Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Atentati ndaj 54-vjeçarit në Lezhë, identifikohen tre autorët, në pranga dhe i plagosuri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Atentati ndaj 54-vjeçarit në Lezhë, identifikohen tre autorët, në pranga dhe i plagosuri
KronikeLajmi i fundit

Atentati ndaj 54-vjeçarit në Lezhë, identifikohen tre autorët, në pranga dhe i plagosuri

Published: March 7, 2024
Shpërndaje

Zbardhet atentati ndaj Agron Pukës, i cili mbeti i plagosur mëngjesin e djeshëm, në fshatin Rrilë të Lezhës, Policia ka identifikuar 3 autorët e dyshuar, të cilët u zunë pritë me armë, ndërsa e qëlluan me breshëri automatiku, duke e plagosur.

Por policia sqaron se edhe 54-vjeçari ka qëlluar me pistoletë në drejtim të autorëve, me një armë që e mbante pa leje.

Ai është arrestuar, ndërsa në kërkim u shpallën Vincens Tuku, Amarildo Kola si dhe Kevin Ndoka.

- Publicitet -

Njoftimi i Policisë:

Zbardhet plagosja e shtetasit A. P., kryer mëngjesin e djeshëm, në fshatin Rrilë. Identifikohen 3 shtetasit që qëlluan me armë zjarri, në drejtim të automjetit të 54-vjeçarit dhe punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Vihet në pranga 54-vjeçari, pasi nga hetimet rezultoi se dhe ai ka qëlluar në drejtim të 3 shtetasve, me një armë zjarri, të cilën e mbante pa leje. Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë që përdori shtetasi A. P. Si rezultat i hetimeve profesionale, administrimit të menjëhershëm të pamjeve nga kamerat dhe veprimeve të tjera në vendngjarje, të kryera menjëherë pas plagosjes me armë zjarri të shtetasit A. P., rreth orës 08:00 të datës 06.03.2024, në fshatin Rrilë, Lezhë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të këtij rasti.

Për rastin u identifikuan dhe u shpallën në kërkim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasit V. T., 32 vjeç, banues në fshatin Tale, A. K., 31 vjeç, banues në fshatin Tale dhe K. N., 18 vjeç banues në Shëngjin. Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, për shkak të një konflikti të mëparshëm, për motive të dobëta, kanë tentuar të ndalojnë automjetin me të cilin lëvizte shtetasi A. P. dhe më pas kanë qëlluar drejt këtij automjeti, me armë zjarri.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi nga hetimet rezultoi se ka qëlluar në drejtim të 3 shtetasve, me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante pa leje. Ai aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës, ku është jashtë rrezikut për jetën. Pistoleta e shtetasit A. P. u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, bashkë me municion luftarak. Ndërkaq, punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e 3 të shpallurve në kërkim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Prostituta Kombetare sali says:
    March 7, 2024 at 11:58 am

    Amarildo ka gjuajtur, por grushton Benzi me veshtiresi.
    Xhesika dhe Xhensila mundohet te qetesoje situaten por nuk eshte e ketij mendimi Paloma , por maxhoranca fiton.
    Minoranca çedoi perballe maxhorances, nuk arriti me e intimidat, padyshim!
    Kemi sognat gjithe naten per kete final act por akoma nuk starton!
    Ndersa news japin se njeriu i letrave shqipe Flamur Noka don me bruçiat Kuvendin, normal dhe Parlamentit i vjen turp qe ka pas kete flamur ne gjirin e vet, keshtu qe kenaqesia eshte e dyanshme!
    Normale, qe dhe Doktori nuk din gje per kete gjuhe, sepse AY ka qene gjithmone per paqe dhe dialog! Padyshim…
    Amarildo, Paloma, Xhesika, Xhensila, Benzi, Apple , jane qetesuar me ne fund.
    Sot, nervat kane çeduar, shkojne ne mbremje gala me qim peken dhe bujar qamilin!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ​”Të mësojë gjermanisht”: Heshtja e kancelarit Merz për Tiranën, prapaskenat e fjalimit në Dublin
  • Erion Braçe: Duan të më eliminojnë politikisht
  • Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën dëshmitar në gjyq
  • Meta akuzë të fortë: Tom Doshi është takuar me Charles McGonigal në Vjenë, bashkë me Durim Bamin
  • TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  2. Durresi on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  3. xxx on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  4. Gim on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  5. Detari on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?