Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Banka Botërore: Çmimet e larta të energjisë dhe ushqimeve mund të rrisin me 8.4 % nivelin e varfërisë në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Banka Botërore: Çmimet e larta të energjisë dhe ushqimeve mund të rrisin me 8.4 % nivelin e varfërisë në Shqipëri
EkonomiKryesoreShoqëri

Banka Botërore: Çmimet e larta të energjisë dhe ushqimeve mund të rrisin me 8.4 % nivelin e varfërisë në Shqipëri

Published: November 8, 2022
Shpërndaje

Varfëria mund të bëhet më e mprehtë dhe me e thellë në vendet e Ballkanit Perëndimor si pasojë e rritjes në rekorde të çmimeve të ushqimeve dhe të energjisë, analizoi së fundmi Banka Botërore në raportin e rregullt ekonomik rajonal.

Nivelet e mirëqenies në Shqipëri do të bien me rreth 4 për qind nga inflacioni i lartë, ndërsa varfëria do të rritet me rreth 8.4 për qind.

Me rritjen e shpejtë të çmimeve në të gjithë botën, Banka Botërore përditësoi kufijtë e varfërisë relative në vlerë nominale. Në vendet e varfra me të ardhura të ulëta kufiri i varfërisë është 2,15 dollarë amerikanë në ditë, në vendet me të ardhura mesatare të ulëta kufiri i varfërisë është 3,65 dollarë në ditë dhe në vendet me të ardhura mesatare të larta ku bën pjesë edhe Shqipëria ky kufi është 6,85, nga 5.5 dollarë që ishte vitin e kaluar.

- Publicitet -

Banka Botërore e indeksoi kufirin e varfërisë për vendet si Shqipëria me rreth 21 për qind brenda një viti, por të ardhurat e familjeve në decilin më të varfër në vend nuk janë rritur me të njëjtën ritëm gjatë vitit të fundit , duke bërë që edhe familje të tjera të përfshihen në nivelin varfërisë.

Përpara COVID-19 Rajoni kishte bërë përparim të dukshëm në uljen e varfërisë. Midis 2016 dhe 2019, shkalla e varfërisë vlerësohet të ketë rënë me rreth 10 pikë përqindje. Përmirësimet në mirëqenie ndaluan kur kriza e shkaktuar nga pandemia i çoi në recension të gjashtë ekonomitë e Ballkanit në vitin 2020. Numri i të varfërve u rrit me 155,000 persona të rinj.

Në vitin 2021 ekonomitë e Rajonit pësuan rritje të shpejtë ekonomike, e cila ndikoi në uljen e varfërisë mesatarisht me 3.5 pikë %, ku u vlerësua se rreth 547,000 kishin dalë nga varfëria. Në Shqipëri varfëria pësoi rënie me më shumë se 6 pikë % në vitin 2021 në raport me vitin 2020, si rrjedhojë edhe disa ndryshimeve metodologjike në vlerësimin e fenomenit nga Banka Botërore.

Sipas skenarëve bazë në vitin 2022 varfëria në rajon parashikohet të bjerë me rreth 1 pikë përqindjeje, ekuivalente me rreth 144,000 njerëz. Sipas skenarëve bazë, varfëria në Shqipëria parashikohet të bjerë më tej në vitin 2022 me 2 pikë përqindje.

Mirëpo në mungesë masave mbështetëse nga qeveria rritja e çmimeve të ushqimeve do të rrisë me tej shkallën e vlerësuar e varfërisë (sipas standardeve të të ardhurave të mesme të larta) .

Ndikimet mesatare në humbjen e mirëqenies janë të mëdha dhe të  larmishme nga -4.9 për qind në Shqipëri në -10.2 për qind në Maqedonia e Veriut. Në decilin më të varfër humbjet janë edhe më të mëdha.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Andis says:
    November 8, 2022 at 11:51 pm

    Ore luftrat qe behen behen vetem per nje qellim.Si vendet e medha te hapin rruge te reja te ekonomise per te ngritur cmimet.

    Reply
  • intelektuali says:
    November 9, 2022 at 5:53 am

    O Banka Boterore si miza pa koke:

    PO PSE TE RRITET CMIMI I ENERGJISE NE SHQYPNI?

    kur:

    Zoti e ka darovitur me plot uje dhe hidroenergji sa permbyt qytete dhe krahina si apokalipsis biblik i Noes sa here bie shi por edhe nga injoranca ne drejtimin e Shtetit te trasheguar nga Enveri ne se ja keni degjuar emerin

    Reply
  • xy says:
    November 9, 2022 at 7:11 am

    @andis
    ke shumë ët drejtë.
    luftrat shpiken për të rritur çmimet dhe për të vënë në qarkullim kapitalin.
    sepse kapitali e humbet vlerën kur rri në vend ose ngelet stok dhe forcohet kur qarkullon.
    me rritjen e çmimeve rritet fitimi i borgjezëve dhe natyrisht produktet më shtrenjtë do i marrë populli

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • I shpëtoi operacionit të RENEA-s në Korçë, kush është Mihallaq Përgjika
  • Kryeministria për “shkarkimin” e Ristanit: Veliaj është kryetar i Tiranës, nuk ka hapësirë për interpretim
  • Zjarret përpijnë bjeshkët e Dibrës, flakët dalin jashtë kontrollit në Sllatinë
  • GJKKO e la në burg, Ergys Agasi transferohet në paraburgimin e Bradasheshit
  • Aksidenti me monopatinë i mori jetën, 13-vjeçari stërnip i At Gjergj Fishtës

Komentet e Fundit

  1. tom on Disa pyetje dhe përgjigje për paqen me Rusinë
  2. Ethem Lalaj on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  3. Precizim on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  4. Vl on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  5. Aldrin on Akuza e pazakontë e kryeministrit malazez: Serbia dhe Shqipëria duan të na destabilizojnë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?