Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Asfaltohet Rruga “Muzakët në Njësinë 9, Veliaj: “Banorët të aplikojnë te Fondi i Komuniteteve për të rinovuar pallatet”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Metropol > Asfaltohet Rruga “Muzakët në Njësinë 9, Veliaj: “Banorët të aplikojnë te Fondi i Komuniteteve për të rinovuar pallatet”
Metropol

Asfaltohet Rruga “Muzakët në Njësinë 9, Veliaj: “Banorët të aplikojnë te Fondi i Komuniteteve për të rinovuar pallatet”

Published: October 1, 2023
Shpërndaje

Rruga “Muzakët” në Njësinë 9 u asfaltua nga Bashkia e Tiranës, e cila gjithashtu po kryen edhe punimet në sistemin e kanalizimeve të ujërave të bardha. Gjatë një inspektimi, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se, pas përfundimit të punimeve në arteriet e mëdha të Tiranës, tani po i kushtohet vëmendje urbanizimit në rrugët dhe rrugicat nëpër lagje.

“Në Njësinë 9 kemi bërë shumë punë, duke nisur nga shkollat e reja “Kristo Frashëri”, “Vaçe Zela” e “Qazim Turdiu”, kopshti, këndi i lodrave: E kemi nxjerrë lagjen në dritë! Sfida jonë tani është në çdo lagje, xhepat dhe rrugicat si këto. Pas akseve kryesore e rrugëve dytësore, tani duhet të sistemojmë zonat periferike që lidhen me Tiranën, si lagjja Rilindja, Fresku, Liqeni i Thatë dhe sidomos xhepat e pallateve, ku njerëzit kalojnë shumicën e kohës. Një fëmijë kalon më shumë kohë te ky asfalti që po shtrojmë, se sa te Sheshi Skënderbej. Duhet të punojmë me të njëjtën cilësi kudo,” u shpreh Veliaj.

Ai u kërkoi edhe subjekteve private të bashkëpunojnë, në mënyrë që infrastruktura të shtrihet e njëjtë kudo. “Kemi dy zgjidhje: Ose të pranojmë urbanizimin, si e gjithë Tirana, ose do të shohim letrat e tokës, kush e ka bërë njohjen e pronësisë. Nuk po kthehemi te Shaban Memia, as te Saliu, as te Luli, fare, por bashkëpuno! Nëse ne asfaltojmë, do asfaltosh edhe ti. Nëse ne ndërtojmë një shkollë me arkitektin më të mirë të Milanos, ti nuk mund të vësh kunja te lavazhi. Edhe parkingu privat do pranojë të asfaltohet, ose do e shpronësojmë. Në fund fiton vetëm qyteti. Dua shumë që ta ngremë standardin”, tha Veliaj.

- Publicitet -

Sa i përket pallateve të vjetra, ai ftoi banorët të bashkëpunojnë me bashkinë dhe të aplikojnë për Fondin e Komunitetit, për të rinovuar fasadat dhe për t’i pajisur me sistemin kapot.

“Për banorët, Fondi i Komunitetit është shumë i qartë: Kush është indivalid, kush është me ndihmë ekonomike, kush është grua e ve apo prind i vetëm, kush është pensionist, shumën e paguan bashkia! Por, është gjynah që bëhet gjithë ky investim dhe ne kemi ende kavo, që kacavirren mbi pallate. Të bëjmë një veshje me kapot, futen të gjitha kavot në kanalina dhe rritet edhe vlera e pronës. Bashkia ka investimin horizontal, kurse investimin vertikal do ta bëjmë bashkë: pra, 50% të shumës bashkia, plus pjesën për të pamundurit. Me këtë investim kemi parë pallate që u është rritur vlera e pronës 50%, kurse banorëve iu është ulur 50% fatura e dritave. Është gjynah që të mbarojmë pjesën këtu dhe pallati të rrijë si vjetërsirë. Na duhet bashkëpunim edhe me komunitetin, edhe me privatin, që kur të largohen makineritë nga kjo lagje, njerëzit të thonë: ‘Bravo u qoftë, e bënë çdo gjë si duhet’”, shtoi Veliaj.

Ky segment rrugor i shërben një komuniteti prej 3200 banorësh.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri
  • Deklarata e Wizz Air mbi Marrëveshjen për Reformën e të Drejtave të Pasagjerëve Ajrorë në BE

Komentet e Fundit

  1. !!? on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. xxx on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  3. nastradini on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  4. Toni on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Muzo on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?