Një studim i ri i Bankës Botërore mbi financat publike të Shqipërisë ngre shqetësime të forta për mënyrën si përdoren fondet publike, duke theksuar se vendi përballet me kosto shumë të larta në sektorin e transportit dhe me probleme serioze në cilësinë e projekteve infrastrukturore.
Raporti “Albania Public Finance Review 2025” analizon shpenzimet publike dhe vlerëson se përmirësimi i cilësisë së investimeve, sidomos në transport, është thelbësor për rritjen ekonomike dhe për afrimin me Bashkimin Europian.
Sipas raportit, Shqipëria ka bërë investime të konsiderueshme në infrastrukturë, duke çuar gati 6% t ë PBB-së për investime publike, por rrjeti i transportit vazhdon të vuajë nga probleme të mëdha. Rrugët karakterizohen nga gjendje e dobët, mbingarkesë trafiku dhe ndotje, ndërsa transporti hekurudhor dhe ai detar mbeten të penguar nga infrastruktura e vjetruar.
Banka Botërore thekson se eliminimi i jo-efikasitetit në investimet infrastrukturore mund të rrisë ndjeshëm cilësinë e përgjithshme të infrastrukturës në vend. Në mënyrë konkrete, përmirësimi i efikasitetit të shpenzimeve në energji dhe transport mund të rrisë indeksin e infrastrukturës me deri në 18.6%.
Kjo do të përmirësonte konkurrueshmërinë e ekonomisë dhe cilësinë e shërbimeve publike, duke ulur kostot për bizneset dhe qytetarët.
Raporti paralajmëron se rreziqet fiskale në Shqipëri lidhen edhe me detyrimet nga ndërmarrjet shtetërore dhe partneritetet publike-private (PPP), veçanërisht në sektorët e energjisë dhe transportit.
Efikasiteti i dobët i investimeve publike mbetet një shqetësim i vazhdueshëm, duke rritur presionin mbi financat publike dhe duke kufizuar efektin e investimeve në rritjen ekonomike.
Ekspertët vlerësojnë se përmirësimi i transparencës dhe menaxhimit të projekteve infrastrukturore është thelbësor për të shmangur rritjen e borxhit dhe për të siguruar që investimet të japin rezultatet e pritshme.
Një tjetër problem i madh lidhet me ndikimin e ndryshimeve klimatike. Sektori i transportit dhe energjisë konsiderohet shumë i ekspozuar ndaj rreziqeve klimatike, ndërsa financimi për menaxhimin e fatkeqësive dhe mbrojtjen e mjedisit mbetet i pamjaftueshëm.
Për t’u afruar me standardet rajonale, Shqipërisë do t’i duhet të rrisë shpenzimet për klimën dhe mjedisin me 0.4–0.9% të PBB-së.
Banka Botërore rekomandon që Shqipëria të fokusohet në përmirësimin e përzgjedhjes së projekteve infrastrukturore, rritjen e efikasitetit të shpenzimeve, forcimin e institucioneve dhe monitorimit të investimeve.
Sipas raportit, pa rritjen e cilësisë së investimeve dhe pa projekte më të përgatitura, shpenzimet e larta në transport rrezikojnë të mos japin efektin e pritur në zhvillimin ekonomik.
Studimi thekson se Shqipëria nuk ka problem vetëm nivelin e investimeve në transport, por mbi të gjitha cilësinë dhe efikasitetin e tyre. Përmirësimi i menaxhimit të projekteve dhe rritja e transparencës konsiderohen vendimtare për rritjen ekonomike dhe afrimin me BE-në – shkruan Monitor.

Pse nuk e thon troç, hajdutëri me cizme
Sepse monitor paguhet nga hajdutet me cizme.
Raportim i qelbur sorroist, ne mbrojtje te klases oligarkise.
Vini re shqetesimi primar jepet ‘rritja ekonomike’ pastaj bizneset dhe ne fund qytetaret pra publiku (me emrin e te cilit levrohen fondet e investimeve).
Vini re sesi shprehen se infrastruktura paraardhese ne hekirudha e porte perbeka pengese per zhvillim. Nje raport me kembe ne toke do sugjeronte permiresimin e tyre mbi bazat egzistuese, ne favor te stufimeve egzistuese tashme te bera dhe kursimit te lekut.
Vini re sesi mbron sistemin e oligarkise nga vjedhja e farsa e te ashtuquajtures investim infrastrukturor duke ia hedh fajin klimes, e ujersve te pamenaxhuara.
Sa di ky,sa di ky!Di edhe te ngreje ish Ndermarrjen Rruga-ura,qe ti beje rruget me cakull e me inxhenjeri,qe mos prishet per 100 vjet,por nuk ngopet.i ka hyre zgroplla hajdutllekut. Perjashtojeni fare nga BE mutin,,mos ja shohim surratin neper Samite.
Jo mo jo o Banka Boterore qe raportin-dacibao per rruget e Shqypnise e keni shkruar si ato Letrat e Hapura te Partise se Punes kur Enveri injoranti kishte falimentuar ekonomine me tollona dhe bunkere. Pse e them kete?
sepse:
SHQYPNIA DUHET URGJENTISHT DUHET TE LARGOJE ME HU INJORANTET PA SHKOLLE NGA DREJTIMI I SHTETIT
ndryshe:
Asgje nuk do te ndryshoje ne kete vend.
Nuk ka kontroll. Shteti nuk ka autoritet. Çfarë mund të presësh tjetër nga Palloshi dhe ajo kurva?!
Skela me duket se je me palloshe se Rama dhe me kurve se Belinda .Turp qe shan me kete fjalor
Perse mos te mendojme dhe tjetren, qe rruget dhe mund te sabotohen qellimisht me mjete te ndryshme, per te arritur nje qellime te caktuar. Prej ketij shtet kriminal te gjitha bejne vaki. Me duket pak e dyshimte qe te jete nga shkaqe natyrore.
Mua me duket me teper si nje rast, prishi Naten e qaji Diten.
Rama dhe Bela jane ne flagrance, uroj qe Partia Socialiste te mos bjere ne gracke!