Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Avokatët e Veliajt i përgjigjen SPAK: Nuk jemi njohur plotësisht me aktet se janë 60 mijë faqe
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Avokatët e Veliajt i përgjigjen SPAK: Nuk jemi njohur plotësisht me aktet se janë 60 mijë faqe
AktualitetKronike

Avokatët e Veliajt i përgjigjen SPAK: Nuk jemi njohur plotësisht me aktet se janë 60 mijë faqe

Published: December 6, 2025
Shpërndaje

Mbrojtja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sot pas njoftimit të SPAK që deklaroi se dosja e hetimit i është vënë në dispozicion të pandehurit përmes një USB-je.

Sipas avokatëve, ky pretendim nuk qëndron në praktikë, pasi në qelinë e paraburgimit nuk lejohet përdorimi i kompjuterit, çka e bën të pamundur hapjen dhe shqyrtimin e materialeve të dërguara në këtë format.

Në reagimin e tyre, përfaqësuesit ligjorë theksojnë se procesi ndaj Veliajt në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është ende në fazën e seancave paraprake, dhe nuk mund të vazhdojë normalisht pa garantuar më parë se i pandehuri dhe mbrojtja janë njohur realisht, dhe jo vetëm në mënyrë formale, me aktet voluminoze të dosjes.

- Publicitet -

Sipas tyre, kërkesat e përsëritura për shtyrjen e seancave nuk kanë synim zvarritjen e çështjes, por janë një domosdoshmëri procedurale, duke pasur parasysh se dosja hetimore përfshin rreth 60 mijë faqe, një material që nuk mund të lexohet dhe analizohet në një afat kaq të shkurtër.

Deklarata e plotë e mbrojtjes së Veliajt:

Në përgjigje të njoftimit të SPAK datë 05.12.2025

Mbrojtësit ligjorë të z. Erion Veliaj vlerësojnë të nevojshëm sqarimin e disa elementeve proceduralë, që janë thelbësore për publikun dhe për garantimin e një procesi gjyqësor të drejtë. Kjo deklaratë synon të qartësojë rrethanat konkrete që lidhen me njohjen e akteve dhe ushtrimin efektiv të së drejtës kushtetuese për përgatitjen e mbrojtjes.

1- Mbrojtja e z. Veliaj ka theksuar në mënyrë të vazhdueshme se e drejta për t’u njohur plotësisht me aktet është kusht themelor për ushtrimin e një mbrojtjeje efektive. Procesi nuk mund të vijojë pa u garantuar më parë që i pandehuri dhe mbrojtja janë njohur në mënyrë reale dhe jo formale, me materialet mbi të cilat do të zhvillohet gjykimi, një standard i pandryshueshëm në çdo sistem të së drejtës dhe pjesë përbërëse e parimit të “due process” (neni 42 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë). Kjo kërkesë buron drejtpërdrejtë nga neni 31 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i cili garanton çdo qytetari nën akuzë kohën dhe lehtësitë e nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes vetë, të drejtën për t’u mbrojtur vetë ose me avokat të zgjedhur prej tij, si dhe të drejtën për të komunikuar lirshëm dhe privatisht me mbrojtësin.

2- Të gjitha kërkesat për kohë shtesë janë paraqitur vetëm për të garantuar të drejtën themelore të njohjes së plotë dhe efektive me materialet e çështjes. Çdo shtyrje është vendosur nga gjykata pas vlerësimit se kërkesat ishin të arsyetuara dhe të domosdoshme për ushtrimin e mbrojtjes. Në asnjë rast mbrojtja nuk ka synuar vonesë, por ka kërkuar vetëm respektimin e standardeve ligjore të një procesi korrekt, të cilat deri më tani nuk janë garantuar plotësisht nga gjykata.

3- Dosja përmban rreth 60.000 faqe, të cilat përfshijnë dokumente teknike, analiza financiare, transkriptime audio dhe materiale të tjera të dendura. Është fakt i njohur në literaturën shkencore se: një i rritur lexon rreth 50 faqe/orë në tekste të thjeshta; në materiale komplekse, ritmi bie në 10–20 faqe/orë. Vetëm për leximin e thjeshtë (jo për analizën juridike) të 60.000 faqeve, brenda 30 ditëve, duke punuar 8 orë në ditë, do të duheshin 20–40 avokatë me kohë të plotë, pa kryer asnjë detyrë tjetër. Një detyrë e tillë është objektivisht e pamundur në çdo sistem drejtësie dhe bie ndesh me standardin kushtetues dhe europian të proporcionalitetit dhe të “reasonable time” në përgatitjen e mbrojtjes.

4- Pavarësisht mungesës së kohës së mjaftueshme dhe mungesës së aksesit të plotë në materiale – përfshirë faktin që z. Veliaj nuk ka ende në dispozicion asnjë provë të dosjes – mbrojtja ka punuar intensivisht për të qenë plotësisht bashkëpunuese me gjykatën dhe për të mos u bërë shkak vonesash. Qindra orë pune janë dedikuar për shqyrtimin e pjesëve të vëna në dispozicion, por kjo nuk mund të konsiderohet e mjaftueshme për të garantuar standardet e kërkuara nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut për një përgatitje reale dhe efektive të mbrojtjes.

5- Prokuroria ka pranuar në deklaratën për shtyp kryerjen e veprimeve hetimore jashtë afatit formal të hetimit, rrethanë që ngre dyshime legjitime mbi përputhshmërinë e materialeve të prokurorisë me dosjen e depozituar në gjykatë. Për sigurimin e korrektësisë së procesit, është thelbësore që mbrojtja dhe z. Veliaj të kenë akses të plotë në dosjen gjyqësore, pasi mbi atë dosje do të zhvillohet shqyrtimi gjyqësor. Ky është një standard minimal i çdo procesi të drejtë dhe nuk përbën as pengesë, as kontestim, por një kërkesë bazike për transparencë dhe qartësi procedurale.

6- Marrëdhënia avokat–klient është një raport profesional i rregulluar me ligj dhe me kode etike, dhe nuk ka asnjë lidhje me detyrimin procedural të organeve të hetimit dhe ndjekjes penale për të garantuar akses të plotë të të pandehurit në provat që përdoren ndaj tij në gjykatë. Në këtë fazë gjyqësore fokusi mbetet i vetëm: krijimi i kushteve që mundësojnë përgatitjen reale dhe efektive të mbrojtjes.

Mbrojtja nxit Prokurorinë të zbatojë plotësisht standardet e pjekurisë institucionale, duke u përqendruar në detyrimet që burojnë nga Kushtetuta në sallën e gjyqit dhe jo jashtë saj në deklarata publike që nuk zëvendësojnë transparencën dhe qartësinë e procesit gjyqësor.

Ne presim nga gjykata garantimin e këtij detyrimi themelor, pasi çdo devijim nga ky standard do ta reduktonte procesin në një ushtrim formal, duke cenuar qëllimin thelbësor të tij: realizimin e drejtësisë dhe jo prodhimin e një rezultati statistik.

Mbrojtja e z. Erion Veliaj.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • fjala says:
    December 6, 2025 at 6:09 pm

    Une deri sa te vdese nuk kam per ta kuptuar se çfare mund te shkruhet ne 60.000 faqe per Veliajn dhe sa vite duhet po te shkruash çdo dite. 60.000 faqe me 200-300 faqe nje liber = bejne 240 libra te vendosura ne rafte. E kuptoni? Nje bibloteke vetem dosja e Veliaj ! Ju lutem esperteve te shkrimit, po egzistojne, te na e thone qe ta shuajme kete kuriozitet “Ginness” te SPAK shqiptar qe eshte e pabesueshme. Jane vertete 60.000 faqe ?! Qe ketu fillon hataja hapet qe ajo prokurori eshte kriminale dhe antinjerezore, gjithmone ne se eshte e vertete qe jane 60.000 faqe, pastaj te tjerat le ti zgjidhe parlamenti shqiptar qe populli ka votuar. Per mua, ata prokurore dhe gjykates duhet urgjentisht te izolohen se jane jashtenjerezor me veprimet qe kryejne ne emer te ligjit. Duhet te izolohen dhe tu nderpritet çdo mbeshtetje financiare dhe ligjore nga shteti. Lerini te lire te ecin rrugeve se s’ka rruge tjeter, jane kthyer ne kanibale duke çfrytezuar e interpretuar ligjet sipas deshires tyre.

    Reply
  • Detari says:
    December 6, 2025 at 6:42 pm

    @fjala ti ashtu do vdesesh si shumica e keti populli debil skiptar qe mban keto qeveri tradhetare. Nga e di ti qe jane 60000 faqe?

    Reply
  • loni says:
    December 6, 2025 at 7:54 pm

    Jam kurjoz te di, o zoti Detar, o mor bythe, me c’pune meresh, se ne cdo artikull qe lexoj me del emri yt.

    Reply
  • Vlonjati says:
    December 6, 2025 at 9:57 pm

    Detari , e tha vetë SPAK-u që janë plot 60 mijë faqe dhe nuk mund t’ja dërgojmë të pandehurit në qeli , prandaj i dërguam me USB avokatëve të tij . Po fjala , janë plotësisht 60 mijë faqe të shtypura .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Mijëra protestues përpara Kryeministrisë, flamuri shqiptar hapet te Piramida
  • LIVE: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme në ditën 21 të protestës
  • Cila është sot detyra e çdo të majti!
  • Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjalistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria
  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Komentet e Fundit

  1. K O R C A on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  2. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. Rexha on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  5. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?