Gjykata e Posaçme shpalli fajtorë gjashtë zyrtarë të Bashkisë së Divjakës për shkelje të barazisë në tendera, por dënimet me burg u pezulluan dhe u zëvendësuan me orë pune dhe shërbim prove.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të martën më 28 korrik deklarimin fajtorë të gjashtë zyrtarëve të Bashkisë së Divjakës, të akuzuar për shkelje të barazisë në tre procedura tenderimi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Gjykata i dënoi të pandehurit Dorjan Spaho, Roklejd Malko, Sara Xhepa, Fatos Veliu, Elbareta Nishica dhe Vojsava Leçini me nga 1 vit burgim dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimin përfundimtar me 8 muaj heqje lirie.
Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Bib Ndreca dhe Paulin Çera, vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimeve për gjashtë të gjykuarit. Dënimet për të pandehurit Dorjan Spaho, Roklejd Malko, Sara Xhepa u zevendësuan me 120 orë punë me interes publik që duhet të kryhen brenda gjashtë muajve, ndërsa tre të tjerët u vendosën në shërbim prove për 16 muaj. Për Veliun, Nishicën dhe Leçinin u zaktua dhe dënimi plotësues, që iu heq të drejtën të ushtrojnë funksione publike për pesë vjet.
Procedimi penal ndaj gjashtë zyrtarëve të Bashkisë Divjakë filloi nga të dhënat e siguruara gjatë hetimit të një çështjeje tjetër. Ata akuzohen se shkelën barasinë në tre tendera me vlerë totale të fondeve limit, afro 1 milion euro.

Asnjë nga këta zyrtar nuk është na Divjaka, se asnjë nuk ka mbiemrin Zaka, Zhuka, Trungu, Gorrea, Prifti,……..dhe … nuk po shikoj emrin e kryebashkiakut Josif Gorrea që sipas emisionit serioz investigativ Plug qënka kreu i korrupsionit, emision që e bëri kryebashkiakun me tre baballar, përveç Vangjelit të ndjerë edhe një tjetër që nuk më kujtohet emri dhe në fund, qershia mbi tortë e emisionit Plug, bëri pjesëtar në korrupsion të Josif Gorres edhe një baba tjetër Prendin duke shëndrruar nënën e kryebashkiakut, Prendën me mënçuri nga nënë në baban e Josif Gorres që e bën më bindës investigimin e Plug për divjakasit……….
o burra gjykatës e prokurorë, zbarkoni në Divjakë dhe Lushnje me krime të rënda si shkelja e barazis në tendera një miljon euro, …….
se mos hetoni dhe gjykoni Edi Ramën që ……pam, pam,pam………firmos me dhjetra tendera me fonde me qindra miljon euro, se
kush do ti vjeth miljarrdat e shqipëtarëve , kush do tu shes të huajve qoftë edhe një gur të Shqipëris, kush do të çoj deri në fund spastrimin etnik të vëndit nga shqipëtarët dhe ta ripopulloj me afro aziatik,
aman prokuror dhe gjykatës mos hetoni e dënoni Edi Ramën se
do na leni studion private të tij, ish ndërtesa e kryeministris dikur, pa piktorin, artistin serioz që breth vetëm me brekë, pothuaj nudo, në koridoret dhe zyrat e studios, për t’ju ngrehur frymzimi që ti futet punës së tij të përditëshme , zhgarravitjen e mureve të studjos me figura gjarprinjësh, kuçedrash, breshkash,,,,,,dhe
do na leni pa transmetimin nga vrima sekrete ku fshihet e pord h kastit e tij të sharjeve dhe kërcënimeve të radhës për sorrat dhe korbat protestuese poliagjentë të rrezikshëm si Mehmet Shehu të disa shërbimeve të huaja armiqësore zbuluar tëpkë si Enver Hoxha , jo nga SHISH por personalisht nga vetë partia dmth nga vet ai Edi Rama se ai, vetëm ai është partia.
Lerni të qetë kusarin kombçfarosës Edi Rama . keni plot për të hetuar dhe dënuar në Divjakë dhe Lushnje, pa ma hetoni dhe dënoni edhe një herë për të katërtën herë ish kryebashkiakun Fatos Tushe të Lushnes që të mos ngeleni pa punë.