Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Balla për gardistin e arrestuar: Në rrjetën e forcës së ligjit do bien të gjithë shkelësit!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Balla për gardistin e arrestuar: Në rrjetën e forcës së ligjit do bien të gjithë shkelësit!
AktualitetKronike

Balla për gardistin e arrestuar: Në rrjetën e forcës së ligjit do bien të gjithë shkelësit!

Published: August 9, 2023
Shpërndaje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përshëndetur aksionet e fundit të Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore kundër fenomenit të armëmbajtjes pa leje, duke e cilësuar atë si një “karshillëk ndaj ligjit”, që do të goditet me vendosmëri përditë e më tepër.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Balla ka kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve në këtë proces, përgjatë kontrolleve që ushtrohen nga forcat e policisë.

“Armëmbajtja pa leje po goditet çdo ditë. Do të bëjmë gjithçka, me më shumë angazhim sesa më parë, që ky karshillëk i hapur ndaj ligjit dhe shoqërisë sonë të luftohet nga Policia e Shtetit me vendosmëri, çdo ditë.

- Publicitet -

Në të gjithë territorin e vendit, Policia e Shtetit po organizon dhe realizon goditje të përditshme ndaj këtij fenomeni.

Ndalimi gjatë natës së mbrëmshme i një oficeri të Gardës së Republikës, për armëmbajtje pa leje, tashmë i arrestuar dhe i përjashtuar menjëherë nga radhët e Gardës, konfirmon qartë angazhimin se në rrjetën e forcës së ligjit do të bien të gjithë shkelësit.

Gjithashtu gjatë operacioneve kundër armëmbajtjes pa leje Policia e Shtetit ka arritur të parandalojë në kohën e duhur një ngjarje të rëndë kriminale. Jam i sigurt se kam mbështetjen e qytetarëve në goditjen e këtij fenomeni, por kërkoj gjithashtu edhe mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj, të dashur qytetarë, përgjatë kontrolleve të policisë, të cilat do të jenë të shpeshta”, shkruan Balla.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Të dhëna tronditëse në SHBA, 100 persona vuajtën mbi 4100 vite në burg gabimisht
  • Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar
  • 16 kulla mbi 15 kate marrin leje, Tirana kryeson listën e projekteve të reja
  • EMRAT: Mashtronin qytetarë të BE përmes platformave online, arrestohen katër persona në Tiranë
  • VIDEO: Përshkallëzohen protestat studentore në Francë, arrestohen mbi 400 persona

Komentet e Fundit

  1. Shqiperia e Shqiptareve on ANALIZË: Serbia, Shqipëria dhe Kosova përballë administratës së sotme amerikane
  2. cuf dabjoni on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  3. Studenti on Nga “Rama më kërkoi 20 përqind”, te leja për 4.5 hektarë beton: Pasioni i përbashkët për kullat që fshiu akuzat 19-vjeçare
  4. Hajduteria qe po kerkon te mbetet Sekret on Pushteti i padukshëm
  5. E on E RËNDË: Video intime ku shfaqen persona të njohur në Tiranë po shpërndahen masivisht në WhatsApp

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?