Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Balla homazhe për policin rrugor që u sulmua në detyrë: Ka 12 vjet dhe autori s’është vënë para drejtësisë, e papranueshme!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Balla homazhe për policin rrugor që u sulmua në detyrë: Ka 12 vjet dhe autori s’është vënë para drejtësisë, e papranueshme!
AktualitetKronikeShoqëri

Balla homazhe për policin rrugor që u sulmua në detyrë: Ka 12 vjet dhe autori s’është vënë para drejtësisë, e papranueshme!

Published: August 30, 2023
Shpërndaje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar sot homazhe për ndarjen nga jeta të ish-oficerit të Policisë Rrugore Tiranë, Naim Hyska, i cili u qëllua për shkak të detyrës në 2011. Pas plagosjes ai nuk ka mundur të rikthehet në detyrë, për shkak të dëmtimeve të marra.

Balla ka deklaruar se është e papranueshme që edhe pas 12 viteve ende nuk është vendosur para drejtësisë autori i kësaj ngjarje, si dhe ka theksuar se nuk do të lejojë më që dosje si kjo, e vrasjes së një punonjësi policie nga keqbërësit apo dosje të tjera të rënda t’i mbulojë pluhuri i harresës.

“Lamtumirë ish-oficerit të Policisë Rrugore Tiranë Naim Hyska, i cili mbeti i plagosur rëndë më 24 Dhjetor 2011 dhe prej atij momenti luftoi me vdekjen, ndërsa të gjithë shpresonim të rikthehej përsëri mes familjes dhe Policisë së Shtetit. Por fatkeqësisht nuk ia arriti dot. Oficeri i Sallës Operative të Policisë së Qarkullimit Rrugor Tiranë u qëllua për shkak të detyrës në mbrëmjen e Krishtlindjes 2011, kur ndodhej në makinë bashkë me djalin 12 vjeç fare pranë kryqëzimit të “21 Dhjetorit”.

 Është e papranueshme që edhe pse kanë kaluar pothuajse 12 vjet ende Policia e Shtetit dhe Prokuroria nuk kanë vendosur para drejtësisë autorin/autorët e kësaj ngjarje të rëndë. Policia i ka shërbyer dhe i shërben me devotshmëri atdheut dhe qytetarëve, përplaset çdo ditë me kriminelë e keqbërës. Por nuk mund të pranoj dot që dosje si kjo e vrasjes së një punonjësi policie nga keqbërësit apo dosje të tjera të rënda t’i mbulojë pluhuri i harresës. Këtë nuk do ta lejoj!”

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Atentati në Tiranë, identifikohet viktima 46-vjeçar, kalimtarët e pandehën aksident
  • Zgjodhi forcën përballë reflektimit
  • Bumerangu i Arrogancës
  • Atentat në Tiranë: Qëllohet një makinë në ecje tek “Komuna e Parisit”, vritet një person
  • Nga nesër njoftohet bojkot në të gjitha universitetet publike

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Kryeministri u tregon burgun fëmijëve, tre javë pasi ndryshoi ligjin për të shmangur arrestimin e zyrtarëve të korruptuar
  2. 1thundrak on VIDEO: Bëhen grusht në tokë për të mos i çarë presioni i ujit, policët ndërhyjnë fizikisht mbi vajzat protestuese
  3. demo on VIDEO: Bëhen grusht në tokë për të mos i çarë presioni i ujit, policët ndërhyjnë fizikisht mbi vajzat protestuese
  4. Jeta on Kryeministri u tregon burgun fëmijëve, tre javë pasi ndryshoi ligjin për të shmangur arrestimin e zyrtarëve të korruptuar
  5. Krye qimistri thyb riq on VIDEO: Bëhen grusht në tokë për të mos i çarë presioni i ujit, policët ndërhyjnë fizikisht mbi vajzat protestuese

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?