Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Patozi thotë se për të mundur Ramën, opozitës i duhet një antimodel. Berisha do që të jetë një nga gjelat!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Patozi thotë se për të mundur Ramën, opozitës i duhet një antimodel. Berisha do që të jetë një nga gjelat!
AktualitetKryesorePolitike

Patozi thotë se për të mundur Ramën, opozitës i duhet një antimodel. Berisha do që të jetë një nga gjelat!

Published: June 15, 2023
Shpërndaje

sh-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, e cilësoi situatën në kampin e demokratëve si të parashikueshme, ndërsa shtoi se PD ka hyrë në një “cikël degradimi të pakthyeshëm”.

Sa i takon kampit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Patozi u shpreh se ai kërkon të jetë një nga “gjelat” politikë edhe nëse nuk vjen në pushtet.

I ftuar në emisionin “Frontline” në News24 Patozi deklaroi se kryeministri Rama mund të mundet vetëm duke prezantuar një anti-model të tij, gjë që sipas ish-deputetit të PD nuk mund të vijë nga forca politike në të cilën ka bërë pjesë, por nga margjinat e partive të vogla opozitare.

“Të gjitha janë të parashikueshme në PD. Sipas meje PD ka hyrë në një cikël degradimi të pakthyeshëm. Nuk shoh një shenjë ndryshimi të mendësisë politike, për të mos thënë që janë të njëjtët njerëz ende. Fatkeqësia e tyre është se çdo proces kontestohet dhe kjo zbeh imazhin e PD-së.

PD e vulës mori 104 mijë vota në zgjedhje, ndërsa partia e Agron Dukës ka marrë rreth 45 mijë vota. Është një mungesë respekti kur sheh modestinë e Dukës që ka marrë atë rezultat inkurajues. Rezultati duhet lexuar ftohtë. Nuk është fundi i botës që opozita nuk është në një çadër. Rama mundet vetëm duke i vënë përballë anti-modelin, të kundërtën e tij. Opozitat e para dhe Rama janë njësoj, ka kryetarokraci të pastër dhe ja ku janë pasojat. Kemi një opozitë që po kalbet para syve tanë.

- Publicitet -

Mund të bëhet shumatorja e një opozite alternative nga partitë e vogla në opozitë përveç PD-së, e cila nuk do bashkohet. Modeli në PD është gjetja e një kryetari që është legjendar e i pagabueshëm, ndërsa ne duhet të krijojmë një model tjetër. Nuk mblidhemi rreth liderit, por rreth idesë. Ajo që prezanton sot foltorja është e njëjta gjë dhe habiten kur nuk fitojnë. Nga ana tjetër e opozitës ka evolucion në komunikim dhe në moshë. Duhet patjetër një formulë që të dallojë dhe të fillojë sa më shpejt.

Nëse shohim çfarë po bëjnë Berisha, Basha apo Bardhi me Alibeajn, kjo është kohë e humbur, fitore jo e jo. Berisha nuk pranon sepse është stoik për 2008-ën pasi të tjerët kanë reflektuar për atë, ndërsa ai i mbetet linjës së tij. Ai e do bipolaritetin sepse do të jetë njëri nga gjelat edhe nëse nuk vjen në pushtet”, u shpreh ai.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  • Gjykata lë në burg Ylli Zallën, zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme
  • Shkencëtarët paralajmërojnë për një “Super El Nino” në fillim të dimrit
  • Ndërruan jetë pas aksidentit në Durrës, publikohet foto e dy prej viktimave
  • Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Komentet e Fundit

  1. Mara emigrante ne Itali . on Shehaj denoncon: Kapri u kërcënua nga zyrtari i PS!
  2. Tao Palla on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  3. Tao Palla on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  4. Replikuesi on Sa duhet t’i qëndrojë besnik filmi një kryevepre letrare?
  5. Tekja on Shehaj denoncon: Kapri u kërcënua nga zyrtari i PS!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?