Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
AnalizaLajmi i funditopinion

Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës

Published: June 22, 2026
Shpërndaje

Nga Dritan Shkreli

Dy emra thirren bashkë në burg nga protesta, por jashtë saj i lidh i njëjti beton. Ndërsa Sali Berisha jep mbështetje nga distanca për protestën, pasuria e familjes së tij rrjedh nga pena e Edi Ramës. Kjo nuk është opozitë por një infiltrim që i shërben pikërisht atij që protesta kërkon ta rrëzojë.

Ka një gjë që nuk shkon në betimet e Sali Berishës se mbështet protestën qytetare. Një njeri që po thërret për rrëzimin e Edi Ramës është njëkohësisht njeriu pasuria e familjes të cilit, të paktën së fundmi varet, kullë pas kulle, leje pas leje, nga firma e Edi Ramës. Ky kontradiksion nuk është detaj. Është çelësi për të kuptuar pse familja Berisha nuk është aleate e revoltës, por Kali i Trojës i regjimit brenda saj.

- Publicitet -

Filloni nga roli që Berisha ka zgjedhur. Protestuesit nuk e duan atë. Nga foltorja deri te marshimet, qytetarët thërrasin “Berisha në burg” me të njëjtën forcë me të cilën thërrasin “Rama në burg”. Por në vend që ta respektojë këtë refuzim, Berisha kërkon t’i imponohet protestës nga jashtë, me statuse në Facebook, me deklarata nga grupi parlamentar dhe me thirrje “mbështetjeje” që demokratët të dalin masivisht, ndërsa vetë qëndron mënjanë “se është partiak”.

Pse kjo distancë e llogaritur? Sepse Berisha sot është person nën akuzë, i pandehur para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit në dosjen “Partizani”, ku SPAK e akuzon për korrupsion pasiv dhe ku prokuroria ka konkluduar se nga afera u pastruan rreth pesë milionë euro. Një njeri i zënë ngushtë nga drejtësia ka nevojë urgjente për një valë popullore që ta mbulojë, dhe protesta qytetare i ra në dorë si dhuratë. Mbështetja e tij nuk është solidaritet por strehim.

Dhe është strehim i vonuar, sepse në ditët e para Berisha qëndroi në anën e gabuar. Kur protesta nisi, ai nuk u rreshtua me qytetarët, por e quajti lëvizjen lojë të orkestruar nga Edi Rama, duke përsëritur fjalë për fjalë tezën e regjimit. Televizioni i familjes së tij, Syri TV, i paraqiti protestuesit si “sorrosianë”, pra si provokatorë në shërbim të interesave të huaja. Pra në fillim familja Berisha nuk qëndronte përballë pushtetit, por përballë sheshit. Kthesa erdhi vetëm pasi lëvizja u rrit dhe protestuesit trokitën te dera e selisë së PD. Brenda pak ditësh, Berisha kaloi nga mohimi i protestës te përqafimi i saj. Berisha ndryshoi qëndrim sapo u tremb nga protestuesit që i shkuan te partia. Kush e sulmon një lëvizje kur është e vogël dhe e përqafon kur bëhet e madhe, nuk e mbështet atë. E gjuan për ta zënë.

Por strehimi është vetëm gjysma e historisë. Gjysma tjetër është beton, dhe ajo e tradhton plotësisht pretendimin se Berisha dhe Rama janë armiq. Vetë afera “Partizani”, nga e cila buron sot procesi gjyqësor, u bë e mundur nga firma e Edi Ramës. Më 8 qershor 2006, Këshilli i Rregullimit të Territorit i Bashkisë së Tiranës, i kryesuar nga kryebashkiaku i atëhershëm Edi Rama, ndryshoi destinacionin e truallit të kompleksit sportiv nga zonë sportive në zonë banimi. Në fund të vitit 2007, i njëjti këshill miratoi sheshin e ndërtimit me vendimin numër 136, që mban firmën e Edi Ramës, dhe pak muaj më vonë erdhi leja e parë e ndërtimit.

Mbi këtë truall u ngritën rreth 17 deri 19 kulla, pasuria me të cilën sot krenohet dhëndri ”faqezi” i Berishës. Ironia është aq e madhe sa Berisha vetë, kur mbron veten, e thotë hapur: destinacioni u ndryshua me firmën e Edi Ramës, jo me të tijën. Pikërisht.

Partneriteti nuk mbaroi në vitin 2008 por vazhdoi me dekada. Sipas investigimeve të publikuara, përfshirë ato të botuara nga vetë Pamfleti, dhëndri i Berishës Jamarbër Malltezi ka marrë nga pushteti i Edi Ramës leje për të paktën dymbëdhjetë komplekse pallatesh dhe vilash në Tiranë dhe më gjerë, nga “Mangalem 21”, “Magnet”, “Kaimi”, “Kadiu”, “OXA” e deri te “Aba” dhe projekti në zonën e mbrojtur të Drilonit.

Detaji më rrëqethës është kohëzgjatja e favorit: leje ndërtimi përmes kompanisë “Kontakt” i kanë ardhur Malltezit edhe gjatë kohës kur GJKKO e kishte në arrest shtëpie me kërkesë të SPAK. Ndërsa njëra dorë e shtetit e mbante të mbyllur në shtëpi si të akuzuar për korrupsion, dora tjetër e të njëjtit shtet i firmoste leje për kulla.

Nuk është vetëm dhëndri. Është edhe djali. Shkëlqim Beshiri, i identifikuar si prestanome i Shkëlzen Berishës, ka përfituar nën qeverisjen e Partisë Socialiste dhjetëra leje ndërtimi në Tiranë, Vlorë, Himarë dhe Sarandë. Më 17 nëntor 2025, kompania e tij “Klar” mori lejen për kullën më të lartë në vend, gjashtëdhjetë e pesë kate në Bulevardin e Ri të Tiranës. Po ky emër, përmes të njëjtës kompani, është përzgjedhur nga komisioni i drejtuar nga kryeministri Edi Rama për kullën pranë Pallatit të Kongreseve, mbi një lulishte publike.

Sipas po këtyre raportimeve, përmes lidhjeve të familjes, Beshirit i është dhënë edhe statusi “investitor strategjik” për një kompleks mbi njëqind e nëntëmbëdhjetë hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalzit, ku njëzet e tetë hektarë janë pyll me pisha buzë detit. Kujtojme edhe se pas një kulle të vetme në Tiranë qëndrojnë tre persona të shpallur “non grata”, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe ish-prokurori Adriatik Llalla.

Tani bashkojini pikat. Një familje pasuria e së cilës, së fundmi, rrjedh nga firma e Edi Ramës nuk mund të jetë maja e shtizës së një revolte kundër Edi Ramës. Kur kjo familje futet në protestë, çfarëdo qoftë forma, ajo kryen dy shërbime për regjimin njëkohësisht.

E para, e diskrediton lëvizjen, sepse Ramës nuk i duhet asgjë më shumë sesa ta paraqesë protestën qytetare si lojë të vjetër të Berishës, dhe çdo prani e njerëzve të tij ia jep këtë armë gati.

E dyta, e kap lëvizjen nga brenda, duke e kthyer kauzën antikorrupsion në një mjet të ngushtë kundër vetëm njërit korrupsion, atij të Ramës, ndërsa harron tjetrin, atë të familjes që ndan me Ramën të njëjtin pazar. Sido që ta marrësh, fituesi është Edi Rama. Prandaj familja Berisha, në protestë, nuk është opozitë. Është e infiltruara e Ramës.

Ja pse paralajmërimi për qytetarët e sheshit duhet të jetë i prerë. Mos e lejoni asnjë deklaratë, asnjë status, asnjë megafon, asnjë njeri të familjes Berisha të hyjë në protestën tuaj, sepse çdo gjë që ata sjellin aty i shërben në fund Edi Ramës.

Thirrja juaj “Rama në burg, Berisha në burg” nuk ishte rastësi as zemërim verbal. Ishte instinkti i saktë i një populli që e kuptoi se të dy emrat e ndan i njëjti rrjet pushteti, e njëjta hartë kullash, e njëjta logjikë ku shteti u përket atyre që e ndajnë, jo atyre që e mbushin sheshin. Mbajeni atë instinkt.

Mos lejoni që armiqësia e shtirur mes Ramës dhe Berishës t’ju vjedhë të vetmen gjë që e keni vërtet tuajën: një protestë që nuk i përket asnjërit prej tyre.

Mos bini në kurthin e kundërt. Mosbesimi ndaj Berishës nuk është falje për Ramën, përkundrazi është e njëjta kërkesë drejtësie e shtrirë te të dy. Një lëvizje që do llogaridhënie për pasurinë e Ramës dhe për kullat e tij nuk mund të bëjë përjashtim për pasurinë e Berishës dhe për kullat e dhëndrit e të djalit të tij. Sheshi nuk ka nevojë për shpëtimtarë me mbiemër.

Ka nevojë vetëm për qytetarë që nuk lejojnë askënd, as Ramën, as Berishën, të bëhet pronari i revoltës së tyre.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • nastradini says:
    June 22, 2026 at 8:27 pm

    RUJAENI PROTESTEN NGA BAJGAT E ENVERIT SI DRITAN GOXHAJ, SE BERISHEVE U KA DALE BOJA ME KOHE

    Po shikojme fytyra te shemtuara te fansave te Diktatures Komuniste, si Dritan Goxhaj qe do te beje protagonistin e protestave masive, si “miza pa koke”. Kush është Dritan Goxhaj? U arrestua me kërkesë të Prokurorise Speciale të Kosoves per dekonspirim te deshmitareve ne Hage ne procesin kunder Hashim Thacit dhe bashkepuntoreve te tij. Babai i Dritanit, Dilaver Goxhaj ështe nje fanatik i Enverit, qe akoma jeton me bunkeret idiote te Diktatures dhe qe ben “patriotin” fals komunist. Si krimineli Dritan Goxhaj ka shume te tjere MINJ enveriste, qe po perpiqen te braktisin anijen e mbytur te Edi Rames dhe te kapin drejtimin e protestes se pazakonte te rinise.

    Reply
    • Vilajet Qyrku says:
      June 23, 2026 at 1:34 pm

      Me kot lodheni. Grupi me i madh ne proteste eshte ai i demokrateve. Nuk asnje shans qe ca ekstremiste te majte te Arlind Qorrit apo cengijet e Kryehajdutit te Tiranes, Erjon VEliajt, te mund te akaparojne protesten. Eshte thjeshte mision i PAMUNDUR. Ne cdo krrakitje sorrash te paguara “Rama ne burg, BErisha ne burg” kemi oshtetimen : o Erjon o legen, prite Ramen se po vjen! Shumica derrmuese e parullave qe dominojne, jane te demokrateve, te sajuara rishtazi, por shumica te perdorura ne protestat e meparshme te PD-se. Ky eshte fakt. Si ju duket kjo me e thirrura ne proteste: Edi Rama ka maru ka maru! Eshte tipike demokrate…. ne gjuhe, stil dhe dialekt.
      Edhe mbeshtetesit e Erjon VEliajt, me kot shpresojne se me rrezimin ( e pashmganshem tashme) te Rames, do te mund te rikthehet ai. Erjon VEliaj eshte nje zombi politik. Edhe ky ka maru, ka maru!
      Monstra e vogel VEliaj dergjet ne burg, Monstra e madhe Rama dergjet persejashtmi, kurse Doktori shume shpejt do te kete pritje ne kryeqendren e demokracise Boterore …!
      Ja pra kush vepron si burre, qendron si burre, edhe fundin te tille do ta kete me patjeter. Kurse zvarraniket si Rama dhe Veliaj po kane fundin me te turpshem te mundshem.

      Reply
  • Phoenix says:
    June 22, 2026 at 9:14 pm

    Ouu, qenkan zgjuar dhe keta Shkrelajt. Cudi e madhe se deri tani ja kane lepire Brekushes Surreliste, por tani e paskan kuptuar se ata ( Rama Berisha )jane bashke., ne fakt gjithmone kane qene. Te jete rastesi valle? Tani dy gjera jane, ose keta Shrelajt jane komplet idiote, ose tallin trapin me hipokrizira se ashtu e do situata e Flamingove.

    Reply
  • demo says:
    June 22, 2026 at 10:27 pm

    Urime per Shkrimin.
    Ne koke te shkelzenit Berishe,,To0kat e mija tu befshin varr familjarisht. Malokshe,me gjithe katundaret qe i kane pushtuar.
    Tapite e Zogut jane te shenjta.Ti malok i zgjebosur nuk ke Tapi,Ti ke dy bisht dhi te zgjebosura ne nje vathe plot kakerdhi ne Lug te Zi.
    Rrofte protesta! Shpresa Ime.

    Reply
  • abdiaga says:
    June 23, 2026 at 12:09 am

    Lavdi Protestes! Vec 2 perbindshave Rama Berisha,Protesta hodhi ne kosh te plerave,ku kane vendin,Mediat e blera te Edi Rames,
    Klani i Mafias ,,Vizioni i Strategjise zaptuese te Trojeve dhe Top Chanalli investitores gjytyryme Vjollca Hoxha .Jane televizionet e ngritura mbi vjedhjen e Trojeve,Ndertesasve,Arkivave te TVSH dhe Kinostudios,,tendera,Reklama qeverrritare.
    Bashjkepronare ne Tokat,vilat,rezortet e Bregdetit. Gjo0baxhiu,manjaku Saimir Kodra i ra rrufeja mu n`kurriz te sumes,perfundoi n`operacion,,Do ti paguaje gjobat e kujt i ka rene ne qafe. Protesta i ka perzene fare kto ERTV te e Edi Rames.Rrofshin Rrjetet Sociale!

    Reply
  • Artan says:
    June 23, 2026 at 2:43 am

    Intelektuhalen patjeter e ka …në bythën e fishkur ndonjë i UÇK-së.

    Reply
  • nastradini says:
    June 23, 2026 at 12:00 pm

    @Artan HALJA e Enverit,

    Jot eme te ka ngjizur ne HALET e Sigurimit me ndonje “patriot” KILLER te UCK-se te Hashim Thacit, me “hallatin sa Blendi Fevziu shtatin”,

    prandaj:

    Replikon papushim Armikun e Kllases me kar, bythe dhe pidh.

    Reply
  • loni says:
    June 23, 2026 at 12:20 pm

    Ke shume te drejte Artan.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vajza e Berishës zbraz llogaritë bankare ndërkohë që procesi ‘Partizani’ është në proces
  • Mamdani alarmon Trump: Netanyahun mund ta arrestojmë gjatë vizitës në OKB
  • Mbi 40 gradë Celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme
  • Rikthehen bastet sportive online, qeveria plotëson kuadrin ligjor pas 2 vitesh vonesë
  • Paratë e pensioneve përfunduan në ruletë: Ish-drejtores së Postës i zbulohen 675 hyrje në kazino bashkë me burrin!

Komentet e Fundit

  1. K R on Paratë e pensioneve përfunduan në ruletë: Ish-drejtores së Postës i zbulohen 675 hyrje në kazino bashkë me burrin!
  2. 100% on Paratë e pensioneve përfunduan në ruletë: Ish-drejtores së Postës i zbulohen 675 hyrje në kazino bashkë me burrin!
  3. Andi on Paratë e pensioneve përfunduan në ruletë: Ish-drejtores së Postës i zbulohen 675 hyrje në kazino bashkë me burrin!
  4. Vepro on Paratë e pensioneve përfunduan në ruletë: Ish-drejtores së Postës i zbulohen 675 hyrje në kazino bashkë me burrin!
  5. Epopeja e Rilindjoteve on Paratë e pensioneve përfunduan në ruletë: Ish-drejtores së Postës i zbulohen 675 hyrje në kazino bashkë me burrin!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?