Nga Kristof Bender
Kufijtë mund të zhvendosen. Por mund edhe të bëhen të padukshëm. Në Ballkanin Perëndimor, Evropa duhet të zgjedhë se cilën prej këtyre rrugëve do të ndjekë.
Bashkimi Evropian duhet t’u ofrojë vendeve të Ballkanit një udhërrëfyes të qartë drejt anëtarësimit në zonën Shengen, hapësirën evropiane të udhëtimit pa kontrolle kufitare. Sot, premtimi i BE-së për pranimin e anëtarëve të rinj shoqërohet ende me shumë pikëpyetje. Një proces i përcaktuar drejt anëtarësimit në Shengen do t’i jepte një shtysë të mirëpritur besueshmërisë së BE-së.
Vendet e zonës Shengen janë të detyruara të bashkëpunojnë ngushtë për çështjet e sigurisë; një proces i tillë do t’i ndihmonte edhe ish-kundërshtarët në Ballkanin Perëndimor të kapërcenin mosmarrëveshjet kufitare dhe të hidhnin hapa drejt një paqeje të qëndrueshme në rajon.
“Ky është momenti i duhur për guxim,” tha presidenti francez Emmanuel Macron në Konferencën e Sigurisë në Mynih, në shkurt të këtij viti, duke shtuar se “Evropa duhet të mësojë të bëhet një fuqi gjeopolitike”.
Dy javë më parë, në Berlin, kancelari gjerman Friedrich Merz bëri thirrje që Evropa “të mësojë të flasë gjuhën e politikës së fuqisë”.
Megjithatë, pavarësisht këtyre ambicieve, BE-ja po has vështirësi në projeksionin e fuqisë së saj, madje edhe në fqinjësinë e vet. Kjo është veçanërisht e dukshme në fushën ku politika e jashtme e BE-së ka shënuar suksesin më të madh deri tani: zgjerimin. Ky proces i ka shndërruar vendet e ish-bllokut sovjetik në demokraci më të begata dhe më paqësore.
Ndërsa Komisioni Evropian po përpiqet ta çojë përpara procesin e zgjerimit, një pjesë e mirë e shteteve anëtare vazhdojnë të kenë rezerva, në kontrast me retorikën pro-zgjerimit që është forcuar që prej pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.
Franca dhe Gjermania kundërshtojnë rritjen e numrit të aktorëve me të drejtë vendimmarrjeje në Bruksel përpara reformimit të vetë strukturave të BE-së. Franca dhe Polonia shprehin shqetësime për përfshirjen e një fuqie të madhe bujqësore si Ukraina në Politikën e Përbashkët Bujqësore. Holanda dhe Danimarka dyshojnë se vendet kandidate do të jenë në gjendje të përmbushin standardet e BE-së dhe të zbatojnë reformat në fushën e shtetit të së drejtës. Ndërkohë, Franca vë në pikëpyetje edhe mundësinë e ratifikimit të traktateve të anëtarësimit përmes parlamentit ose referendumit.
Reformatorët në vendet kandidate po e ndjekin nga afër këtë situatë — disa me shqetësim, të tjerë me lodhje. Ofrimi i një udhërrëfyesi drejt anëtarësimit në Shengen do të ishte një mënyrë për të forcuar besueshmërinë e BE-së dhe, njëkohësisht, për të krijuar stimuj të rinj për reformat.
Kushtet për shtetin e së drejtës janë të domosdoshme


Si do të funksiononte e gjithë kjo? Shtetet anëtare do t’i kërkonin Komisionit të përgatiste një udhërrëfyes me kriteret që duhet të përmbusheshin: acquis-in e Shengenit.
Këtu përfshihen kontrolli i kufijve të jashtëm, politika e vizave, Sistemi i Informacionit Shengen, bashkëpunimi policor dhe mbrojtja e të dhënave – të gjitha të shoqëruara me kushte për shtetin e së drejtës.
Komisioni do të raportonte çdo gjashtë muaj mbi përparimin dhe, pasi një vend të kishte përmbushur të gjitha kriteret, shtetet anëtare do të duhej të jepnin miratimin e tyre në Këshill.
Reformat dhe bashkëpunimi më i ngushtë që ato sjellin mund ta forcojnë sigurinë, jo ta dobësojnë atë. Kur zona Shengen u zgjerua nga 15 në 24 vende në vitin 2007, ministri i atëhershëm i Brendshëm i Gjermanisë, Wolfgang Schäuble, tha: “Do të kemi më shumë siguri, jo më pak.”
Argumenti kryesor kundër pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor kohët e fundit është zbehur. Për më shumë se një dekadë, disa ministra të Brendshëm të vendeve të BE-së i shihnin kufijtë e Ballkanit Perëndimor si një pengesë ndaj migrantëve të parregullt dhe azilkërkuesve që udhëtonin nga Turqia dhe Greqia drejt Evropës Qendrore.
Pranimi i Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen në vitin 2025 e përmbysi këtë argument. Pse do të kalonte dikush në atë itinerar përmes disa kufijve të kontrolluar rreptësisht, kur mund të udhëtonte nga Greqia përmes Bullgarisë dhe Rumanisë drejt Hungarisë dhe Austrisë, pa dalë asnjëherë nga zona Shengen?
Ndërkohë, reformat dhe anëtarësimi eventual do të ndihmonin në stabilizimin e shteteve më të brishta të rajonit – Bosnjës e Hercegovinës, Serbisë dhe Kosovës – ku boshnjakë, serbë dhe shqiptarë jetojnë në të dyja anët e kufijve. Ndërsa perspektiva e anëtarësimit në BE është shtyrë në një të ardhme gjithnjë e më të largët, po rikthehen narrativat e rrezikshme të fundit të viteve ’80, të cilat çuan në luftërat e viteve ’90; bashkë me to po rikthehen edhe idetë për rivizatimin e kufijve mbi baza etnike, të hedhura në qarkullim nga presidentët e Serbisë dhe Kosovës në vitin 2018.
Funerali shtetëror i zhvilluar së fundmi në Beograd për komandantin ushtarak serb të Bosnjës gjatë luftës, Ratko Mlladiç, i dënuar për kryerjen e gjenocidit në Srebrenicë, është vetëm kujtesa më e fundit e kësaj prirjeje.
Pikërisht sepse këto forca po fitojnë terren, BE-së i duhet një ofertë kundërvënëse më e fortë. Shengen mund të jetë njëra prej tyre. Ai nuk i zhvendos kufijtë, por i bën ata të padukshëm, siç janë kufijtë mes Francës dhe Gjermanisë, apo Lituanisë dhe Polonisë.
Por një kufi nuk mund të bëhet i padukshëm përpara se të zgjidhet statusi i tij, dhe pikërisht vija kufitare mes Serbisë dhe Kosovës është ajo për të cilën po zhvillohet konflikti. Zgjidhja e kësaj çështjeje do të bëhej çmimi që duhet paguar për një përfitim tashmë të arritshëm. Ky do të ishte një nxitës shumë më i fuqishëm se anëtarësimi në BE, i cili është të paktën një dekadë larg.
Disa vende tashmë janë pjesë e Shengenit, por jo të BE-së: Norvegjia, Islanda, Zvicra dhe Lihtenshtajni. Ndryshe nga zgjerimet e mëparshme të Shengenit, këtë herë nuk do të nevojiteshin kufij të rinj të jashtëm. Të rrethuara nga vende të zonës Shengen, vendet e Ballkanit Perëndimor thjesht do t’i shkrinin kufijtë e tyre të brendshëm.
Ofrimi i një udhërrëfyesi të tillë do t’i kushtonte BE-së pak dhe vetëm reformatorët seriozë do të arrinin të bëheshin pjesë e tij. Megjithatë, vetëm procesi do t’i jepte BE-së ndikim dhe do t’i rikthente një pjesë të besueshmërisë së humbur. Më e rëndësishmja, ai do t’i ofronte Ballkanit diçka më të mirë se grindjet e pafundme për vendin ku duhet të kalojnë vijat kufitare. Kufijtë nuk do të kishin më rëndësi.
—–
Kristof Bender është nënkryetar i European Stability Initiative (ESI). Një version në gjuhën gjermane i këtij artikulli u botua fillimisht në Neue Zürcher Zeitung (NZZ).

Europa e hapur duhet te pershpejtoje te perfshije “ishullin e eger” i quajtur “Ballkani Perendimor”, ne nje kohe kur ka brenda Rumanine, Bullgarine dhe Greqine.
Po pse Shqipërinë e krahëson ti me Greqinë, Rumaninë e Bullgarinë, që janë vite dritë larg nesh ?
Kufijte ne Ballkan dhe Europe mund te behen te padukshem,kufijt psikoskizofrenik fetare do te vazhdojne te sjellin luftra ne Ballkan,Europe dhe Bote.Turqia,Shqiperia,Bosnja dhe Kosova,nuk mund te hyjne dot ne BASHKIMIN DEMOKRATO-KRISTIAN TE EUROPES. Fete jane mallkimi i popujve,ne qofte se ekziston nje ZOT perse kemi ndarie fetare,thjesht zbatohet politika ,PERCA dhe SUNDO/
Rushi: shkp pak ne France dhe Angli dhe fo thuash jam ne Algjeri apo Pakistan. Ka me shume nga ata myslymer ne Europe sesa ne Shqiperi. Tek ne shumices nuk.ja ndjen per fete, jane ateiste.
Evropa hapi kufijt per shtete me miliona jevgj si rumania dhe bullgaria te cilat jane ballkani i vertet.
Fajin e ka qeveria jone se po te kishim qeveri pak patriote Kina do kishte ne dispozicion 2-3 porte te medha dhe pse jo biznes per gas rus…
Me fal per ke evrope e ke fjalen?
Per ate qe e mbylli me terror gjithe kontinentin per covid dhe vete benin parti me kurva dhe cuan per lesh ekonomite e veta me urdher te cufos?!
Me fal per ke evrope e ke fjalen?
Per ate qe e mbylli me terror gjithe kontinentin per covid dhe vete benin parti me kurva dhe cuan per lesh ekonomite e veta me urdher te cufos?!
Shqiperia duhet te kthehet Aty ku ishte ne 1990.Studentet dhe populli qytetar kerkuan Liri,Evrope dhe Amerike,,NUK KERKUAN FE. Populli shqiptar ishte nje popull Ateist me ca kadavra fetare te moshuiar,ca pleq klerike pa asnje ndikim ne populll.Fene e kultivoi Sali mortja,qe kishte shembur teqete dhe xhamite ne Tropoje,.Nje arrivist komunist,qe u shnderrua ne poliagjent fetar,,kultivues te gjithe pacavrave dogmatike.Ky bridhte neper fushata me prifta,hoxha,haxhibektasha,,kultivoi ferrat mesjetare,ashtu si kultivoi krimin,korrupsionin,kurverine,,drogen,spiunllekun.Edi Rama i perfeksionoi,i solli ne oborr,i beri edhe me shtet.
Populli shqiptar perseri mbetet nje popull Ateist ne 90%,.Ato plera katundare,jefq,grekomuter,,nuk jane populli ateist,,i kulturuar,i shkolluar me dije materialiste.Materializmi shkencor i ka rreenjet ne Greqine e lashte,i ka rrenjet te Koperniku,Xhiordano Bruno dhe iluministet franceze,qe nuk ishin komuniste,,marxiste.
Sugjestjonuesit Hajdute,Berisha,Rama kishin nevoje per Fete.Ne bashke me Rama n`burg,Berishan`burg duhet ti perfishemi edhe njehere Instituteve fetare,kisha xhami,,teqe e Pacavra dallaveraxhish e ti rrafshojme prape,si ne 1967.
Besoj si Ateiste Evropa te na pranoje.
Jo mo se nuk është ashtu . Po ata mijra bythpërpjetë që pushtojnë sheshin Skënderbe dhe sheshet e tjera nëpër qytete për Bajram e Ramazan çfarë janë nuk janë shqiptarë .
Me vjen keq demo qe te kundershtoj por nuk je ti te diskutosh se ç’do populli. Se ç’do populli e di populli, ti je nje njeri i mbaruar nese mendon se mund ti diktosh rrugen qe duhet te ndjeke populli !
Europa te heqe dore nga cufot se do ike per lesh kari. Amerika e ka nisur rrugen e mutit.