Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Askush nuk është mbi ligjin”, organizatat e shoqërisë civile, letër Kuvendit: Shqyrtoni kërkesën e SPAK për Ballukun
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Askush nuk është mbi ligjin”, organizatat e shoqërisë civile, letër Kuvendit: Shqyrtoni kërkesën e SPAK për Ballukun
Lajmi i funditopinion

“Askush nuk është mbi ligjin”, organizatat e shoqërisë civile, letër Kuvendit: Shqyrtoni kërkesën e SPAK për Ballukun

Published: February 10, 2026
Shpërndaje

Disa organizata të shoqërisë civile i dërguan të martën një kërkesë publike kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi dhe deputetëve anëtarë të Këshillit për Mandatet, Rregulloren dhe Imunitetin që të shqyrtojnë “pa vonesa apo ndërhyrje politike” kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Mbledhja e menjëhershme e Këshillit konsiderohet nga organizatat respektim i plotë i parimit se “askush nuk është mbi ligjin” dhe garanton “funksionimin normal, transparent dhe të paanshëm të procedurave parlamentare”. Apeli i shoqërisë civile vjen pas paralajmërimit të Kryeministrit Edi Rama se Kuvendi do të fuste në ‘kalendat greke’ çështjen e imunitetit të Ballukut.

Organizatat nënshkruese ‘Drejtësi Sociale’, ‘Qëndresa Qytetare’, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, SCiDEV, ‘Tek Bunkeri’, Qendra ‘Hana’ dhe ‘Qyteti Im’ theksojnë se me anë të apelit publik për Kuvendin bazohen në rolin e tyre “për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe interesit publik” dhe bazohet në Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, që kanë rregulluar çështjen me procedurë dhe afate dhe jo “si jo si hapësirë për debat politik mbi çështje penale në themel”.

- Publicitet -

Në këtë kontekts organizatat ngrenë shqetësimin për rrezikimin e këtyre procedurave kushtetuese dhe kthimin e tyre në objekt zvarritjeje, relativizimi ose instrumentalizimi politik.

“Çdo vonesë e pajustifikuar procedurale, çdo devijim nga procedura e përcaktuar në Kushtetutë dhe në Rregulloren e Kuvendit, si dhe çdo instrumentalizim politik i një kërkese penale, rrezikon të cenojë parimin e barazisë para ligjit, detyrimin kushtetues për garantimin e shtetit të së drejtës dhe besimin e publikut në funksionimin e institucioneve demokratike”- ”- thuhet në letrën publike.

Mazhoranca socialiste po mban të bllokuar shqyrtimin e kërkesës së SPAK që prej dhjetorit si fillim me justifikimin për t’u lënë kohë anëtarëve të Këshillit të njihen me dosjen voluminoze dhe më pas me pritjen e vendimin të Gjykatës Kushtetuese për një çështje tjetër.

Por për organizatat e shoqërisë civile Kuvendi nuk mund të trajtojë procedurat kushtetuese si ‘zgjedhje politike”.

“Mandati përfaqësues nuk mund të përdoret për të krijuar pengesa procedurale apo perceptim mbrojtjeje ndaj askujt që përballet me drejtësinë. Transparenca, llogaridhënia dhe respektimi i rregullave procedurale janë themeli i besimit publik në institucionet demokratike”- theksohet në qëndrimin e tyre.

Balluku është rasti i parë kur një zyrtare kaq e lartë e qeverisë merret e pandehur nga SPAK me akuza për shkelje të barazisë në tendera me vlerë qindra milionë euro dhe vijon të qëndrojë në detyrë, ndërkohë që kryeministri ka marrë përsipër mbrojtjen e saj juridike dhe publike.

Kryetari i Kuvendit ka refuzuar të thërrasë mbledhjen dhe pas kërkesave të anëtarëve të opozitës në Këshill, ndërkohë që shtyrja përtej 3 muajve e shqyrtimit të kërkesës së SPAK mund të çojë në rrëzimin automatik të saj, sipas parashikimeve të Rregullores së Kuvendit. (BIRN)

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
36 Comments
  • chp says:
    February 10, 2026 at 4:57 pm

    Asgje nuk ndryshon nga menxyra e prishjes se qeverise stabilitetit ne 4 dhjetor 1991 nga Kulcedra e Viqidolit qe mbeshtetej per turpin e tyre jo vetem ca dipllomate “anglo amerikane” te semure psiqikisht me sidromin komunistngrenes te Macartizmit por dhe nga shoqeri civile te tilla..
    Nuk kam asnje problem per denimin maksimal te treshes Rama-Veliaj-Balluku…por nese Usaliu i Marikes me dinastine e tij kriminale eshte jashte burgut me keqardhje mund te themi se per periudhen 1992-2026 mund ta quajme RREZILI ANGLO-AMERIKAN PER SHQIPERINE NGA USALIU I TYRE.. ndryshe nga RREZIKU I XHAXHIT libri me siper po shkruhet nga dipllomacia euro-atllantike…Nje poshtrim i tille nga miqte eshte shume here me i keq se nje pushtim nga armiqte..
    .BACA LATIF U KRY !

    Reply
  • Haka Tekizoti says:
    February 10, 2026 at 4:58 pm

    Ja një rast për të justifikuar paratë që u jepen. Tani mësuam që paskemi shoqëri që qenka civile dhe që paskan edhe emra të bukur.

    Reply
  • Keta jemi ky eshte niveli says:
    February 10, 2026 at 6:15 pm

    Eshte dhjere qe ne 92 – shin ai vend………..

    Reply
  • Jimi says:
    February 10, 2026 at 6:26 pm

    Organizata fantazem qe aktivizohen vetem kur ka nevoje Nuri beu !

    Reply
  • Kosovari says:
    February 10, 2026 at 6:41 pm

    BASHKE U BENE QELBESIRAT
    SALEN E RREZUAN
    I GRABITEN FRONIN
    VESET JA KOPJUAN

    PENG I DY VAMPIREVE
    MBETI SHQIPERIA
    NE PALCE VAJTUR THIKA
    FLE MILET MAVRIA

    HASMI SI PUNOI
    NDER SHEKUJ VATANIT
    SA CPO I PUNOJNE
    BINJAKET E SHEJTANIT

    KURDISUR KANE TELAT
    ME KURVE EUROPEN
    QE SHEKUJSH LUFTOI
    TE NA BEJ GROPEN

    NDER LAVDI PERJETE KOSOVE
    QE ME GJAK LIRINE FITOVE
    JE KESHTJELLA E SHQIPTARISE
    FISIN TONE E NDEROVE

    Reply
  • devolliu says:
    February 10, 2026 at 6:58 pm

    PS po shkel te drejten kushtetuse :
    Se te gjithe qytetaret e Shqiperise kane te drejta te barabarta ndaj cdo ligji !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply
  • demo says:
    February 10, 2026 at 8:12 pm

    Dergojani KE kete Leter.Dergojani zonjes Laje! Edhe Trumpit.Dergojani te gjitha Organizatave Evropiane!Do kete Efekt te menjehershem pas Ultimatumit qe i dha KE per Imunitetin e Ballukut. Peleshi eshte aty,pikerisht pse eshte pe leshi.

    Reply
  • Asd says:
    February 10, 2026 at 8:28 pm

    Shume i sakte veprimi dhe kerkesa e Organizates se Shoqerise Civile.

    Reply
  • demo says:
    February 11, 2026 at 1:02 am

    Zoti Edvin!Kancelari i Gjermanise Friedrich Merz eshte Prusian.Dmth ketij nuk i bejne asnje pershtypje zhgarravinat,brekushet,atletet dhe pozat aktoriale.Provoje njehere ti hidhesh kraheqafe si Makronit apo Melonit,apo ti lush syrin si Frau Merkelit,qe ishte kommunistischer jungenverbrand.
    Ti me kte Merzin ke rene si kryetari Kopratives Corrushit me shokun Memet. Ai shoku Memet kishte mbaruar shkollen Amerikane per Ekonomi bujqesore,ky i prralliste:Kemi mbjelle e kemi korrur kaq kv per hektare.,.-Ore leri keto lloqe Kavaje me mua.Pse ndani 60 leke per dite pune,Kete me thuaj!
    O Edvin!Kancelari Merz do te kerkoje llogari,pse nuk i hiqet imuniteti zv kryeministres Baluku me Kerkese te Prokurorise SPAK,qe ja ka prere flete arrestin?Nuk pijne uje Ndarja Pushteteve,Ndryshimet kushtetuese,Ndryshimet ne kodin penal,Afatet juridike,Imuniteti Kabinetit,,Eshte prusjan babee!Me italane,me greke,me cifute,me Harabe ben pazar Rroskoveci,jo me prusiane.

    Reply
  • Miku i madh SHaBAni says:
    February 11, 2026 at 6:22 am

    O shoqeria civile. Ligji dhe kuvendi do te beje punen e vet. Ju merrni me molotov et qe HidhnI Ne “kryengritjet qe Saliu civil” organizon per te cenuar civilizimin e qytetareve TE Tiranes.

    Reply
  • edi says:
    February 11, 2026 at 7:19 am

    Nje bravo e madhe per chp. i ke studiuar mire mesimet e partise dhe te sh. Enver dhe per kete kerkon ti ringresh nje tjeter monument . Je tek te paktet qe po i ve ne jete mesimet e dulles ne maredheniet me boten imperialiste , revizioniste dhe kapitaliste ! I shkofsh sa me shpejt prane qe dhe ai mos merzitet vetem por dhe ti mos merzitesh qe nuk po ja ngrejne monumentin .

    Reply
    • Aldrin says:
      February 12, 2026 at 2:32 pm

      Po ca rendesie kane mesimet e sh. Enver.
      Enver mavria ka vdekur qe ne 85en dhe nuk la amanet ti behej bust. Nje cope varr si gjithe shqiptaret.
      Chp e ka aftesine e nevertishme te injoranteve qe perserisin gjithnje te njejten gje.
      Po te mos ish kjo e po te mos jete ajo
      Gjerat jane ashtu sic jane.
      Berisha ka kusuret e tij mbi kete toke, po eshte PiSja qe e rehabilitoi, jo qielli, as toka, as shiu e as bresheri.
      Eshte Nano qe e ktheu ne pushtet, nuk erdhi vete Berisha perseri. E ktheu PiSja.
      Kaq te pranoje Chp, dhe e kupton qe ligjerata e tij eshte nje cope komerdare e cpuar.
      Cakalli po ben kerdine, ai vazhdon e thote :ujku

      Reply
  • Epopeja e Rilindjoteve says:
    February 11, 2026 at 10:46 am

    Askush nuk eshte mbi ligjin?
    e keni krejt gabim!
    ja, eshte Bela B-ja ne foto,
    me zerin e dredhur si cuperlin!

    gjithe kjo tollovi ne opinion,
    gjithe ky turperim me oke,
    e Bela B-ja rri ne ilegalitet,
    me plencin e turpit ne koke,

    qe te jape vete doreheqje,
    te shkoje te drejtesia vete,
    Bela B-se nuk i bejne kembet,
    se nuk e njeh fjalen – dinjitet!

    Reply
  • Socialpis i nershëm says:
    February 11, 2026 at 11:21 am

    E po ja që u dashkan dhe organizatat civile, se ndryshe kush veç tyre merr mundimin dhe i qëndis letër një palo-kuvendi, që nuk merr parasysh as të drejtën më elementare të qytetarit, për të qënë sipas kushtetutës i barabartë para ligjit.

    Reply
  • ..... says:
    February 11, 2026 at 9:44 pm

    Zoti Thano ! Mos boto shkrime anonime ne gazeten Dita se e kemi si udherryefyesen me serioze ne median shqiptare. Kush jane keto shoqeri civile, apo shoqatat e gjuetareve apo gjyqtareve apo si sindikatat e pavarura dhe konfederatat?! Keto jane proçka te njerzeve qe duke çfrytezuarlirne e fjales dhe te shprehjkes duan ta kthejne ne çthurje te saj. Mba mend nje here ka qene drejtuse e nje shoqerie civile nje BAllhauri, po te pakten kishte nje emer pavaresisht se ishte haur. Ne Shqiperi nuk egziston shoqeri civile, jane te gjitha shoqeri ushtarake pa uniforme. Ne Shqiperi s’ka sindikata, i ka marre persiper rolin e tyre partia, ne Shqiperi s’ka gjyqtar, ka borxhellinj te qytetareve, ne Shqiperi s’ka prokurore, ka njerez qe jane marre nga rruga dhe bejne prokurorin. Keshtu nuk behet shtet. Dhe s’ka per tu bere. Shoqeria civile paska bere kerkese. Kush eshte drejtuesi saj? Ku e ka seline? Kush jane komiteti drejtues dhe çfare profesione kane. Kuvendi ben mire qe ato letra ti hedhe ne koshin e plehrave. Kuvendi eshte i votuar nga populli, eshte legjitim duan apo nuk duan edhe 500 mije shqiptaret e Sali berishes, kuvendi te vazhdoje punen sipas programit qe ka marre persiper qeveria para popullit. Prokuroret e Spak me kujtuan ata dy prokuroret ne Hag jo idiota por injornat fare me ato qe shprehnin me keq se Olsi Dado apo Bani .

    Reply
    • ¿? says:
      February 12, 2026 at 12:18 am

      Ashtu eshte or ti ne Shqiperi s’ka asgje, vetem Kakerdhite si puna jote kane mbetur dhe qelbin ere

      Reply
    • Aldrin says:
      February 12, 2026 at 2:35 pm

      500 mije shqiptaret e Berishes jane popull, dhe Parlamenti e ka per detyrim ligjor te degjoje fjalen dhe kerkesat e tyre. Parlamenti shqiptar e ka detyrim ligjor te mbaje komisionet e hetimit qe ngre opozita.
      I ka refuzuar deri me sot.
      Kjo eshte vota e shkelur. E drejte Kushtetuese, jo vote e ligjeruar per te vjedhur.
      Ku na paskeni dale ju kurvat e PiSes dhe thoni qe populli ju kane votuar per te vjedhur?

      Reply
  • chp says:
    February 11, 2026 at 10:45 pm

    per komentuesin e ores 9:44 pm
    -Jam dakord me cfare po shkruan…qofte per anonimet e shoqerise,qofte dhe teprimin qe po i ben Thano krejt tubacjoneve te ujrave te zeza kunder Rames & PS..
    -Nese krahesojme krimet e Berishes si vrases+ tradhetar+megakorrupsionist me te gjithe keto qe flet Gestapo e Spakut kunder Tahirit-Veliajt-Ballukut keto te fundit jane te paperfilleshme
    -Do isha dakort qe ky sllogani
    ASKUSH NUK ESHTE MBI LIGJIN
    me cfare kam shkruar me lart dhe cfare ka bere Vampi i Viqidolit duhet te themi
    ASKUSH NUK ESHTE MBI LIGJIN
    PER VEC USALIUT MARIKES
    PER TE CILIN ARKITEKTI BERISHIST I SPAKU-T DONALD LU
    KA BERE NJE PUNE TE SAKTE DUKE AMNISTUAR PERGJITHMONE VIQIDOLSIN
    DHE JA KA FUTUR ME LEZET RAMES POR DHE BESIMIT QE KISHIM TE AMERIKA

    Reply
  • demo says:
    February 12, 2026 at 12:02 am

    Me llogjiken e pch SPAK duhet te gjykonte krimet e Enverit,qe jane shume me te renda se Sali Berishes.
    Besoj se per kete nuk e ka fajin Amerika.

    Reply
    • ¿? says:
      February 12, 2026 at 12:24 am

      demo, po deshe mos e ngit Enverin se ky ch(i)pi ngordh per Enverin e mos o Zot po i bie ndonje infarkt a ndonje hemoragji cerebrale e kush do ta shaje Ameriken dhe Usaliun ketu pastaj.

      Reply
  • chp says:
    February 12, 2026 at 12:27 am

    per komentuesin e ores 12:02 am
    Kam patur dhe kam respekt per komentet tuaja edhe pse je fans i madh i Kryenazistit Xhaferr Deva per seri respektoj mendimin deri sa dhe Amerike Xhafen e nderos si heroin e saj antikomunist
    .
    Kalojme ne teme;
    replike -komenti juaj eshte nga me te dobtit qe kam lexuar prej teje…me sakte keni bere autogol Pse?
    ..
    Enverit i terhoqem zvarre permendoren…i zhgryem varrin me dinamit dhe i beme urinen te varri tjeter
    Kurse Usaliu i Marikes po terheq per 33 vite ate vend….i zhgreu pronat shqiptareve dhe po urinon shqiptaret me bolet e Latifit dhe te Belerit
    ‘
    Ty te ka zene sindroma “Mozpashko” e kam fjalen per nje nga korifenjte e Ekonomise Gramoz Pashko qe shkoi ne 2005 dhe ferkoi hallatet e Berishes edhe pse e kishte dhunuar familjarisht psiqikisht dhe fizikisht.
    Keqardhje dhe meshire !

    Reply
  • Miku i madh SHaBAni says:
    February 12, 2026 at 7:40 am

    Demo, na thuaj nje krim te ENVERIT, te jemi te qete. Te dhithe Ata qe Jane denuar, Jane me vendim gjukate. Patì ndonje vendim gjukate per 3700 te vrare e 1997?po per Azem Hajdarit, heroine tuaj kriminel e trafikante, a patì ndonje vendim gjukate? Po per gerdeci a ka ndonje vendim, po per 21 Janari? Dhe prit se po’ pergatitet edhe nje vrasje tjeter me skeme te Saliut ne boulevard ose para kuvendit. Po per shkaterrimet e 1991-1997 a ka ndonje vendim? Jo, sepse te vrase e shkaterrojme Saliu per ju eshte demokracise. Te persekutuar it e diktatures a Jane te tille? Pa vendim gjukate nuk Jane te tille. Madje kujdes, se edhe hajdute e asaj kohe Kane dale te persekutuar, Duke thene:-vadha sepse do ja te demtonja rendi ekonomik socialist. Mos harroni, demokracia nuk eshte rrumpalle, eshte shtet ligjor ku te gjithe japin llogari perpara ligjit, si agjentit I UDB, ASFALISE, CIA KGB dhe deri te hajduti. KE degjuar ndonje here qe nje agent I KGB te falet, te amnistohet, te Mos arrestohet e denohet ne SHBA, BRITANI, FRANCE, etj.? Vetem ne Shqiperine koloni nuk ndodhi keto. Sepse nuk ka demokracia, ka hipokrizi,ka mashtrime Ne emer TE demokracise.

    Reply
    • ¿? says:
      February 12, 2026 at 2:15 pm

      Kjo puna e gjukates o Miku i madh SHabani eshte si puna e asaj historise me dervishin qe i tha burrit ta bej une gruan qe te beje femije dhe e leu karin me kos dhe ia mbeshtolli. Ai burri qe qe pak i leshte tha: Vallahi mos ishte ky kosi una ksaj i kisha tnon t’qime”. Keshtu or taj edhe gjukatat e Enverit ishin si puna e kosit, prandaj mo na caj shume menderen me gjukatat e Enverit.

      Reply
      • Aldrin says:
        February 12, 2026 at 2:39 pm

        Ky eshte problemi jot or taj, me Enverin ju thjesht i fryni kosit.

        Reply
        • ¿? says:
          February 12, 2026 at 4:16 pm

          Po Aldrino, i frynim kosit. Po ti ishe nga ata qe i jepje kosin Enverit, apo jo?

          Reply
  • durrsaku says:
    February 12, 2026 at 7:40 am

    Nuk e kuptoj pse ti chp deklaron se çfare i bene te tjeret Enverit sikur ti te besh pjese tek ai grup ?! Sipas kesaj rradakes time ti jo qe nuk ke marre pjese ne keto ngjarje por je mbyllur mbrenda me jave bashke me Dashin , Artanin , ….. dhe ndonje tjeter ne mos qofshi vetem i njejti person me emra te ndryshem sepse nuk besoj se Rama ju paguan te gjitheve kur ju admironi Enverin me shume se ai !

    Reply
  • Xha jaho says:
    February 12, 2026 at 7:46 am

    CHP, ke te drejte. 👍 👍

    Reply
  • Shqiptar says:
    February 12, 2026 at 7:52 am

    Per te gjitha qeverit qe do te vijne :
    -Spak hoqi ministren nga posti
    -Spak kerkon heqjen e imunitetit te ministries.

    Ketu behet fjale per principin e veprimit e te kerkeses.
    Nuk flas patjeter per kete qeveri, por ne pricip ne pergjithesi. Spaku ka te drejte te kerkoj heqjen e imunitetit dhe parlamenti te njihet me motivin dhe ti heqe imunitetin deputetit.
    Por Spak nuk mund te pushoj nga puna ministra sepse nuk i ka emeruar ai.
    Keshtu vepron gjithe Europa.
    Nqs do vazhdoj keshtu, ne te ardhmen nuk do pranoj njeri te bej minister.

    Reply
    • Aldrin says:
      February 12, 2026 at 2:41 pm

      Ore ti qiptaro, nuk e hoqi SPAK ministren.
      Ministrja me vjedhjet e saj i ka hequr vetes te drejten te na perfaqesoje. A kish mundesi ministra te mos vidhte
      Eshte kaq e thjeshte…

      Reply
  • nje shqiptar says:
    February 12, 2026 at 8:06 am

    Sipas teje qe e quan veten Shqiptar SPAK nuk duhet ti denoje ministrat qe na vjedhin sepse mbesim pa ministra ! A nuk do jete me mire pa ministra se sa me miniustra qe na vjedhin ?

    Reply
  • edi says:
    February 12, 2026 at 8:23 am

    SHaBAni , Enveri nuk ka bere asnje krim . i vetmi krim i Enverit ishte se na mori tokat , shtepite dhe gjithçka patem . Krim i Enverit ishte se na detyroje qe gjithe jeten te benim greve urije duke na ushqyer me tollona, duke i marre drute e vajgurin me racion, duke na veshur te gjitheve sikur te ishim binjake me dok kinez, duke mos patur te drejte te ankoheshe ne asnje organ per keto mungesa sepse te quanin armik te popullit dhe duke te hequr dhe antenat e TV (per ata qe kishin ) per te mos pare se si vuante bota kapitaliste perballe mireqenies se vendit tone qe ishte fanar ndriçues ! Megjitheate Enveri nuk ka bere krime se si thoni ju sherbetoret e atij sistemi :; uji nga burimi vjen i kulluar por turbullohet rruges dhe si thoni dhe TANI qe Rama eshte i paster dhe me i miri i 80 vjeteve por i hane kumbullat apo dardhat mbas kurrizit te tij ! Sa te paguheni dhe ju ne kurrizin tone ky popull gjithmone do vuaj .

    Reply
    • Aldrin says:
      February 12, 2026 at 2:46 pm

      po ik mer legen. Tollonat nuk jane vrasje ne bulevard. Racioni ishte nje per te gjithe.
      Tokat ti konfiskoi, po nuk ti mori. Tapite ti la aty, te paprekura
      Tokat ti moren dhjerokratet
      Familjet i mbajti Enver Hoxha
      Popullin e ushqeu
      Shqiperine e beri shtet, me drite elektrike, me shkolla, me spitale, dhe me toka bujqesore
      Shiko tani nivelin e varferise ne popullin qe nuk kane njerez jashte.
      Ngordhin per buke
      Mos krahaso fare sistemin e Enver Hoxhes.
      Ishte shtet, jo hajdut kriminel injorant si puna juaj.
      Mori nje Shqiperi qe lengonte nga uria dhe vdekja e parakoshme, nga semundjet dhe injoranca. Dhe e ktheu shtet modern.
      Juve kermat antienveriste e zhbete dhe kthyet ne kete derexhe. Nje copez Shqiperi.
      E shqyet ne qindra copa
      Dhe nuk po ngopeni

      Reply
      • ¿? says:
        February 12, 2026 at 4:26 pm

        Pa tjeter o Aldrin (ç’e bere p(idhin) qe kishe prapa emrit, apo ta mori chipi?)Tollonat nuk jane vrasje ne bulevard, jane vrasje e ngadalte dhe kuridikisht e rregullt si puna e gjukatave qe thote nje debil tjeter ketu. Ju litaret e Enverit qe la jashte varit Katrani jeni qullur nga shurra e popullit inteligjent shqiptar qe ia pshurri varrin dhe po kalbeni avash avash deri sa te keputeni, dmth deri sa te keputni qafen perfundimisht e te vini ta takoni ne Ferr Katranin se po ju pret me Plenumin gati. Sa per dijeni, pse sot ka mut sa te duash, nuk e ben me te mire mutin e Enverit, biles gjysma e muti qe eshte sot neper kembe, ne mos me shume, eshte muti qe ka mbetur qe atehere.

        Reply
  • Ethem Lalaj says:
    February 12, 2026 at 8:49 am

    Shpifsit BERISHIST le ti bien LEGENIT..B.BALLUKUT nuk do hiqet IMUNITERËTI se do REPUBLIKA E PREKURORVE DIBRAN,TROPOJAN,SHKODRAN.ME NË KRYE SPIUNIN PLANETAR.. NON GRATA..FLIENI MËNDJEN.
    SPAKUT(KAPSIT)SALIUT DO I THYHET HUNDA PËRFUNDIMISHT.
    BOLL PARABURGOSI PA FAKTE,DUKE U KTHYER NË ..HITLERIANE..
    Nuk mund të arrestosh M..Për TENDRRA DHE VRASËSIN KILLER TA LINI TË LIRË SE U KA TREDHUR QË NË 92.!

    Reply
    • Aldrin says:
      February 12, 2026 at 2:47 pm

      ik mer cope gomari

      Reply
  • Ela says:
    February 12, 2026 at 10:44 am

    Ethem pi ilacet ,,,,, po flet perçart

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 12 qershor 2026
  • “Administrata të bashkohet me popullin”! Sot, antimitingu i Ramës, ja thirrja që kanë përhapur protestuesit
  • FOTO: Det me njerëz në Tiranë, në ditën e 12-të të protestës! Marshim kilometrik nga Bulevardi në Astir, koha e heshtjes ka mbaruar!
  • Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  • Viza “mjekësore” një hakmarrje mizore e Berishës ndaj SHBA-së

Komentet e Fundit

  1. Replikuesi on Shqipëria përjeton protestën më të madhe pas rënies së komunizmit
  2. Belinda on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  3. nje qytetar on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  4. Berati on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  5. Deputeti vrases i Europes, "kurves se motit" sipas epikut Fishta on Iu hoq “non grata”? Berisha pritet me duartrokitje nga demokratët në Kuvend. Ambasada Amerikane: Pyesni DASH!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?