Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Azerbajxhani dhe Armenia pajtohen për disa hapa drejt ndërtimit të besimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Azerbajxhani dhe Armenia pajtohen për disa hapa drejt ndërtimit të besimit
Bote

Azerbajxhani dhe Armenia pajtohen për disa hapa drejt ndërtimit të besimit

Published: December 7, 2023
Shpërndaje

Azerbajxhani i ka liruar 32 ushtarë armenë më 7 dhjetor, derisa Armenia i ka liruar dy azerbajxhanas, sipas një deklarate të përbashkët prej dy shteteve, që ka përcaktuar hapa konkretë drejt ndërtimit të besimit.

Në deklaratat prej zyrës së kryeministrit armen dhe administratës së presidentit të Azerbajxhanit, është thënë se të dyja palët e konsiderojnë lirimin e të burgosurve si gjest të përcjellë prej “vlerave humanitare dhe si manifestim i mirëbesimit”.

Emrat e ushtarëve të liruar nuk janë bërë ende publikë. Në deklaratë është thënë se ekziston mundësi historike për të arritur paqen afatgjatë.

- Publicitet -

“Dy shtetet rikonfirmojmë qëllimin e tyre për t’i rregulluar marrëdhëniet dhe për të arritur një traktat të paqes, duke respektuar parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial”, është thënë në deklaratë. Si një tjetër gjest i mirë, Armenia ka treguar mbështetje për synimin e Azerbajxhanit për të qenë nikoqir i samitit të ardhshëm të Kombeve të Bashkuara për Klimën, dhe të tërheqë mbrapsht kandidaturën e saj.

Dy shtetet shpresojnë se shtetet e tjera të Grupit të Vendeve të Evropës Lindore do ta mbështesin Azerbajxhanin në këtë pikë. Azerbajxhani, në anën tjetër, ka ofruar mbështetjen për kandidaturën e Armenisë për anëtarësim në Byronë e Grupit të vendeve të Evropës Lindore.

Azerbajxhani dhe Armenia do t’i vazhdojnë diskutimet në zbatim të më shumë masave për ndërtim të besimit, është thënë në deklaratë. Ato i bëjnë thirrje edhe komunitetit ndërkombëtar që t’i mbështesë përpjekjet e tyre, me arsyetimin se ato do të kontribuojnë në ndërtim të mirëbesimit mes dy vendeve, dhe të kenë ndikim pozitiv, në gjithë Kaukazin Jugor.

“Ne do të inkurajonim të dy palët që të angazhohen në ato bisedime, pavarësisht nëse janë këtu apo diku tjetër, kjo do të vazhdojë të jetë politika jonë,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Azerbajxhani dhe Armenia kanë marrë hapa preliminarë drejt një marrëveshjeje formale për paqe, prej kur Bakuja e ka rikthyer kontrollin mbi rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut në shtator, që ka rezultuar me eksod të armenëve etnikë prej rajonit.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: E frikshme çfarë i ndodh rojes së Makronit, por sjellja e habitshme e kolegut ka një shpjegim
  • Bashkimi Evropian i vendos në qendër të negociatave Kapitujt 23 dhe 24
  • Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  • Grevë e përgjithshme dhe ndërprerje masive pas 14 vjetësh, ndërsa Spanja i afrohet zgjedhjeve parlamentare
  • Rruga e ndërlikuar drejt një qeverie të re në Izrael

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  2. 1 on Gjykata i shpall të pavlefshme certifikatën e shkollës, zv.presidenti jep dorëheqjen
  3. Simon Tota on Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  4. Aidin Rrokaj on Gjoba të shumëfishta e shoqërime për protestuesit paqësorë
  5. 1thundrak on Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?