Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRAT: “Sky ECC” zbardh vrasjet e bujshme, disa të arrestuar, të tjerë në kërkim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > EMRAT: “Sky ECC” zbardh vrasjet e bujshme, disa të arrestuar, të tjerë në kërkim
KronikeLajmi i fundit

EMRAT: “Sky ECC” zbardh vrasjet e bujshme, disa të arrestuar, të tjerë në kërkim

Published: May 18, 2024
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme lëshoi ditën e djeshme rreth 50 urdhër arreste për kapjen e disa personave të botës së krimit pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin “Sky ECC”.

Me urdhër të SPAK, forcat RENEA dhe FNSH zhvilluan një nga aksionet më të mëdha në disa qytete dhe zonat e tyre përreth. Kontrollet u shtrinë në disa qytete dhe zona si, Tiranë, Vlorë, Lezhë, Fushë-Krujë, Nikël, Kurbin etj.

Urdhër arreste u lëshuan edhe për vëllezërit, Astrit dhe Altin Avdylaj dhe Durim e Valter Bami. Dy të fundit dyshohet se ndodhen në Dubai, ndërsa janë ushtruar kontrolle në banesat e tyre në Nikël.

- Publicitet -

Kontrollet janë shtrirë edhe në zonën e Freskut në Tiranë, konkretisht në banesat e vëllezërve Duka, Erlis dhe Leonard Duka, të njohur si armiqtë e Ervis Martinaj, ish-bosi i lojërave të fatit i cili konsiderohet i zhdukur që nga data 8 gusht e vitit 2022. Mes listës së urdhër arresteve është edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka, i cili është shpallur në kërkim.

Po ashtu Prokuroria e Posaçme ka lëshuar dje urdhër arreste për 3 efektivët e Policisë së Shtetit në kuadër të operacionit të sotëm. Bashkë me Erigert Mitrin, i cili më herët ka mbajtur pozicionin si drejtues i Policisë Lezhë dhe Klodian Jasharin, është edhe emri i Altin Morinës, ish-efektiv i RENEA-s. SPAK mësohet se ka lëshuar urdhër arrest edhe për Lulzim Berishën, i njohur ndryshe edhe si Lul Berisha.

Urdhër arreste janë lëshuar për:

1-Leonard Duka arrestuar në Belgjikë pret ekstradimin për vrasjen e Santiago Malkos,

2-Erlis Duka në kërkim ende për vrasjen e Santiago Malkos,

3-Fatmir Hyseni alias Doçja në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos dhe atentatin ndaj Inez Hajrullës,

4-Arben Ndoka në kërkim ish-deputet ndodhet në Dubai prej më shumë se një viti më parë, i përmendur në dosjen “Metamorfoza”,

5-Xhevi Ndoka vëllai i Arben Ndokës arrestuar më herët për pronat komunikuar masa në burg,

6- Samuel Ndoka nipi i Arben Ndokës,

7- Armando Ndreca vëllai i deputetit Eduard Ndreca i arrestuar para disa javësh për kultivim droge në një stan në Lezhë, por brenda dy ditëve u la i lirë nga Gjykata,

8-Elvis Ndreca djali xhaxhait të deputetit Eduard Ndreca,

9- Astrit Avdylaj në kërkim, për sigurim kushtesh për të kryer vrasje,

10-Aldo Avdylaj nipi i Astritit, sigurim kushtesh për të kryer vrasje,

11-Albert Zaja arrestuar në 2021 për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, komunikuar masa në burg,

12- Durim Bami në kërkim i strehuar në Dubai, sigurim kushtesh për të vrarë Marklen Hakën,

13-Naim Stafuka siguroi kushte për të vrarë Marklen Hakën,

14-Marklen Haka disa herë i lakuar si i përfshirë në ngjarje kriminale,

15-Santilo Basho i skeduar më herët, vëllai i Tesi Bashos i skeduar gjithashtu dhe i arratisur nga burgu, masa i është komunikuar në burg,

16-Plaurent Dervishaj kunati i Lul Berishës, në kërkim si pjesë e bandës së Durrësit, gjykohet për vrasjet e 2005 ndaj Vajdin Lames e Klodian Saliut,

17-Lulzim Berisha i arrestuar në Spanjë pjesë e grupit të Durrësit, akuzuar për vrasjet Vajdin Lames e Klodian Saliut, gjykohet në mungesë,

18-Viktor Imeri në burg për vrasjen e Klodian Saliut e Vajdin Lames, iu komunikua masa në burg,

19- Endrit Dokle ish-anëtar i bandës së Durrësit,

20- Ervis Doçi njohur si “Visi i Pojës”,

21-Denis Meta kapet në Spanjë,

22-Arjan Tuku kapet në Itali,

23-Mir Bruli kushëri i Pëllumb Gjokës, biznesmen i njohur në Velipojë,

24- Henrigert Mitri, ish-drejtues i Policisë Lezhë,

25-Klodian Shahini ish-punonjës policie kufitare,

26-Altin Morina ish-efektiv i RENEA-s, arrestuar rreth dy vite më parë me 113 mijë euro në makinë, i liruar nga qelia.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • altin isufi says:
    May 18, 2024 at 9:57 am

    KUSH ESHTE ARRESTUAR NGA KETA? Apo te gjithe ne kerkim.Ata ne kerkim kane qene gjate gjithe kohes, por jo nga shteti por nga njeri tjetri

    Reply
    • Arben says:
      May 18, 2024 at 11:26 am

      edhe akuzat, i perfolur per pjesmarrje ne krim.

      show per gazetat.

      Reply
  • Ethem Lalaj says:
    May 18, 2024 at 10:04 am

    VO:
    • SHOW I MADH:
    -Shumica e këtyre kriminelve jan arrestuar edhe më parë & i kan xjerr nga burgu GJYKATAT E SALIUT 92.Kështu,SPAK arreston dhe GJKKO i nxjer nga burgu si psh:
    •Dhëndrri Sb Malltezi me 25 pasuri,€,$,l..në ofshore dhe spo i sekuestrohet pasuria përfundimisht,duke u lën në shtëpi me Argitën nga Gjyqtarja Olldashi me konflikt interesi.Ndonse SPAKA e kundërshtoi..GJKKO nuk e preferoi..!
    • Ndaj ka mundësi të nxirret edhe nga arresti shtëpiak me gjithë pasurinë përrallore..!
    -Po kështu,80 % e magjistratëve u kapën nga VETINGU PËR KORRUPSION & asnjërit nuk i është SEKUEDTRUAR PASURIA,Kur mbi 35 prej tyre jan denoncuar në SPAK nga SEKTORI DEKLARIMIT PASURIVE..që deri tanimë ka kën edhe ky sektor në KOMA..!!
    -SPAK+GJKKO të merret me VIPAT POLITIK QË NGA 1992…dhe jo për SHOW ME CIRONKA..kompetencë e gjykatave fundore..!
    -Pa u eleminuar nga politika NON GRATA I FOLTIRES,LIKE/FLORIRI me 27 pasuri deri në Angli. ..,LULI 7×7=42 i Rr.Kombit,21 janarit 2011,Lobimet Ruse,etj.
    -Dosja(vidjo) e 21 janarit po mbahet në SIRTAR,Ndonse ka imponuar GJ.Ndërkombëtare në HAGË..!
    — Dosja e GËRDECIT ka 18 vite që drejtësia TALLET ME FAMILJET E 26 VOKTIMAVE nga HUROSHIMA QË KRIJOI SB ME VKM..& F.MEDIU ME VENDIME MINISTRI..që akoma nuk i është hequr IMUNITETI DEPUTETIT..dhe ndaj po tallet me SPAK..!
    -Saliani (babale) 5 vite i dënuar nga GJ.Faktit dhe Sb e emron Kryetar Komisioni duke u tallur me SPAK,GJKKO(në fakt SHBA që e monitoron),MAXHORANËCËN..se vëllai Salianit është në KQZ I PS.
    •Nepotuzmi nuk ka BRIRË DASHI..!!

    Reply
  • pushtet (Ko)Doshesh says:
    May 18, 2024 at 10:06 am

    Ja dhe malok Arben Ndoka qe qenka ne DUBAI – Kete soj analfabetesh solli Rilindja e Rames ne salle ne Parlamentit si Ligjvenes me ca tjere si Frroket, Prengat, Doshet e kodoshe tjere cuba me precedent penale .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë
  • Amendamenti i kongresmenit amerikan: SHBA të hetojë lidhjet e qeverisë shqiptare me drogën
  • Rama sulmon sërish protestuesit: Janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët
  • Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. TIRANA on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?