne me te srejte por pa te drejte po djegin vendin si tua shpjegosh?

    Reply
  • Malo says:
    October 22, 2026 at 6:43 am

    Si pwrher vështirësia e vërtetë qëndron jo te mungesa e rrugve juridike, por te mungesa e vullnetit për t’i përdor ato.

    Na rofshin ligjet qe i ndryshojm me reforma e stër reforma cdo 5 vjet.

    Ne fund fiton prap interesi ngusht i individit qe shperndan llokma pushteti

    Reply
  • Nga Enveri te Edveri says:
    October 22, 2026 at 7:24 am

    ku pranon Edver Rama te ike sot e te kete me pas rotacion brenda PS? Ku i plas atij per PS, eshte “..pertej te Majtes e te Djathtes..” (pra ne gop te s’ames)
    Ai do ike por me shkelma bytheve e i terhequr zvarre nga ajo zyre kryeministrore qe e percepton prone te tij private te trashegueshme nga bab Kristaqi e qe i takon tja lere ne testament Zahos.

    Reply
    • Vlora 97 says:
      October 22, 2026 at 7:33 am

      O shoku
      Ku Enveri e ku ky palaçua me poture dhe atlete lacash
      Enveri ishte si ishte kishte nje projekt. Ishte burre shteti
      Edvini eshte nje hajdut i rendomte katundi me ca talent kurverimi qe tani i esht kthyer ne bumerang.

      Nuk po kopjon Enverin o jo. Do donte po nuk ka aq bole. Po tenton te kopjoj Sadhiun e 97-s. Aq.

      Kur kam pire njeher nje kafe me ate torollaken qe i tha Edvinit “Skenderbe” ajo u shpreh qe “Saliu eshte nje shkolle rezistence per ne”.

      Qe ta kuptosh sa mend kan keta te riqirjes.

      Respekte Thano, respekte gazetes Dita, po ketu ne Vlore ka kohe qe nuk e gjej. Shiko mos ua ka prere diku me spurdhjaket e vet ky poturexhiu

      Reply
    • Koha says:
      October 22, 2026 at 11:16 am

      Ktahasim i pavend. Edi nuk vete as te qyrratë e Enverit!

      Reply
  • Detari says:
    October 22, 2026 at 8:14 am

    Ai nuk largohet me deshire

    KOMENT I REDAKTUAR PER MUNGESË ETIKE NGA MODERATORI

    Reply
  • E says:
    October 22, 2026 at 8:15 am

    Topi eshte i imi une do e gjuaj penalltine. Tek ne kushtetuta eshte dicka njerezit qe bllokojne karriken dicka tjeter.

    Reply
  • ANA says:
    October 22, 2026 at 8:17 am

    Meqenese ekzistojne zgjidhje qe nuk kerkojne zgjedhje te menjehershme dhe qe shmangin kercenimin e kufomes politike te opozites,besoj se Partia Socialiste,si dhe vete kryetari i saj,do te ofrojne zgjidhjen me te mire per vendin.Asnje nuk deshiron shkaterrimin,duke pasur parasysh se deshiron te kandidoje serish ne zgjedhjet e ardhshme.Per me teper,thirrja per dialog pa kushte,mendoj se sinjalizon gatishmerine e tij per te pranuar nje zgjidhje ne te mire te kombit.Ai mund te beje perpjekje per te percaktuar rolin e tij te ardhshem-ne fund te fundit-kushdo qe lejon kalimin e vendit me sukses ne fazen tjeter vetem pozitivisht do t’i njihet.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    October 22, 2026 at 8:55 am

    VO:
    -LARGIMIN E KM RAMA E KEMI DPGJUAR QË NGA DITA E PARË NË 2013 NGA SALISËRBI 79..” DO TË BJE SEZBËN PD-në NË PUSHTET.”!
    -NUK KA MË F.NANO QË I DORZOI PUSHTETIN NË TAVOLINË 2005 DHE MË VON NON GRATA BËRI GËRDECIN,21 JANARIN DHE VODHI SHQIPËRINË MBI 500 MIL.D $ DHE VRAU MBI 22.000 NJËRZ.
    -NË KUSHTET KUR NUK KA PD ME SALIUN,PROTESUESIT ANONIM QË PAGUHEN PREJ TIJ PËR TERROR,NUK KA DORZIM PUSHTETI SIÇ DUAN MILITANTËT KAPUR IDIOT,FËMIJ KOPËSHTI DHE SLLAVO-GREKËT NË SHEKUJ.
    TANIMË PËRGJEGJËSINË E KA SPAK(,SALISKAP),TË TIPIT GJIN GKONI,TË TREDHUR PREJ TIJ 92,KU 90 % I NXORI NOKAUT VRTINGU DHE ASNJËRIT NUK JU SEKUEDYRUS PASURIA MARRAMËNDËSE..PËR TURPIN E SALIUT DHE BANDËS SË DREJTËSISË TERRORISTE,SELEKTIVE NEPOTIKE ME PARABURGIME 63 % MË SHUMË SE NË BE.
    -KUSH DO SALIUN NË PUSHTET,TË HAJ BAR DERI NË VDEKJEN E TIJ BIOLOGJIKE..DHE RAMA KM DERI NË VDEKJEN E TIJ..!
    ..PASI AI ËSHTË FATKESI KOMBI QË NGA 1990.
    FLM DITA.

    Reply
    • Skypion says:
      October 22, 2026 at 11:09 am

      O Etem

      ​Nuk ka nevojë për tifozllëk apo për të ngrënë bar për asnjë politikan. Shqipëria nuk i përket as Saliut dhe as Edit, por qytetarëve të saj.
      ​
      Pushteti nuk është pronë private e askujt që të qëndrojë “deri në vdekje biologjike”. Në një demokraci funksionale, pushteti rrotullohet dhe jep llogari për punët, korrupsionin, skandalet dhe jetesën e përditshme të qytetarëve, jo për nostalgji apo inate të së shkuarës.
      ​
      Të arsyetosh të sotmen duke përmendur gjithmonë ngjarjet e para 10 apo 20 viteve sic bën ti është thjesht përpjekje për të shmangur llogaridhënien e pushtetit aktual.
      Përgjegjësia për gjendjen sot, zbrazjen e vendit dhe skandalet e sotme e ka ai që qeveris sot.
      ​
      Drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë — si për të shkuarën, ashtu edhe për të tashmen. Të mbrosh njërën palë duke akuzuar tjetrën nuk është drejtësi, por militantizëm pa princip.

      Të etiketosh çdo qytetar apo protestues që nuk mendon si ti si “militant”, “terrorist” apo “sllavo-grek” tregon mungesë argumentesh.

      Njerëzit kanë të drejtë të jenë të pakënaqur me qeverisjen pa pasur nevojë të jenë me asnjë parti.
      ​Kombi nuk mbrohet duke u bërë tifoz i politikanëve, por duke kërkuar llogari nga kushdo që e qeveris

      Reply
      • Rn'S Bn'L says:
        October 22, 2026 at 7:33 pm

        Skypo, kam mendimin se je i ri në forum. Pse do pyesësh? Fare thjesht. Të mundohesh të debatosh me gamor hajdar kapterr et’hem rroçkën është jo vetëm humbje kohe, por edhe gabim llogjik. Katundari i Çorrushit e ka për nder të jetë militant. Për të, dhe shumë trapa si ai, militantizmi është e vetmja mundësi për mbijetesë. Përndryshe do i mëshonte si njëherë e një kohë shatit dhe lopatës. Në kohën e Dullës ka pas qënë spiun 80-leksh, anëtar inAGBV-së me shirit të kuq në krah. Partia e veshi, e mbathi, i dha të hajë. Mëngjes, drekë, darkë vetëm grosh dhe një gotë çaj gratis. Mos u habit pse është gati t’i lëpijë sumatriçen sundimtarit të radhës. Kur ishte Berisha në pushtet i vardisej atij, falej në xhami për të. Kur Berisha e çoi në të sëmës, dmth. kur ai ja zhveshi kapotën dhe e la zbathur, u detyrua të dilte në pension para kohe. Qysh atëhere u hodh nga krahu tjetër. Fillimisht si zagar i Nanos, dhe sot zagar i Ramës. Kaq. Të tjerat besoj se i merr vetë me mend. Tung.

        Reply
  • Dudumi says:
    October 22, 2026 at 10:05 am

    Po i the që s’ka problem fare, e zëvendësojmë me një socialist tjetër e vdiqe fareKu duron dot ai të bëhet i zevendesueshem? Qysh do bëjë Makroni, Meloni, Bidoni të takojnë e të zgjidhin gjërat globale pa pasur këshillën e këtij gjigandi politik? Ajo që e vret me shumë një autokrat është ideja e zëvendësimit. Edhe ato inventaret e pambyllura të shumë parave të korrupsionit. E di ai që sa të bjerë plepi të tërë do sulen të bëjnë dru. Pas 1 viti e ke tek kafazi me Liken. Kësaj ia ka frikën më shumë dhe ka shumë arsye që kjo ti ndodhë. Prandaj po lufton me të gjitha mënyrat.

    Reply
  • Fierak says:
    October 22, 2026 at 10:13 am

    As pensionistet nuk e duan më jo

    Reply
  • Nje sugjerim qe mund te vleje says:
    October 22, 2026 at 10:17 am

    Socialistet e ndershem kane ne dore zgjidhjen. 28 deputete te kerkojne mocion mosbesimi, te caktojne si kryeminister nje kandidature tjeter socialiste te pranueshme edhe nga nje pjese e opozites, dhe patjeter mund te marre 71 votat e duhura. Mos harroni ashtu harbutçe siç sillet Rama ka edhe shume deputetet socialiste qe nuk e duan, pasi nuk jane zhytur ne korrupsion. Nje qeveri e re me nje kryeminister te ri socialist te vazhdoje te drejtoje per aq sa te pranohet nga populli, pastaj le te kalohet ne zgjedhje te parakohshme, ku me pare te jete ndryshuar kodi zgjedhor me mirekuptim e te gjithe forcave politke parlamnetare.

    Reply
    • K R says:
      October 22, 2026 at 11:02 am

      Bravo!!

      Reply
    • Rn'S Bn'L says:
      October 22, 2026 at 8:08 pm

      Socialistët e ndershëm? Të shkau apo shef ëndrra me sy hapur? Na thuaj vetëm emrin e një personi të vetëm dhe unë betohem se do kërkoj falje publikisht. Dëgjo këtu ti militaruc i thekun. Po dha dorëheqjen Rama, gjë që nuk ka gjasa se bën vaki, vendin e tij do e zërë dikush, që në mos më shumë e në mos më pak, është i përlyer në llumin e skandaleve pa fund. Po iku Rama, vendin e tij do e zërë ballukja, spiropalla, taopalla, zeqineja, shalsi, pse jo dhe braqja, komshiu i lylzym pashës. Këta janë më të ndershmit e çetës PiSi.

      Reply
    • xxx says:
      October 24, 2026 at 1:18 pm

      Pastroni PDhin para se “socialistet e ndershem” te propozojne Qeveri koalicioni. Rikujtoni cberi Saliu me Dhjerokracine e pluralizmes qe lejoi Ramizi ne 1992.
      Po a pastrohet dot nji gjiriz si PD? E shumta mund te pjelle nje alternative alla Edvin Rama “jam me pak i keq se Saliu”.
      Asnje opsion qeverisje per popullin nuk mund te kete nga Parlamenti egzistues! Ky eshte Parlamenti i kastes se oligarkise e nderkombetareve , te gjithe mbeshtetes te PiSit e PDhit.

      Reply
  • nastradini says:
    October 22, 2026 at 10:19 am

    NUK ESHTE ASPAK I DREJTE POHIMI QE NE PRAKTIKEN NDERKOMBETARE NUK EKZISTON TERMI “QEVERI TEKNIKE”

    “Qeveri teknike”, apo qeveri kujdestare, e perkohshme per te pergatitur zgjedhjet ne vendet ne krize politike te vazhduar ka bere vaki ne shume vende te Botes me demokraci parlamentare, per me afer po permendim: Ne Maqedonine e Veriut, ne Rumani dhe me shume ne Bullgari, prandaj AMAN me llogje budalli ne kete forum te nerum te gazetes DITA se po lini nam me injorancen politike dhe historike te Botes, sepse AMAN me GOGOLIN Sali Berisha, qe luan ALIBINE perfekte te gangsterit Edi Rama keto 13 vjet te cunit psikopat dhe injorant te Kristaqit ne pushtetin enverist ku e hodhi hajduti komunist Fatos Nano pa asnje pergjegjesi per fatin e Shqypnise. Pyetem inteligjencen artificiale AI ne internet dhe ja pergjigja:

    “A technical government (also known as a technocratic government or government of experts) is a cabinet of ministers chosen for their specialized professional expertise rather than their political party affiliation.

    PER KETE DUHET:

    1. Non-partisan leadership: Ministers are usually independent specialists, scientists, economists, or career administrators rather than elected politicians.
    2. Crisis management: These cabinets are typically formed during severe national emergencies—such as deep economic downturns or political deadlocks—to handle specific technocratic tasks.
    3. Fair elections: In countries like Bulgaria, a technical (caretaker) government is frequently appointed to oversee free and fair parliamentary elections.
    4. Controversy: Critics often argue that technical governments lack direct democratic accountability because their leaders are unelected and not bound by a traditional party platform.
    5. Famous historical examples of technocratic cabinets include multiple administrations in Italy (such as those led by Mario Monti or Mario Draghi) and interim caretaker cabinets in Bulgaria headed by prime ministers like Dimitar Glavchev.”

    CFARE DUHET BERE PRAKTIKISHT:

    Mbidhet detyrimisht Parlamenti me kerkese te nje grupi minimal deputetesh dhe i kerkohet Presidentit te dekretoje “Qeverine Teknike” te caktuar ne disa variante pas konsultimeve me te gjitha palet e interesuara dhe Presidenti sipas vullnetit te tij e dekreton ate ne nje afat ligjor. Dekreti i Presidentit nuk mund te ankimohet dhe ka fuqine e vendimit te formes se prere.

    CFARE KA PER T’U CUDITUR KETU?

    Zakonisht “Qeverite Teknike” ne historine e Botes, kane vazhduar nga disa muaj deri ne me shume se nje vit deri ne pergatitjen e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, por qeverite e dala me pas jo gjithmone kane plotesuar kerkesat dhe pritjet e shoqerise civile (Ne Bullgari “Qeveria Teknike” pas protestave masive te rinise ne 2025, me zgjedhjet qe pasuan solli ne pushtet ish Presidentin, qe ishte dhe eshte akoma nje kryeminister fillorus fanatik, qe i fitoi votat plebishitare me shumice dermuese ne Parlament dhe tani e ka futur Bullgarine ne rruge pa krye duke e larguar nga BE dhe SHBA dhe duke e kamufluar veprimtarine e tij antikombetare me propagande “patriotike” ne dobi vetem te Rusise. Kjo ka ndodhur pak a shume edhe ne Maqedonine e Veriut dhe pritet te ndodhe ne Serbi.

    Reply
    • Socialpis i nershëm... says:
      October 23, 2026 at 5:41 am

      Personalisht jam i mendimit se z. Thano, si mëngjarash i thekun, përkrahës i partisë ish-socialiste, ndoshta dhe anëtar apo funksionar i saj, gjëra për të cilat vetëm mund të hamendësoj, por jo t’i pohoj si të sakta, nuk ka interes që të krijohet një qeveri teknike apo të shkohet në zgjedhje të parakohëshme nëse shalmadhnia e tij jep dorëheqjen e parevokueshme dhe del para afatit të skadencës në pension politik. Kjo kufomë e pakallur, sado ta zvarrisë mbijetesën politike, nuk ka më asnjë shans të rigjenerojë forcat e të fitojë prapë mbështetjen e votuesve të së majtës sipas gojëdhanës fetare: “Po, po, krishti u ringjall…”

      Për nevojshmërinë e një qeverie teknike dhe jo vazhdimësinë e qeverisjes së një pseudo-PS-je, e cila ka tradhëtuar prej më shumë se dy dekadash në mënyrën më poshtëruese të mundshme idealet dhe votuesit e saj tejet syleshër e naivë, inteligjenca artificiale jep shpjegime edhe më të detajuara se ato dy palo reshta që postoi i nerumi dhe i parumi nasrudin bej pejkameri, heroi legjendar i forumit.

      Për momentin gjendem ke ish-mensa kineze Tajvani, dhe po pres t’më servirin kafen e mëngjesit, por çuditërisht (ar)miku im nuk po duket gjëkundi. Intelektual hesapi, shahist, kushedi ndoshta ka shkuar në “Hajvana” të pijë një puro të madhe sa hallati i Hoxhës ulur ngjitur me bustin e Kastros…

      Okay, kaq sa për hapje oreksi, këtu më poshtë vijon shpjegimi.

      ***

      Një qeveri teknokrate është ndonjëherë e nevojshme kur një vend gjendet në një situatë ku ekspertiza teknike, stabiliteti dhe zgjidhja e shpejtë e problemeve janë më të rëndësishme sesa rivaliteti politik midis partive.

      Kjo ndodh zakonisht gjatë krizave qeveritare, emergjencave fiskale, bllokimeve institucionale, ose kur përballen detyra reformash tejet komplekse. Në situata të tilla, një qeveri e përbërë nga ekspertë — të cilët nuk veprojnë kryesisht si politikanë partiakë — mund të ndihmojë në rikthimin e besimit dhe në sigurimin që shteti të mbetet funksional.

      Kur mund të bëhet e nevojshme?

      Një qeveri teknokrate diskutohet shpesh kur:

      – Asnjë krah politik nuk arrin të sigurojë një shumicë të qëndrueshme dhe negociatat për koalicion dështojnë.

      – Financat publike ndodhen nën presion të madh, si për shembull gjatë një krize borxhi ose kur ekziston rreziku i falimentimit shtetëror.

      – Kërkohen vendime të shpejta, të bazuara në fakte — vendime që do të ishin të vështira për t’u zbatuar në atmosferën e tensionuar të një cikli të zakonshëm zgjedhor.

      – Besimi te partitë politike dhe te parlamenti është dëmtuar rëndë, duke e bërë të domosdoshme një zgjidhje neutrale dhe të përkohshme.

      – Kërkohen reforma të mëdha qëndrojnë mbi një nivel të lartë njohurish të specializuara — për shembull, në fusha si pensionet, rregullimi bankar, energjia ose administrata publike.

      Pse mund të jetë e dobishme?

      Arsyeja kryesore është se qeveritë teknokrate shpesh shërbejnë si një masë emergjence. Avantazhi i tyre qëndron në aftësinë për t’i dhënë përparësi ekspertizës dhe zgjidhjes së problemeve, në vend të negociatave taktike partiake. Kjo mund të jetë veçanërisht e dobishme kur konfliktet politike janë bërë aq të thella, saqë procesi standard i formimit të qeverisë nuk është më i zbatueshëm.

      Për më tepër, një qeveri e tillë mund të ndihmojë në stabilizimin e besimit mes tregjeve financiare, shërbimit civil ose partnerëve ndërkombëtarë, në rastet kur një vend shihet si i paparashikueshëm. Në kohë krize, ajo që ka rëndësi nuk është vetëm se kush është në pushtet, por nëse vendi mund të qeveriset në mënyrë efektive.

      Kufizimet dhe rreziqet

      Megjithatë, një qeveri teknokrate nuk është zëvendësuese e demokracisë.

      Ajo ka disa dobësi:

      – Mund t’i mungojë legjitimiteti politik, pasi nuk buron nga një mandat i qartë zgjedhor.

      – Ekspertët nuk marrin domosdoshmërisht vendime të mira politike; shumë çështje përfshijnë pyetje mbi vlerat dhe interesat ndeshëse, në vend që të jenë thjesht teknike.

      – Ekziston rreziku që vendime të rëndësishme të paraqiten sikur “nuk kanë alternativë tjetër”, ndonëse në realitet ato kërkojnë shqyrtim dhe debat politik. Qeveritë teknokratike shpesh janë thjesht zgjidhje të përkohshme; në afatgjatë, përgjegjësia duhet t’u takojë forcave politike të zgjedhura.

      Shkurtimisht:

      Një qeveri teknokratike është ndonjëherë e nevojshme kur bllokadat politike ose krizat janë aq të rënda, saqë një administratë kalimtare — e përbërë nga ekspertë — ofron të vetmen rrugë realiste për ta mbajtur shtetin funksional.

      Ajo është veçanërisht e dobishme kur fokusi është te stabilizimi, besueshmëria dhe njohuritë e specializuara. Njëkohësisht, ajo duhet parë gjithmonë si një përjashtim i përkohshëm, e jo si një model standard për demokracinë.

      ***

      Dallimet midis një qeverie teknokratike, një qeverie ekspertësh dhe një qeverie kalimtare.

      1. Qeveria Teknokratike
      – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – –
      Një qeveri teknokratike është ajo që mbështetet kryesisht në ekspertizë dhe kompetencë administrative. Parimi i saj udhëheqës është të marrë vendime politike jo kryesisht të bazuara në platformat partiake ose konfliktet ideologjike, por më tepër në atë që konsiderohet më e shëndoshë profesionalisht.

      Në mënyrë tipike, qeveri të tilla vendosen në kohë krize, për shembull, kur ekziston një pengesë e perceptuar për politikën partiake. Termi përdoret gjithashtu shpesh kur një kryeministër ose kabinet emërohet zyrtarisht politikisht, por përbëhet kryesisht nga individë me ekspertizë teknike ose ekonomike.

      2. Qeveria Eksperte
      – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – –
      Një qeveri eksperte është shumë e ngjashme me një qeveri teknokratike, por fokusi është më fort në faktin se ekspertët, në vend të politikanëve tradicionalë të karrierës, formojnë qeverinë. Termi kështu përshkruan kryesisht përbërjen e qeverisë.

      Në praktikë, termat shpesh përdoren në mënyrë të ndërsjellë. Në përgjithësi:

      Teknokratike thekson parimin qeverisës: politikën e bazuar në ekspertizë dhe efikasitet.

      Qeveria eksperte thekson përzgjedhjen e personelit: ekspertët në vend të politikanëve të partisë.

      3. Qeveria Tranzitore
      – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – –
      Një qeveri tranzitore ndryshon më ndjeshëm nga dy termat e tjerë. Fokusi kryesor këtu nuk është nëse qeveria përbëhet nga ekspertë apo politikanë, por më tepër në faktin se ajo është në detyrë vetëm përkohësisht.

      Mandati i saj zakonisht është të udhëheqë vendin përmes një tranzicioni politik, për shembull:

      – pas dorëheqjes së një qeverie,
      – pas përmbysjes së një regjimi,
      – para zgjedhjeve të reja,
      – gjatë një reforme kushtetuese,
      – ose gjatë një periudhe transferimi të pushtetit.

      Një qeveri kalimtare mund të jetë teknokratike, por nuk është e thënë të jetë. Ajo gjithashtu mund të përbëhet nga figura kompromisi parti-politike.

      Pika kyçe:

      Teknokratike = qeveris sipas logjikës dhe ekspertizës teknike

      Qeveri eksperte = qeveri ekspertësh

      Qeveri kalimtare = qeveri për një kohë të kufizuar gjatë një faze kalimtare

      Shembull i thjeshtë:

      Imagjinoni një vend në një krizë të rëndë financiare:

      Një qeveri teknokratike do të vepronte kryesisht bazuar në ekspertizën ekonomike dhe mund të zbatonte masa jopopullore, por teknikisht të shëndosha.

      Një qeveri eksperte do të përbëhej nga ekonomistë, administratorë dhe juristë.

      Një qeveri kalimtare mund ta udhëheqë vendin vetëm deri në zgjedhje të reja, pavarësisht nëse anëtarët e saj janë ekspertë apo politikanë.

      Reply
  • S.Kodra says:
    October 22, 2026 at 11:17 am

    Pse lodhesh kot o Thano?
    Nuk i di PS gjithë variantet që ja mundëson Kushtetuta?!

    Reply
  • Maksi says:
    October 22, 2026 at 1:12 pm

    Nese nuk zbatojme Kushtetuten kemi per te qenë gjithe jeten ajo qe thone serbët për ne: NUK JEMI SHTETFORMUES

    Le të na vij inat sa të doj po KANË TË DREJTË

    Për bythën e dy tre individve vuan nje popull i tërë.

    Të na vij turp nga vetja që kanë dalë fëmijët për ne

    Rrihen e dhunohen nga bastardi i Surelit se ne prinderit dhe gjysherit e tyre jemi të gjith BURRECA

    Reply
    • Rn'S Bn'L says:
      October 23, 2026 at 6:52 am

      Ke plotësisht të drejtë Makso. Brezi para studentëve të sotëm ishte brez spurdhjakësh, brez frikacakësh, brez kokëtundurish, brez spiunësh. Këtë brez e bëri zap dobiçi i bimbashit, të cilin edhe “i jati” (di gjë ti kush ishte?) e kishte bërë lanet.

      Qysh nga dita që doli nga udha e zotit dhe e deklaroi Shqipërinë si vendi i vetëm ateist në botë, ky njeri duhej bojkotuar, nuk duhej përkrahur, nuk duhej votuar në masën mbi 99%. Gjendja e sotme politike dhe mungesa e shtetit të së drejtës ligjore janë pasojat e së djeshmes.

      Aq keq e indoktrinoi dhe e futi në hasmëri përmes presionit, dhunës, intrigës dhe spiunllëkut këtë popull, sa që do duhen vite të tjera derisa gjërat të vihen gradualidht në rregull.

      Të njëjtat metoda represive po përdor dhe i biri i Kristaqit, nipi i Spiro Kolekës, të dy anëtarë të byrosë politike të PPSH-së, buçja e përdalë e PS-së.

      Personalisht testin këtij brezi qullacësh ja kam bërë më 6 shkurt 1990, ditën që ishte parashikuar të organizohej ke shsteivani përballë pallatit të kulturës protesta e heshtur e rinisë pas trazirave në vendet e bllokut të lindjes, shembjes së murrit të Berlinit dhe gjakderdhjes në Timoshuara. Edhe pse pothuajse në çdo lagje ishte përhapur lajmi për protestë pasdite, vetëm një grusht çunakësh morrën guximin e dolën në shesh. Mes tyre asnjë student dhe asnjë qytetar mbi moshën 30 vjeç e lart. Kjo dëshmon atë që the më lart se shqiptarët janë burreca. Shiko protestat. Atyre u kanë dalë ballë femrat studente. Trimneshat. Burracakët fshihen prapa gishtit. Janë çupëlinat ato që po e sfidojnë këtë palo shtet, që i gjunjëzohet “njëshit” (kulti i individit) dhe nuk ka forcë institucionale.

      Turp për “trimat” e gjirizit.

      Turp për ata burrecër që e mbajnë veten gjoja për cuba dhe vriten me njëri-tjetrin për motive të dobta. Për një rrip uji, për një shtyrje gardhi apo më keq akoma, thjesht për thënien “pse m’shef”. Hapu dhé!

      Reply
  • Nove says:
    October 22, 2026 at 1:24 pm

    Tani qe fal edhe gazetave si Dita i ka dal boja teatrit me gogol.kane nisur nje avaz tjeter sumflaqexhinjt e kumandar potures. Qe ok, hajdut esht kumandari po vetem ai i mund kto protestusit.
    Aaa pikaaaa, pika mu m byth
    A jeni idiota a jeni t paguar nje zot e di

    Respekte Dita

    Reply
  • Emigranti says:
    October 22, 2026 at 1:29 pm

    Pse nuk degjon motren e vet Meloni ky arixhiu i Shurrelit?
    E ka pare si flet ajo per protestat?
    Me sa përulësi dhe dhimbshuri per rininë?
    Yyyyt cop muti
    Burrë legen
    Rref kalamajt
    Zagar

    Reply
  • Vjosa says:
    October 22, 2026 at 1:59 pm

    I dinë ata o Adrian i dinë
    Por janë të mallkuar
    Që i vraftë Zoti
    Mos u ngopshin
    Katundarë janë
    Se katundar nuk është ai që nuk ka të haj. Është ai që nuk ka të ngopur

    Reply
  • Dhjetor 90 says:
    October 22, 2026 at 3:15 pm

    Berisha ka dal sot dhe ka then: Protestat po i bej une
    Te njejten thot dhe Rama
    Teatri vazhdon…

    Reply
  • Socialisti says:
    October 22, 2026 at 4:32 pm

    O ed trimi me poture
    Mos i shtrengo shume ata se do ta hash
    Dgjo mua
    E provuan me lule nuk dgjove
    Po e provojn me gur u ke ndërsy qent
    Plani C do jet i keq fare
    Do thuash isha mir kur isha keq

    Reply
  • 2@ says:
    October 22, 2026 at 4:35 pm

    x

    Reply
  • T says:
    October 22, 2026 at 7:51 pm

    Mire narko-fashist, por tani prit kur te behet dhe me milici muhabeti, se helbete ata qe e ndihmuan kane te drejte te kerkojne ca te duan. S’keni pare gje akoma, tha. Kush e njeh pak hisorine e Kolumbise, e di se ketu do vije dite qe s’do dihet me kush eshte viktima e kush eshte vrasesi. Avangarde si gjithmone jemi

    Reply
  • Fjalë me vend says:
    October 22, 2026 at 10:00 pm

    Thano, gjërat janë bërë një lëmsh i madh me shumë fije vëlla. Këdo fill të zesh, lëmshi nuk ftillohet.
    Fijet e interesave manovrojnë e bashkëveprojnë nën tapet. Ne shohim sipërfaqet e gjërave. Gjithçka është një lojë, një dramë, një tragji-komedi. Mjerë kush beson vërtet se gjërat do ndryshojnë për mirë nëse ikën Rama.
    Ti je i mençur dhe me përvojë, atëhere thjesht edhe ne duhet të luajmë në këtë anarshi?! Se anarshi është, ne nuk kemi ndërtuar shtet serioz kurrë, dhe skepticizmi na prin përpara në këtë fushë.
    Thellë thellë as politikanët nuk kanë faj fare!

    Isha ca ditë në një zonë rurale të juglindjes që mbahet si më të civilizuara.
    E di si thoshte një 70 vjeçar?
    Unë jam i djathtë, përherë votoj familjarisht Sali Berishën, se Edi Rama ka shumë pordhë!

    Po ku dallon e djathta me të majtën? , e pyeta.
    Ika, tha, se po vjen shiu nga jugu, tha duke treguar retë që vinin nga veriperëndimi.

    Kështu që, si thotë Konica, shqiptarët janë të bashkuar me njëri tjetrin vetëm në valle.

    Reply
  • Dudumi says:
    October 23, 2026 at 6:01 am

    O Ed Romi me poture
    Pse I shton vetes kusure?
    Zgjidhja? S’ka asgjë të keqe
    Që të japësh doreheqje

    Doreheqje me lezet
    Se ke lindur në qytet 😀
    Ti me llafet që lidh shuk
    Do gjesh punë në fejsbuk

    Ndjehesh keq o Ed betoni
    Kur heq duart nga timoni.
    Nga problemet që në kemi
    Ti tani je gjithë problemi

    Reply
    • As shahist, ss poet... says:
      October 23, 2026 at 9:53 am

      Ed romi emrin ma thonë,
      nga timoni dorë jo nuk heq,
      lindur jam bash në Tironë,
      se Breks’kisha vjen për dreq !

      Kusuré boll mbaj mbi supe,
      problemé pa fund ju nxjerr,
      njeri sot nuk ka pa huqe,
      më shkoi jeta fut e bjer !

      Fut e bjer sa t’më hajë dora,
      aty ku gjaku u derdh lumë,
      në bulevard cubat i nxorra,
      Si Breks’kisha nuk jam unë !

      Me lezet dhe me dajak,
      do e shtyj edhe ca vite,
      froni im merret me hak,
      jo me gura, jo me thirrje !

      Kush pushtetin e do sot,
      le të dalë n’fush t’mejdanit,
      timonin s’e l’shoj pa vot’,
      nuk ja fal fronin shejtanit !

      Reply
    • As shahist, as poet... (*) says:
      October 23, 2026 at 9:55 am

      Ed romi emrin ma thonë,
      lindur jam bash në Tironë,
      nga timoni dorë jo nuk heq,
      se Breks’kisha vjen për dreq !

      Kusuré boll mbaj mbi supe,
      problemé pa fund ju nxjerr,
      njeri sot nuk ka pa huqe,
      më shkoi jeta fut e bjer !

      Fut e bjer sa t’më hajë dora,
      aty ku gjaku u derdh lumë,
      në bulevard cubat i nxorra,
      Si Breks’kisha nuk jam unë !

      Me lezet dhe me dajak,
      do e shtyj edhe ca vite,
      froni im merret me hak,
      jo me gura, jo me thirrje !

      Kush pushtetin e do sot,
      le të dalë n’fush t’mejdanit,
      timonin s’e l’shoj pa vot’,
      nuk ja fal fronin shejtanit !

      Reply
  • Mara emigrante ne Itali says:
    October 24, 2026 at 7:31 am

    O berishist . O keriminele , o antishqiptar nguliteni ne koke nuk e lejojme ne socialistet qe Rama te japi dorheqie .I dham 83 mandate per te çuar Shqiperine perpara .Ju ju trembin keto ndryshime , nuk keni per te ardhur kurrrreee ne pushtet .Hani sa te doni por na vjen keq qe nuk ju a realizojme dot kete eufori te madhe .Po te jete nevoja edhe ne dime si te veprojme

    Reply
    • Vullnet Lleshi says:
      October 24, 2026 at 6:01 pm

      Dhe si do veproç ti moj mara emigrante në shish tufinë? Do ngreç shalët në tavan e do këndoç atë këngën e famshme:

      Moj Partia histerike,
      udhëshqepës të madh ke,
      Edver Hogjën sygëlldoq,
      Trimin e (m)aleve. 😩👎🤮

      Hahaha torollake, nuk do e lejosh ti copë babfg. që Rama të japë dorëheqje. Po ju tek Ramës të ikë, nga dëshira apo nga lodhja kjo pak rëndësi ka, e bën qysh nesër e s’e pjerdh elektoratin fare, kurse sa për ty personalisht as të hedh qurret se ka hall se mos ja lëpin siç i lëpin sumatriçen sa herë të del rastësisht përballë. Hajde marsh të Laç dyshemenë e çetës rrozgë, tyryfyle!

      Reply
  • demo says:
    October 24, 2026 at 10:09 am

    Socialistet kane marre edhe me shume se 83 mandate,por kryetari me mendesi Perendimore i socialisteve Evropiane,Fatos Nano dha dy here doreheqje(ne favor te Pandeli Majkos dhe Ilir Metes).I vetmi gabim qe beri ishte se mori nje zhgarravine nenurash me vathe e me zyle dhe ja vuri socialisteve si muti mbi Torte.Ky nuk eshte as Balkanik,eshte xhungel Afrikan ne tru,
    Mansa Amin,Afganistan,Taliban.Nje nga shakate e rrezikshme te Fatos Nanos,,E psoi si NJERIU QE PA VDEKJEN ME SY,,te Viktor Eftimiut.

    Reply
  • Ben says:
    November 7, 2026 at 8:44 pm

    Analize e pasakte, por fare, fare. Cfare ndodh nese rruges si pelqen kryeministri i ri? Tē zgjedhim nje tjeter?! Kjo eshte Anarki! Ku eshte Respekti per votuesit e maxhorances? Ky ngerc zgjdhet vetem me dialog, dhe me vote.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet
  • “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  • Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?
  • Balla: Reforma Zgjedhore miratohet deri më 30 nëntor, nuk pranojmë shtyrje afati
  • Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen

Komentet e Fundit

  1. Oldman on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  2. Ervin on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  3. Ervin on Dosja “Albanian Files”, sprova e re për drejtësinë
  4. Ervin on Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  5. info analitike on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Ka mbetur një grup i vogël i dhunshëm, janë si tenxhere

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?