Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Baladë shprese dhe besimi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Baladë shprese dhe besimi
AnalizaVargje

Baladë shprese dhe besimi

Published: July 29, 2022
Shpërndaje

Nga Arben Duka (1957-2021)

Botuar në DITA

 

- Publicitet -

Me plot shkëlqim-si yll i ndritur,

në zemër vargu po më ndrin,

këndoj me shpirt të përtëritur:

“Lavdi atyre që do vijnë!”

 

Male urrejtjesh do të shembin,

për të skalitur dashurinë,

ndaj kënga ime tund gjithë vendin:

“Lavdi atyre që do vijnë!”

 

Ata-të lartë porsi lisa,

do të lodrojnë me stuhinë,

ndaj dhe kam thënë që kur e nisa:

“Lavdi atyre që do vijnë!”

 

Ata kufijtë do t’i prishin,

do mbjellin në çdo skaj Lirinë,

ndaj mijëra zëra sot më grishin:

“Lavdi atyre që do vijnë!”

 

Në paralele-meridianë,

si grurë do mbjellin mirësinë,

rreh zemra ime si kambanë:

“Lavdi atyre që do vijnë!”

 

I gjithë mundimi njerëzor,

do të mbështillet në qefin,

ndaj më gjëmon në kraharor:

“Lavdi atyre që do vijnë!”

 

Do zhdukin skamjen edhe shtresat,

vampirët dhe makutërinë,

gjëmojnë zëmrat si fortesat:

“Lavdi atyre që do vijnë!”

 

Do vijë Botë e ëndërruar,

nga ne që pak prekëm lirinë,

gjëmojnë zërat e bashkuar:

“Lavdi atyre që do vijnë!”

 

Do ketë Bota në fytyrë,

si tatuazh-fisnikërinë,

në zërin tim ndihet çdo ngjyrë:

“Lavdi atyre që do vijnë!”

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • F. Ramadani says:
    July 29, 2022 at 6:49 pm

    ARBEN DUKA
    Eshte nje gjeni i madh i Kombit tone. Krijimtaria e tij letrare eshte tejet edukative, atdhetare, frymezuese dhe e pashtershme! Mendoj se Gazeta DITA i ben nje vleresim më se objektiv.
    Te vleresosh pozitiven, ta perhapesh ate dhe te nxitesh njohjen sa me te thelle te krijimtarise poetike dhe tematike te Arben Dukes, eshte nje vlere e pallogariteshme, qe do te kthehet ne mirenjohje nga mbare lexuesit nga brezi ne brez. Ky eshte nje mision dhe kjo gazete kombetare e nderuar po e ben nje gje te tille.
    Faleminderit, Gazeta Dita!
    I perjetshem kujtimi dhe vepra shume dimensionale e gjeniut Arben Duka!

    Reply
  • dalta says:
    August 1, 2022 at 3:35 pm

    o ZOT O ZOT O O BEN DUKA. NESE KA ZOT AI MUND TE KETE VETEM PAMJEN TENDE… O I PAVDEKSHEM…

    Reply
    • Si është e vërteta? says:
      August 6, 2022 at 9:16 pm

      O Dalta , po Duka ishte adhurues i diktatorit gjakatar Enver Hoxha dhe komunizmit, kurse në demokraci adhuronte drogaxhiun Rama. Si mund të ketë Zoti pamjen e Dukës? Ç’thua kështu! Po blasfemon!!

      https://gazetadita.al/arben-duka-nuk-ka-ndryshuar-dita-ka-ndryshuar-edvini/
      https://gazetadita.al/o-enver-te-ishe-gjalle/
      https://gazetadita.al/ju-marrte-purtha-shalet-para-enverit-jeni-te-gjithe-pleshta-poeti-shperthen-per-bunker-artet-e-bolinos-a-ka-ne-italine-tende-vend-komanda/
      https://gazetadita.al/enveri-ne-mes-te-kembeve-kishte-dy-gjyle-celiku/
      https://gazetadita.al/edi-rama-eshte-nje-bekim-per-shqiperine/
      https://gazetadita.al/zgjedhjet-dhe-mund-te-shtyhen/

      Reply
  • Molla e dijes says:
    August 6, 2022 at 11:10 pm

    SHQIPËRI TË KAM DHJERË!

    Dikur komunizmi me yllin në flamur,
    ra, dhe liria në zemër na mbiu,
    demokracia erdhi por nuk e pamë kurrë,
    pritëm diellin por na zuri shiu!

    E deshëm Shqipërinë si gjithë Europa,
    u mbytëm në skandale e korrupsion,
    qeveritë në 3 dekada na bënë veç gropa,
    meritokracia akoma këtu s’ekziston.

    Shqiptarët emigruan nga ky vend,
    u larguan jashtë për jetë më të mirë,
    ikën mjaft intelektualë vërtet me mend,
    këtu s’jetohej, s’mund të ishin të lirë.

    S’ishin ishin të lirë sepse s’kishin punë,
    edhe kur kishin duhej konformitet,
    pra “rroftë partia, asaj t’i hani mun”,
    ti je thjesht një hiç, partia të bën mbret!

    Qepe gojën, qeverisë bëji veç lajke,
    në feisbuk e kudo në rrjete sociale,
    thuaj si qeveria jonë s’ka në botë,
    edhe pse Shqipërinë ka kthyer në hale!

    E njëjta histori 30 vite demokraturë,
    merr pushtet e militantët punëso,
    premto përralla e mos realizo kurrë,
    se ky popull e ka hak, kështu e do.

    Prandaj zhvateni, talleni, zhdëpeni në dru,
    shpopullojeni në masë këtë milet të mjerë,
    i lini veç një furrë buke dhe një tualet,
    një kafshatë për të ngrënë, WC për të dhjerë!

    Mjafton kaq dhe populli hedh votën,
    30vjet riciklon të njëjtët politikanë,
    s’duan intelektualë që thonë të vërtetën,
    duan liderë hajdutë, sadisë hajvanë!

    Këta hajvanë “porsi lisa”,
    tallen me popullin, me demokracinë,
    prandaj e thashë që kur e nisa,
    komunisto-spiunat vyshkën lirinë!

    Këta ishin ata që s’duhet të vinin,
    sollën veç vuajtje dhe varfëri,
    shkatërruan ekonominë, kulturën, rendin,
    për vete u pasuruan në pangopësi.

    I gjithë mundimi na shkoi kot,
    bjeri sa të duash, s’hapet asnjë derë,
    sakrificat tona s’kanë më rëndësi,
    Shqipëri e dashur, të kam dhjerë!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz
  • Publikohet super-renditja e Botërorit 2026: Nga favoritët te skuadrat pa shpresa
  • Rama sjell shembullin e Bahamasit për zhvillimin e turizmit: Flamingot nuk janë problem, por privilegj
  • Me flamuj kuqezi dhe pankarta, shqiptarët protestojnë para selive të BE në Bruksel për Zvërnecin

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  2. Patrioti on Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës
  3. ¿? on Deklarata e akademikes greke trazon rrjetin: “Athina kur ishte me shumicë shqiptare”
  4. Ppp on Protestuesit në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin
  5. ¿? on Karakaçi njofton subvencionimin e shoqërive të transportit publik

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?