Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bamir Topi: Rama dhe Berisha janë bashkë, njëri rri në pushtet rehat, tjetri merr përfitimet në opozitë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Bamir Topi: Rama dhe Berisha janë bashkë, njëri rri në pushtet rehat, tjetri merr përfitimet në opozitë
Politike

Bamir Topi: Rama dhe Berisha janë bashkë, njëri rri në pushtet rehat, tjetri merr përfitimet në opozitë

Published: May 26, 2026
Shpërndaje

Ish- presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke komentuar situatën politike në vend, deklaroi se Rama dhe Berisha janë në harmoni me njëri tjetrin, duke shijuar njëri pushtetin si kryeministër dhe tjetri përfitimet në opozitë.

Topi tha se ka një ekuilibër mes pushteteve dhe se nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin tani, do të fitonte sërish Rama.

Ylli Rakipi: A mund të shpëtohet PD-ja më, apo doktori e merr me vete? Ai tha më telefonoi një njeri 95 vjeç, edhe unë këtu do të jem 95 vjec. Pra vendim tjetër nuk ka, vec vendimit të “atij lart”.

- Publicitet -

Bamir Topi: Kam kohë që them se shkon drejt degradimit, po në këtë studio të kam thënë, një miku im që e njeh mirë situatën thotë në fund fare, kur ai të largohet, do të gëlltisë edhe vulën e partisë.

Ylli Rakipi: A është doktori sot një aset i vyer për Ramën?

Bamir Topi: Absolutisht. Nuk më interesojnë bisedat që bëhen ku thonë se këta janë bashkë, por unë e di që këta janë bashkë. E kanë ndërtuar vetë sistemin të tillë, kanë qenë arkitektë të këtij sistemi. Pse? Numrat nuk gabojnë. Dihet që është shoqëri e profilit të majtë. Një pjesë e drejtuesve të PD, kanë qenë anëtarë të Partisë së Punës, janë të inspiruar nga një filozofi e majtë. Pastaj i dimë fare mirë shifrat. Edhe kur jemi rikthyer në pushtet, shifrat kanë qenë aty aty.

Nuk bëhet fjalë më për statistika, ato dihen. Këtë e ka kuptuar edhe vetë Berisha, pasi e njeh situatën. Akordi është ky, do të vijojmë në këtë mënyrë që të ruajmë ekuilibrat. Është struktura e sistemit politik. Nëse humbet ekuilibri për pak shkatërrohet piramida. Këta mbajnë njëri tjetrin. Njëri është kthyer në kryeministër që nuk rrezikohet nga asgjë. Tjetri kryetar opozita që përfiton të gjithë benefitet dhe nuk përben rrezik për asgjë. Rreziku më i madh që përbën, është për ata që kanë iluzionin se ai do ti sjellë prapë në pustet.

Ylli Rakipi: Debatojmë edhe këtu në studio ne shpesh, a mundet Edi Rama me zgjedhje?

Bamir Topi: Do të them një element që nuk besoj ta kesh dëgjuar në studio. Gjatë udhëtimeve për motive punë, kur kaloj nga aeroporti Nënën Tereza, ka rreth 3-4 fluturime për çdo qytet të Italisë. Futen për të fluturuar drejt Italisë. Është shumë e vështirë të gjesh vend nëse nuk e ke prenotuar një kohë më parë. E njëjta gjë në kthim. Çfarë do të thotë? Ka shumë njerëz, që janë profesionistë, dhe atë që duhet të bënin në vendin e tyre, e ralizojnë në Itali, Francë, Gjermani. Hidraulikë, marangozë, arkitektë… E kam të konfirmuar.

Atë që nuk i ofron tregu i punës në Shqipëri e realizojnë atje. Ikin, vijnë, garantojnë jetesën. Pastaj këtu është një grup që nuk garanton as mbijetesën, pensionistë. Kjo shoqëri nuk e ka më barrën e të papunëve. Kryeministri nga kjo pikëpamje është i qetë. Ata që mbeten pa punë, janë kontigjent i demokratëve, që të pashpresë, ikën dhe morën drejtim tjetër, as opozita nuk i ka më mbështetje. Është krijuar ekuilibër brenda një shoqërie të reduktuar. Në këto kushte vijojnë bashkëpunimin, bëjnë hipokrizinë e rradhës. Historia nuk është më te lidershipi por te njerëzit, që vijojnë të hipnotizohen.

Ylli Rakipi: Pra zgjedhjet nuk kanë ndonjë vlerë?

Bamir Topi: Nuk shoh të ketë ndonjë presion. Flasim çfarë konstatojmë në këtë moment. Nëse zgjedhjet do ta bëheshin nesër, besoj se është e njëjta situatë. Ka edhe një iluzion te partitë e reja, ta jep ndjesinë gara elektorale, duket sikur të mbështesin njerëzit, por këtu është një hipokrizi tjetër. Këtu komunikon me ty, pastaj shkon me tjetrin.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • i indinjuari says:
    May 26, 2026 at 1:11 pm

    Po ky me krieprokuroren, po ki qe i rrembyen partine, po ki qe ishte krietar i grupit te pd, po ki qe me Oketen formuan parti pa zbrit nga kali, po ki qe u be president me votat qe i dha Fatos Nano !!!! … Keta jane bashke me prokurore e gjykates ti zhdukesh nga ai vend qe e ropen.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?