OSAC, Këshilli Këshillimor për Sigurinë Jashtë Vendit pranë Departamentit Amerikan të Shtetit, publikon vlerësimin më të fundit për Shqipërinë. Dokumenti u bën thirrje kompanive amerikane të tregojnë kujdes për shkak të korrupsionit, pastrimit të parave, krimit të organizuar dhe dobësive institucionale.
Ndërsa qeveria shqiptare vijon të promovojë vendin si një destinacion të sigurt për investime dhe turizëm, raporti më i fundit i OSAC (Overseas Security Advisory Council), organ këshillimor pranë Departamentit Amerikan të Shtetit, paraqet një tablo shumë më komplekse. Dokumenti, i publikuar më 27 korrik 2026, u drejtohet bizneseve dhe qytetarëve amerikanë që operojnë ose udhëtojnë në Shqipëri.
Raporti vëren se, megjithëse Shqipëria nuk konsiderohet vend me rrezik të lartë për terrorizëm apo dhunë të përgjithshme, korrupsioni vazhdon të mbetet një problem serioz, ndërsa krimi i organizuar, pastrimi i parave dhe dobësitë në zbatimin e ligjit përbëjnë faktorë që duhen marrë parasysh nga investitorët dhe bizneset amerikane.
OSAC thekson se organizatat kriminale shqiptare vazhdojnë të kenë aktivitet të rëndësishëm, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij, veçanërisht në trafikun ndërkombëtar të drogës, pastrimin e parave dhe krimin ekonomik. Dokumenti nënvizon se këto rrjete kanë aftësi të konsiderueshme financiare dhe ndikim në ekonomi.
Një tjetër shqetësim është korrupsioni në administratë dhe në proceset e biznesit. Raporti paralajmëron se kompanitë e huaja duhet të ushtrojnë kujdes të shtuar në marrëdhëniet me institucionet publike, duke respektuar standardet amerikane kundër korrupsionit.
Në aspektin e rendit publik, dokumenti vlerëson se protestat politike mund të zhvillohen me pak paralajmërim dhe, në disa raste, të përshkallëzohen në përplasje me policinë. Bizneset dhe shtetasit amerikanë këshillohen t’i shmangin zonat ku zhvillohen demonstrata.
Raporti përmend gjithashtu se policia shqiptare ka rritur praninë e saj, sidomos në Tiranë dhe qytetet kryesore, por kapacitetet mbeten të kufizuara dhe reagimi mund të jetë i vonuar për shkak të mungesës së burimeve.
Në tërësi, raporti nuk e paraqet Shqipërinë si një vend të pasigurt për t’u vizituar, por dërgon një mesazh të qartë: problemet strukturore të shtetit ligjor, korrupsioni dhe ndikimi i krimit të organizuar mbeten elementë që çdo investitor serioz duhet t’i marrë në konsideratë.
Për një vend që synon anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe kërkon të tërheqë investime strategjike, fakti që një organ këshillimor i Departamentit Amerikan të Shtetit vazhdon të evidentojë të njëjtat probleme është një sinjal se sfidat nuk janë më çështje perceptimi politik, por pjesë e vlerësimeve zyrtare që përdoren nga komuniteti amerikan i biznesit dhe i sigurisë.
DITA

OSAC përdor gjuhë shumë të matur diplomatike, por përkthimi në shqip është ky: ‘Nëse doni të bëni biznes të ndershëm, do t’ju hanë të gjallë klanet e krimit dhe sekserët e tenderave. Nëse doni të investoni, mësoni njëherë si të kaloni paratë përmes kulla-ndërtimeve’. Kur Departamenti i Shtetit të thotë ‘tregoni kujdes të shtuar’, do të thotë hapni sytë katërt se këtu shteti ligjor funksionon vetëm me faturë nën tavolinë
Si se thot nje fjal.per suksesin e turizmit. Harruan te gjith qe Shqiperia ishte nje pik ne harte e tani e njeh gjith bota
Eshtë shumë e thjeshtë të magjepsësh turistin me një pjatë paella në bregdet ose me një video me dron në TikTok, por investitori biznesor nuk pyet për pamjen e perëndimit të diellit. Ai lexon keto raporte para se të hedhë kapitalin. E vërteta është se turizmi mbulon përkohësisht plagët e një ekonomie ku krimi i organizuar përcakton rregullat e lojës dhe pastron parat e drogës
Do ishte komedi e vërtetë sikur një kompani amerikane të zbatonte vërtet ligjin amerikan FCPA (kundër korrupsionit të huaj) ndërsa përpiqet të marrë një leje ndërtimi ose licencë strategjike në Tiranë. Do mendonin zyrtarët tanë se po i tallin! Ose do paguash sekserin, ose raporti i OSAC-ut do të mbetet udhëzuesi yt i vetëm se si u kthye avioni mbrapsht pa investuar asnjë dollar.
Me njërën dorë hapim kapitujt e integrimit në BE dhe mbajmë fjalime për shtetin modern digjital, me dorën tjetër raportet e DASH-it të korrikut 2026 na kujtojnë se këtu struktura reale e pushtetit financohet nga trafiku ndërkombëtar i drogës.
Është pak e vështirë ta shesësh ‘suksesin e reformave’ kur aleati ynë kryesor strategjik vazhdon t’u thotë kompanive të veta: ‘Ruajuni nga institucionet e atij vendi
Kjo është përplasja klasike mes ‘Shqipërisë së ERTV-së’ dhe Shqipërisë së institucioneve të sigurisë ndërkombëtare. Në Facebook jemi zvicra e Ballkanit, kurse në raportet zyrtare të Uashingtonit jemi terren ku krimi i organizuar ka aftësi financiare për të blerë ekonomi dhe ndikuar në administratë. Pyetja është: cilës ‘Shqipëri’ i besojnë partnerët tanë?
Pjesa më tragjike e këtij raporti nuk është për bizneset amerikane—ato thjesht nuk do të vijnë ose do të largohen. Tragjedia është për sipërmarrësin e ndershëm shqiptar, i cili çdo ditë duhet të konkurrojë me kompanitë që pastrojnë paratë e kriminelëve dhe me zyrtarët që kërkojnë haraç. Raporti i OSAC-ut thjesht e dokumenton me vulë atë që biznesi vendas e vuan si përditshmëri
Nëse pas 10 viteve reformë në drejtësi dhe miliarda eurove të investuara, Departamenti i Shtetit vazhdon të identifikojë ‘dobësi institucionale’ dhe ‘ndikim të lartë të krimit në ekonomi’, atëherë tregon se reforma ka prekur vetëm sipërfaqen. Ndëshkueshmëria e disa personave nuk e ka pastruar ende trupin e infektuar të administratës dhe ekonomisë
Kur të pyesin pse çmimi i apartamenteve në Tiranë arrin shifra marramendëse në krahasim me rrogat mesatare, mos kërkoni argumente nga ‘oferta dhe kërkesa e tregut të lirë’. Lexoni fjalitë e OSAC-ut për pastrimin e parave dhe kapacitetet financiare të krimit të organizuar. Aty është e gjithë formula matematikore e ‘zhvillimit’ tonë
Diplomacia bën fotografi, por kapitali ikën aty ku ka garanci serioze.
Ndryshe vijne ata te guackave te Amsterdamit
Si ne Zvernec
Emrat ne guacke jan familja Rama
Ndaj bën si qen beu shurrelit