Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Aty çdo gjë ishte pa rregulla”, dëshmitari dhe ish-ushtaraku tregojnë si shpërthyen flakët në Gërdec
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Aty çdo gjë ishte pa rregulla”, dëshmitari dhe ish-ushtaraku tregojnë si shpërthyen flakët në Gërdec
AktualitetKronike

“Aty çdo gjë ishte pa rregulla”, dëshmitari dhe ish-ushtaraku tregojnë si shpërthyen flakët në Gërdec

Published: November 9, 2023
Shpërndaje

Në kuadër të dëshmive për tragjedinë e Gërdecit, në seancën e sotme pranë Gjykatës së Posaçme, ka dëshmuar edhe Murat Zguri.

“Isha shofer kamioni. Shtëpia ime është 100 metër larg shtëpisë së Qemal Deliut. Gruaja ime, punonte aty me barut. Kam pasur saldatriçë, veglat e mia të punës qëndronin te shtëpia e Qemalit. Ai e ka pasur më shumë saldatriçen se unë në shtëpi. Nuk e di për çfarë e ka përdorur”, ka deklaruar ai.

Në këtë moment ka ndërhyrë avokati, Saimir Visha. “Ai e kishte te shtëpia e tij saldatriçen. Ka qenë usta i kujdesshëm, por nuk e di a e ka përdorur për Gërdecin. E kam parë duke salduar në bodrum”.

- Publicitet -

Për procesverbalin e 2008, avokati Matliaj kundërshton dëshmitarin, thotë se e ka parë Qemal Deliun duke salduar në pjesën e pasme të shtëpisë.

Julian Pando, një punëtor tjetër në kompaninë e demontimit të armëve:

“Më punësoi Dritan Minxolli. Puna ime ishte të mblidhja barutin. Isha përgjegjës i një grupi. Nuk duhet të lija shumë barut në shesh. Përgjegjësi im ishte Veiz Muça. Muri ishte e vetmja makineri që kishim. Në fazën e parë, baruti mblidhje me kova, në fazën e dytë me thasë. Na porositën të kishim kujdes gjatë fazës së parë. S’kishte orar për grumbullimin e barutit, vetëm kur bëhej sasia. Ishte orar dreke, nuk e pashë si ndodhi, pashë flakën e u largova. Ish-ushtarakët na porosisnin të kishim kujdes, se ishte e rrezikshme. Kishim fikse dore zjarri, të mëdha e te vogla. Nuk kisha bërë trajnim. Ka pasur më herët zjarr, e kemi fikur me fikse zjarri dhe ujë.

Ditën e shpërthimit nuk pashë njeri që të tentonte të fikte zjarrin, atë ditë kishte më shume barut se ditët e tjera. Kishte karroca dore që transportohej baruti. Nuk e di si bëhej transporti. Zjarret e vogla shkaktoheshin nga përplasja e gëzhojave, ndaj s’duhet të kishte barut në tokë. Flaka ditën e shpërthimit ishte e madhe, nuk menaxhohej me ujë dhe fikse. Thashë, kjo flakët nuk shuhet. Sasia e predhave ishte më e madhe sesa kapaciteti i punëtorëve. Nuk kisha kontratë”, deklaron ai.

Petrit Behari, specialist ushtarak tregon si bëhej demontimi.

“Na thanë do kishim 5 grupe, por përfunduam me 20. Kujdesesha që djegorja të mos prekte gëzhojën. Demontimi i predhave 100 mm bëhej me forcën e krahut te muri. Dritan Minxolli na shikonte me urrejtje, nuk e di pse. Në vendet e tjera ku ka punuar, kemi bërë instruktazh, në Gërdec jo. Nuk kishte rregulla, aty çdo gjë ishte pa rregulla. Gëzhojat i thamë Mihalit janë shumë. Mihali tha, do t’i seleksionojmë, se është fillimi, por aty sasia e barutit u bë çdo ditë më e madhe. Baruti transportohej me karrocë. Kishte raste që karrocat prisheshin, te nesërmen vinin të salduara. Në momentin e shpërthimit, shikoj flakë nga hyrja. Sasi e tillë baruti, nuk shuhet me fikse zjarri, duhet të largohesha”, theksoi ai.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • E BUJSHME: “Po flisja me nënën…” E kërkonin në tokë për aferën AKSHI, Franca arreston në ajër ‘për spiunazh’ Ermal Beqirin
  • Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  • Tragjike: Emigranti dibran humb jetën në det në ishullin grek
  • Zyrtarët e Bashkisë së Divjakës shpallen fajtorë për shkeljet në tendera
  • Avokatët e huaj takojnë Veliajn në Durrës, Ndreca: Në shtator, ankim në Strasburg

Komentet e Fundit

  1. demo on E BUJSHME: “Po flisja me nënën…” E kërkonin në tokë për aferën AKSHI, Franca arreston në ajër ‘për spiunazh’ Ermal Beqirin
  2. demo on E BUJSHME: “Po flisja me nënën…” E kërkonin në tokë për aferën AKSHI, Franca arreston në ajër ‘për spiunazh’ Ermal Beqirin
  3. SPAK DUHET TE PRONOCOHET on E BUJSHME: “Po flisja me nënën…” E kërkonin në tokë për aferën AKSHI, Franca arreston në ajër ‘për spiunazh’ Ermal Beqirin
  4. Xheviti on E BUJSHME: “Po flisja me nënën…” E kërkonin në tokë për aferën AKSHI, Franca arreston në ajër ‘për spiunazh’ Ermal Beqirin
  5. demo on E BUJSHME: “Po flisja me nënën…” E kërkonin në tokë për aferën AKSHI, Franca arreston në ajër ‘për spiunazh’ Ermal Beqirin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?