Nga Klodian Tomorri
Në fund të muajit nëntor, Bankers Petroleum nisi, përmes portit të Petroliferas në Vlorë, dy ngarkesat e radhës për eksport të naftës së nxjerrë nga fusha e Patos-Marinzës. Anijet, të cilat kishin në total një sasi prej mbi 200 mijë fuçi nafte, u shitën përmes një kompanie italiane brokerimi të quajtur Mercuria.
Sipas marrëveshjes, vlera e dakortësuar për shitjen e naftës ishte rreth 12 milionë dollarë dhe pagesa do të kryhej në dhjetor. Por paratë as nuk mbërritën në Shqipëri dhe as shkuan në llogarinë e Bankers në Vjenë. Ato u zhdukën në një llogari të fshehtë që nuk dihet se në cilin vend dhe bankë ndodhet.
Skandali plasi kur dikush nga punonjësit e Bankers i kërkoi brokerit italian dokumentat se ku ishin derdhur paratë e eksportit për të kontabilizuar transaksionin sipas ligjit. Përgjigja e Mercurias ishte se paratë u derdhën në një llogari të caktuar nga shefat kinezë të Bankersit në Fier. Këta ishin drejtori i përgjithshem i Bankers Luntao Chen dhe zvdrejtori, Zhang Fuguo.

Veprimtari kriminale
Marrëveshja e koncesionit i lejon kompanisë Bankers Petroleum që të hapë llogari dhe të lëvizë lirisht paratë nga shitja e naftës, kudo jashtë shtetit. Kjo është klauzola që Bankers ka shfrytëzuar për llogarinë e famshme të Vjenës.
Por hapja e një llogari jashtë nuk është pa kushte. Bankers ka detyrimin që të raportojë pranë AKBN-së dhe autoriteteve fiskale të Shqipërisë çdo llogari, në secilën bankë të botës, ku ajo pret pagesat e eksportit të naftës shqiptare. Dhe kjo jo pa qëllim.
Ligji fiskal e detyron kompaninë që të dokumentojë me faturat përkatëse çdo shpenzim apo lëvizje fondesh, që bën nga këto llogari sepse mbi bazën e këtyre dokumentave shteti shteti dokumenton bilancin e kompanisë dhe pjesën e fitimit që i takon të marrë.
Por në rastin e një llogarie sekrete, që nuk e di askush se ku është përveç kinezëve, shteti nuk ka asnjë mundësi të verifikojë se si janë shpenzuar paratë. Përtej kësaj, ky është një veprim i pakontabilizueshëm në bilanc.
Dërgimi i parave në një llogari të fshehtë është praktikisht shkelje e marrëveshjes së koncesionit, pasi kompania nuk sillet më si një koncesionar, që ka vetëm të drejtën e shfrytëzimit të një pasurie publike, por sillet si pronar i saj, që mund të fshehë paratë ku të dojë.
Së dyti, kjo është një veprimtari e kriminale financiare, e cila i nxjerr autoritetet fiskale të Shqipërisë tërësisht jashtë loje dhe me këtë edhe mundësinë e shtetit për të mbrojtur pjesën që i takon të marrë.

Por pjesa më e rëndë gjithë këtë histori është se ky veprim ka ndodhur pikërisht gjatë kohës që kompania ishte nën hetim nga SPAK dhe autoritetet kërkonin të mblidhnin miliarda lekë borxhe, që Bankers ka për të paguar në shtet.
Në fillim të muajit të kaluar, menjëherë pasi GJKKO miratoi zgjatjen edhe me tre muaj të hetimeve ndaj Bankers, SPAK i ka kërkuar kompanisë kineze të vërë në dispozicion lëvizjet e llogarisë në Vjenë dhe çdo dokument justifikues për cdo transaksion të kryer nga kjo llogari.
Nuk dihet nëse SPAK ka rënë në dijeni të 12 milionë eurove të zhdukura nga Bankers në llogarinë sekrete, gjatë muajit dhjetor. Por ky është një informacion që sigurohet shumë lehtësisht. Punonjësit e Bankers e dinë të gjithë. Kapitali e ka të verifikuar tashmë.
Kapital

Pse akoma egziston SPAKu?
Kjo do të thotë se të gjithë konçesionarët kanë bërë çfarë kanë dashur me pasurinë e shtetit shqipëtar.
Kështu me naftën kështu me metalurgjinë, marrin çfarë të duan, kur të duan sepse këtu për ta nuk ka shtet, qeveritë shqiptare kanë tradhëtuar interesat e popullit të tyre.
Ata duhet të ndëshkohen për krim kombëtare.
Populli nuk humbi ndonje gje. As shteti.
Ato para do kishin perfunduar ne dore te Rames per batakcilleqet e tij.
Kjo eshte lufte mes predatoresh me nj-tj.
Po ajo nafta e kujt eshte o xxxx?
Mos e prune gje Bankers me vete?
Si nuk humbi gje, humbi naften, taksat etj jeni ju pa eshte rama popull satrap
Me mire kinezi,se Rama.Po ere,ke te drejte.
Skandaloze, si ka mundesi qe jane akoma te lire te bejne cte duan keta te Bankers. Ca mut shteti jemi. Dhe gjykatesit duan ngritje rroge. 🤮🤮
Shtet rrampallë, duhet Xhaxhi me kpyt kryt gjarprit që po helmon përdit Shqiprinë tonë të mjerë.
Kta ne shkrim flasin per milionat ne drejtim te paditur. Per ato fola.
Sa per naften , e kam thene. Te mbyllet gryka, qysh kur kinezi kercenoi se mosshfrytezimi burimeve i vulos perfindimisht ato.
Por kjo e parave, per popullin dhe vendin eshte lufte e humbur.
Pse kaq i paaftë është shteti jonë, qeveria ……dmth shoku Edi Rama (sepse ai vetëm ai është shteti, qeveria jonë) që të fitojnë kinezët dhe ai të ngelet me gisht në gojë? Gaboheni kur thoni që parat kanë shkuar në drejtim të paditur. Po të hetoj SPAK të jeni të sigurt që do të dal që pjesën më të madhe të 12 miljonëve e ka mar pronari real i naftës dhe të gjith Shqipëris , kusari i sofistikuar që ka kthyer hajdutërin në shkencë, , kombçfarosësi i llahtarshëm, antishqiptari i përbetuar Edi Rama. Pse budalla është ai që të fitojn të tjerët me naftën e tij? Pse kot ai e ktheu në skrap rafinerin e naftës në Ballsh?
Dyshoj që edhe kolegu i tij në kusarin kombçfarosëse, Sali Berisha mund të ket mar pjesën e tij sepse miljonat e naftës edhe kur ishte ai në qeverisje iknin “në drejtim të paditur”.
Të hueat, nuk paguajnë detyrimet në shtet. Vendësit ja hanë prapa shpine. Shpesh dhe para syve. Kryeministri , më së paku , i pa aftë. U fut vetëm nga një ventuzë ( puthje ) në kokë.
Sa shumë strategë nxori kjo Shqipëri e përfjetur ! Strategë investitorë , me paratë e popullit. Shtet, qeveri dhe dhe parti, për të janë një. Vetë, po komandant fuqiplotë, që nuk shikon ç’i ndodh ! Kur ja thonë, nuk i beson !
@!!? Nuk e ke keq, me gjase kinezi para se te marre fitimin u paguan xhelepin mire e mire agallareve qe kane zaptuar istikamet e pushtetit ne Shqiperi.
SPAKU merret me intimot e Xoxes… Nuk ma merr nëndja që ka pjesë nga ky transaksuoni 12 miljunësh!!!
lluster eshte bere kinezi,.Si mobilje me llak kombinati. Ta kishte pare shoku Mao e dergonte te gardistet e kuq per riedukim,po nuk ka me Mao dhe Orizore.