Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Balluku në Dubai: U firmos një deklaratë e përbashkët për rritjen e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme (VIDEO)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Balluku në Dubai: U firmos një deklaratë e përbashkët për rritjen e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme (VIDEO)
EkonomiPolitike

Balluku në Dubai: U firmos një deklaratë e përbashkët për rritjen e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme (VIDEO)

Published: December 5, 2023
Shpërndaje

Belinda Balluku ishte e pranishme sot në takimin e COP 28 në Dubai ku u fol mbi ndryshimet klimatike dhe hapat që duhet të ndërmarrin qeveritë në nivel lokal. Sipas Ballukut dita e sotme ishte një ditë e rëndësishme, pasi 123 vende, përfshirë edhe Shqipërinë kanë firmosur një deklaratë të përbashkët me angazhime të mirëfillta për çdo qeveri.

Nga ana tjetër zv.kryeministrja Balluku paraqiti në këtë ministerial edhe arritjet e Shqipërisë në fushën energjitike, për sa i përket diversifikimit të burimeve të rinovueshme.

Belinda Balluku: “Sot është një ditë e rëndësishme në COP 28 që zhvillohet në Dubai. Një javë totalisht e fokusuar tek Ndryshimet Klimaterike dhe të gjithë aksionet që duhen marrë globalisht për të shpëtuar planetin tonë. Ka pasur takime të liderëve të mbarë botës, por është vazhduar edhe me takime të tjera në nivel ministerial siç ishte dita e sotme, ku 123 vende kanë firmosur një deklaratë të përbashkët me angazhime të mirëfillta për çdo qeveri.

- Publicitet -

Duhet thënë se një nga angazhimet më të mirëfillta është ai i trefishimit të fuqisë së instaluar të burimeve të rinovueshme në shkallë globale deri në vitin 2030 me 11 mijë gigavat/orë. Gjithashtu jemi angazhuar që në ditët në vijim do të kemi një rritje të mbrojtjes së eficiencës së energjisë me 2% akoma më shumë. Pra nga 2% në 4%.

Ndërkohë duhet vendosur eficienca energjitike në krye të listës së çdo projekti, çdo politike dhe të çdo angazhimi qeveritar për këto 123 vende që kanë pranuar këtë deklaratë. Për t’i arritur të gjitha këto, shtetet janë angazhuar të adoptojnë politikat e tyre lokale dhe gjithashtu të vendosin targete të larta dhe të fokusohen në rritjen e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme, si dhe të eficiencës së energjisë.

Gjithashtu 123 shtetet kanë marrë angazhim të njohin nevojën për një bashkëpunim më të ngushtë ndërkombëtar, bazuar në inovacion dhe teknologji të reja që përdoren për prodhimin e energjisë por dhe eficiencën energjitike. Dhe duhet thënë se në këtë tryezë të nivelit të lartë ku morën pjesë të gjithë ministrat përfaqësues të energjisë dhe të klimës për 123 vendet, u shpreh qartë se çdo vend duhet ta kostumizojë këtë politikë duke arritur kështu të gjitha targetet për të ardhmen.

Gjatë ministerialit të COP 28 sot në emër të qeverisë shqiptare dhe në emër të kryeministrit Rama kam arritur të paraqes të gjitha arritjet në fushën energjitike për sa i përket diversifikimit të burimeve të rinovueshme që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndërmarrë.

Sigurisht të gjitha projektet e reja që do të kontribuojnë në të gjitha ato targete që thashë pak më parë por edhe në politikat që qeveria shqiptare do të ndërmarrë në të ardhmen dhe të gjithë incentivat dhe i gjithë motivimi që ne kemi dhënë për eficiencën e energjisë, duke qenë të bindur se është çelësi i suksesit për të arritur të gjitha targetet e mundshme.

https://fb.watch/oL3EOzMF-K/

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Drejtoria e Burgjeve refuzon në heshtje, i dënuari Ardian Çapja nuk merr pjesë në varrimin e nënës së tij
  • Shqipëria i përgjigjet Vuçiç, pas kërcënimeve se do lejë pa ujë Kosovën
  • Qytetarët paguajnë, por s’kanë ujë 24 orë! Dokumente e ID me çmimet më të larta në rajon
  • Po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh, arrestohet pronari 39-vjeçar në Himarë
  • Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij

Komentet e Fundit

  1. nje shqiptar on “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  2. marrem chaka on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  3. nastradini on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  4. SHBA, NA DI GJË BUDALLENJ?! on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  5. Dajti on Pamjet e ndotjes në Gjirin e Lalzit, reagon UKD: Uji i errët u shkaktua nga sedimentet, jo nga ujërat e zeza

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?