Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një intervistë për rajonin dhe Serbinë. Ndër të tjera u pyet për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe nismën Ballkan i Hapur:
Z.Kurti, pyetja ime për ju është, këto shqetësime që ju ngritët për Serbinë, ja keni bërë të qartë Ramës se cili është realisht rreziku serb, kur ai flet dhe jep garanci në emër të Serbisë?
Kurti: Sigurisht unë ja kam sqaruar këtë gjë, që kur se njihemi. Unë besoj se Serbia do të destabilizojë Ballkanin, që nuk është neutrale, por ka marrë anën e Kremlinit. Nuk mund të jesh neutral mes zjarrfikësit dhe zjarrit. Ata i kanë 14 aviona MIG29. 8 i kanë marrë nga Bjellorusia dhe 6 nga Rusia dhe këtu nuk ka dilema.
Çfarë ju ka thënë kryeministri shqiptar?
Kurti: Ai ka dy linja të argumentimit. Në njërën anë, nganjëherë konsideron se ne po e mbivlerësojmë rrezikun, ndërsa në anën tjetër nganjëherë tregon për një rrezik që mund të jetë edhe më i madh, prandaj duhet të jemi një cike më të kujdesshëm.
Unë mendoj se nuk kemi cfarë të jemi të kujdesshëm ndaj Serbisë, sepse çfarë do qëndrimi bujar nga ana jonë, nga Beogradi lexohet si dobësi. Ata nuk e kuptojnë bujarinë shqiptare, xhentilesën, nuk e kuptojnë të qenit i fortë në parime dhe me fjalë të buta. Kur ke fjalë të buta ndaj tyre, mendojnë se je i dobët.
Ju po mendoni se Rama po tregohet naiv me Beogradin, apo ka një plan më të madh për të cilin ju nuk jeni dakord?
Kurti: Nuk e di plotësisht nëse plani është ta zëmë, ky Ballkani i Hapur si ide. Unë nuk mendoj se do të ketë sukses. Edhe mendoj se është i gabueshëm. Ballkani i Hapur nënkupton një synim që nuk na qenka i hapur, por duhet ta hapim, por ndaj kujt? Ne jemi të hapur ndaj BE-së dhe SHBA-së, dhe NATO-s. Por të hapet Ballkani ashtu siç është hapur Serbia për Federatën Ruse dhe Kinën, unë mendoj se është gabim.
Ju mendoni se do të dështojë Ballkani i Hapur, ndërsa Rama është i sigurtë që ju do ti bashkoheni. A keni një përgjigje?
Kurti: Nuk ka gjë prej një ngrehine në të cilën Serbia nuk pranon as dokumentet e Kosovës e jo më Kosovën. Nëse Ballkani na u dashka të jetë i hapur, le të hapet Serbia për Kosovën.
Nëse shkon me letërnjoftim të Kosovës në Serbi, në kufi i thithin të dhënat biometrike dhe të japin një letër, ku shkruan se e ke humbur kartën e identitetit të Serbisë nga viti 1999. Dhe ti mund të mos jesh i lindur nga vitin 1999. Nëse ulesh në aeroportin e Prishtinës, Adem Jashari dhe dëshiron të shkosh në Preshevë, nuk të lejohet.
Duhet të shkosh ose në Maqedoninë e veriut, ose në Mal të Zi, sepse ata e konsiderojnë se është hyrje ilegale në territorin e Serbisë. Çfarë Ballkani i Hapur është ky. Aty janë 4 marrëveshje gjithsej. Vetëm në takimin e 8 mes dy qeverive ne nënshkruam 19 marrëveshje bashkëpunimi, memorandume, e protokolle që është gati pesëfishi i atyre.
Daniel Server ka thënë se Ballkani i Hapur është lëshimi i fundit i SHBA-të janë të gatshëm të bëjnë ndaj Serbisë. Albin Kurti si kryeministër i Kosovës, rezistuesi i fundit për të firmosur një marrëveshje të mirë për Kosovën, aq sa mundet, më i gatshëm do të ishte të shikonte korrektimin e kufijve apo Ballkanin e Hapur, pasi siç thotë analisti Server ky është lëshimi i fundit për Serbinë…
Kurti: Nuk mendoj se duhet të zgjedhim mes dy të këqijave. Shpeshherë në politikë më kanë thënë a do shkëmbim territorial apo ‘Zajdenicën’. A ta thyejmë këmbën, apo dorën? Mos të thyejmë asnjërën.
Pse ne shqiptarët që jemi tkurrur historikisht, tani nuk e popullojmë as gjysmën e territorit që e kemi populluar para 1 shekulli, pse na u dashka që të zgjedhim të keqen më të vogël. Sepse pansllavizmi po merr prap hov, sepse Kremlini do të zgjerohet e ne duhet të zgjedhim, a të na thyejnë këmbën, apo dorën. Unë them të bashkëpunojmë sa më shumë me njëri-tjetrin që të mos dëme siç i kemi pësuar historikisht.
Z.Kryeministër në Shqipëri, ka shumë që thonë se ‘Ballkani i Hapur’ është një gjë e mirë për ne, mbase nuk është për Kosovën por do e bëjmë. Pyetja ime për ju është: Me analizën tuaj ‘Ballkani i Hapur’ mund të mos jetë i mirë për Kosovën, po për Shqipërinë është i dobishëm?
Kurti: Çdo gjë që nuk është e mirë për Kosovën nuk është e mirë as për Shqipërinë , ç’ka nuk është e mirë për Shqipërinë nuk është e mirë as për Kosovën. Ne jemi dy shtete por jemi një komb dhe duhet të rrisim bashkëpunimin dhe ndjeshmërinë për njëri-tjetrin.
Në ‘Procesin e Berlinit’ udhëheq Gjermania, në ‘Ballkanin e Hapur’ udhëheq Serbia, unë besoj se procesi i Berlinit nën udhëheqjen e kancelarit Scholts është rruga e duhur drejt integrimit europian. Nuk është shpejt por nuk ka rrugë më të mirë dhe mos harroni që Serbia dëshiron që faktorët perëndimorë të mos jenë në një vijë. Serbia dëshiron që as Gjermania të mos pajtohet me Francën dhe as Brukseli më Uashingtonin. Ndërkohë që interesi i shqiptarëve është raporti i mirë trans-atlantik, ne kemi interes sinkronizimin e dyfishtë, sinkronizimin Paris-Berlin dhe Bruksel-Uashington.
Serbia njësoj si Kremlini dëshiron që faktorët perëndimorë të jenë të përçarë. Është gabim që ne shqiptarët provojmë si Serbia të luajmë me dallimet mes faktorëve perëndimorë. Jo! Neve na intereson ajo çfarë është e përbashkët ndërmjet Berlinit-Brukseli-Parisit-Uashingtonit dhe Londrës. E përbashkëta e tyre është perëndimi demokratik dhe ky është interesi i shqiptarëve në dallim nga Beogradi dhe Moska që dëshirojnë të luajnë në dallimet mes tyre për t’i rritur ato dhe për të rënë edhe Nato-ja edhe Bashkimi Europian.
Zyrtarët serbë e kanë shumë më të lehtë të takohen në Uashington më zyrtarët amerikanë se sa zyrtarët e Kosovës. Pse kjo dhe sa e rrezikshme është?
Kurti: Në njërën anë ata kanë fuqi të madhe lobuese. E kanë pasur gjithmonë . E dyta ka ndodhur një rehabilitim i presidentit të Serbisë nga pararendësit e mi. Dhe e treta, po ashtu e rëndësishme është se lufta ruse në Ukrainë pra invazioni dhe agresioni rus në Ukrainë ka bërë që të përmirësohet imazhi i shqiptarëve por me kushtin që edhe shqiptarët të jenë konsistent. Unë besoj që kurrë nuk kemi pasur Shqipëria dhe Kosova rejtingun më të lartë në Perëndim se tani. Mua asnjë prej këtyre krerëve të diplomacisë botërore dhe krerëve politik në perëndim nuk më ka thënë që Serbia është më konstruktive se ne. Por në këtë ‘mahallën ballkanike’ bëhet një zhurmë e tillë por nuk do të thotë kjo duhet të trembë asnjeri.
Dhe e fundit që desha të them për këtë iniciativë është se diçka personale, as si përcaktim i imi politik, as si ndjeshmëri e imja kulturore, unë nuk besoj në vetëmjaftueshmërinë e Ballkanit.
Ka pasur shumë projekte të tilla gjatë shekullit njëzet. Më i famshmi është ai i Gjergj Dimitrovit, bullgarit. Por një federatë a konfederatë ballkanike, unë nuk besoj te ato. Unë besoj se Bashkimi Europian është fati dhe destinacioni ynë dhe se Europa është kontinenti ynë. Nëse do të ndjehesha i vetëmjaftueshëm do të ndjehesha i vetëmjaftueshëm si komb shqiptar.
Por natyrisht asnjë komb nuk është i vetëmjaftueshëm dhe po dola nga kombi shqiptar nuk kam pse ndalem në Ballkan. Nëse dal nga Kombi shqiptar po shkoj në Romë në Berlin në Paris në Tokio, nuk kam pse ndalem në Ballkan. Prandaj kjo vetëmjaftueshmëria kulturore historike e Ballkanit nuk është diçka që unë e pranoj as personalisht.
Z.Kurti në një intervistë me mua para dy javësh, Ali Ahmeti u shpreh duke nënkuptuar se ju po tregoheni të paguximshëm për të negociuar dhe se politikën po e merrni nga idetë që lindin në kafenetë e Kosovës. A është Albin Kurti i paguximshëm për të negociuar dhe a ndikoheni realisht nga perceptimet dhe opinionet?
Kurti: Unë nuk kam guxim që të jap tokë të Kosovës, edhe mendoj që është shumë mirë që është kështu. Ka pasur ashtu liderësh edhe në histori edhe në aktualitet ka dhe të gjallë dhe të vdekur që kanë qenë të gatshëm që ta japin tokë shqiptare. Unë atë guxim nuk e kam.
Edhe jo vetëm që nuk e kam atë guxim por nuk e kam as atë imagjinatë. Se lëre më… dëshirë apo kalkulim. Unë jam këtu që të mbroj, jo të humbas. Mund të jap diçka timen private personale nëse ke nevojë, mirëpo diçka që i takon kombit, diçka që i takon shtetit, unë s’jap.
E këto negociata, këto marrëveshje që po thuhen, kërkojnë liderë ‘kompromisaxhi’ që ju nënshtrohen trysnive dhe ‘kalërojnë’ në pushtet në kurriz të shtetit. Ai 50.3 përqind i vitit të kaluar është pikërisht për kështu siç jam dhe nuk janë këto llafet e kafenesë. Unë besoj se në politikë dhe në gjeo-politike. Është kthyer historia si asnjëherë më parë që nga rënia e murit të Berlinit dhe unë besoj se duhet të jemi shumë të kujdesshëm për mësimet që duhet të nxjerrim nga historia.
Jeni te gjithe spiune te Serbise edhe Saliu dhe lakejte e tij qe akuzojne Ramen! Harruat shume kollaj naften e Saliut per Milloshevicin! Ne Kombin tone ka edhe atdhetare por ka edhe mercenare, te paguar nga Saliu dhe Likja! Deri kur?
BEJ KUJDES ALBIN DJALI
DUAN TE RREZOJNE NGA KALI
ZUZARET ATE PUNE KANE
PER PARA SHESIN VATAN
MBAHU TRIMI I KOSOVES
KIMETIN DUHET TJA DIJ
ANE E MBANE SHQIPTARIA
SLIND ALBIN MA PERSERI