Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Basha, Berisha dhe fondet ruse: Një histori e shkurtër e të riut, pasuria e të cilit nuk u sqarua kurrë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Basha, Berisha dhe fondet ruse: Një histori e shkurtër e të riut, pasuria e të cilit nuk u sqarua kurrë
AnalizaKomenteKryesoreopinion

Basha, Berisha dhe fondet ruse: Një histori e shkurtër e të riut, pasuria e të cilit nuk u sqarua kurrë

Published: September 15, 2022
Shpërndaje

 

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

- Publicitet -

Zëri i Amerikës, në njërin nga shkrimet e tij, ka cituar një kabllogram të Departamentit të Drejtësisë dhe inteligjencies amerikane se Rusia, përmes fondit të veçantë të presidentit të saj, Putin, ka financuar Partinë Demokratike në Shqipëri.

Ndërsa më parë, sinjali kishte ardhur përmes një kompanie lobimi në Shtetet e Bashkuara, tani është fjala për dy nga institucionet më serioze dhe më të besueshme të shtetit amerikan: Departamentin e Drejtësisë dhe shërbimin inteligjent.

Lulzim Basha, i cili ka qenë kryetar i PD kur është bërë ky kalim i dollarëve rusë, ka reaguar duke thënë se “PD ka kërkuar të hetohet që në daljen e këtyre pretendimeve dhe se drejtësia hodhi poshtë çdo akuzë”. Ai deshi të nënvizojë se “Partia Demokratike nuk ka marrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus”.

Jo rastësisht, informacionin e dhënë nga Departamenti i Drejtësisë dhe shërbimi inteligjent amerikan e mbështet edhe drejtuesi i tashëm i PD-së, Sali Berisha. Natyrisht ai, dhe portalet pranë birit të tij, nuk e mbështetin nga dëshira për të vërtetën, por tani Basha është armiku i tyre politik dhe si i tillë duhet dërmuar. Sidoqoftë, nuk është njëra nga shashkat e tij të hedhura në erë. Ai po vrapon të distancojë Bashën nga PD-ja, pasi e di mirëfilli se kjo ka ndodhur, paratë e dhëna nga shërbimi i fshehtë rus janë dërguar në adresën e dhënë, në kompaninë e lobimit, e jo vetëm tek ajo; e di po ashtu, se në fillimet e ngritjes së strukturave të kësaj force politike, që në janar të fitit 1991, paratë me origjinë sllave, konkretisht serbe, dorëzoheshin te Azem Hajdari, si kontribut i shërbimit të fshehtë serb dhe politikës serbe për të shkatërruar gjithçka.

Të kthehemi te Basha dhe te pyetja e drejtëpërdrejtë: për sa dollarë e shet ai këtë vend?

Lulzim Basha është një figurë politike e dalë nga nëntoka serbe për të qenë drejtuesi i opozitës. Ai ishte një i panjohur, merita e vetme e dukshme e të cilit ishte njohja me zonjën Argita Berisha. Rreth tyre ishte një grup i të rinjve unmikas, që, pasi u trajnuan si ekspertë në ndjekjen e krimeve të supozuara të UÇK-së, apo në ngjarje të tjera të luftës dhe pasluftës në Kosovë, erdhën në Shqipëri dhe, së bashku, u bënë pjesë e opozitës.

Figura rreth të cilit Berisha përqendroi gjithë këtë grup ishte Basha. Ai erdhi  duke deklaruar një pasuri miliona eurosh të fituara me rrogën e angazhimit të tij në strukturat e drejtësisë në Kosovë. Asnjë tjetër, që kishte qenë në të njëjtën kohë me të, ndoshta edhe më gjatë në strukturat e larta ndërkombëtare në Kosovë nuk kishte një pasuri të tillë. Njëri nga të angazhuarit për shumë vite në Kosovë, shqiptar nga viset shqiptare në Maqedoni, me pozicion të njëjtë, ndoshta edhe më të lartë në UNMIK, në deklarimin e tij zyrtar, por edhe në bisedë private, pas kthimit në vendlindje, ku ushtron një post të lartë shtetëror, deklaronte se pasuria e tij ishte dhjetë herë më e vogël nga ajo që kishte deklaruar Lulzim Basha.

Ky i fundit, asnjëherë nuk i justifikoi dot të ardhurat e shumëfishta që i paskësh krijuar në Kosovë, dhe askush nga institucionet përkatëse në Shqipëri nuk ia kërkoi. Shkaku ishte i thjeshtë: ai erdhi në Shqipëri në vitin 2005, së bashku me pushtetin e PD-së, dhe ende pa e ditur se ku ishte godina e Ministrisë së Komunikacionit, u bë ministri i saj.

Le ti marrim gjërat me radhë: Shefi i dikurshëm i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, krejt hapur, deklaronte asokohe në një emision TV se pasuria e tij kapte milionin në euro dhe se, kjo pasuri ishtë vënë para se ai të futet në politikë dhe të jetë pjesë e saj.  Në intervistën e tij, Basha, nën ditirambin e vetvetes, nuk bëri asnjë arsyetim se si ishte bërë djali 31 vjeçar, (kaq ishte asaj kohe kur u bë pjesë e politikës, në janar të vitit 2005), milioner, kur në të gjithë jetën e tij ai kishte vetëm 5 vite punë të rregullt, pa llogaritur këtu atë që mund të ketë fituar kur ka qenë përkohësisht kamerier në Rinas, një punë që unë e respektoj shumë më tepër se ato që shefi i Shqup-it ka bërë më pas.

Deri në fundin e vitit 1999 ishte në Hollandë, ku vazhdonte studimet në njërin nga universitetet e njohura të tij, për të cilin askush nuk është i sigurtë nëse e ka përfunduar. Përralla e tij e afishuar në jetëshkrimin privat se, kur ishte student ka punuar si këshilltar juridik në firmat private holandeze, është e pabukë dhe njëkohësisht e thurur keq. Nuk mund të bënte përmes këtyre “këshillave” as një dhjetëshe nga milioni i parë që ka deklaruar. Jo pak studentë e zënë kohën e tyre në një punë dytësore, por, sipas kushteve, ligjeve dhe mundësive, përmes shpërblimit që marrin mund të mbulojnë vetëm një pjesë të vogël të jetesës së tyre.

Vetëm nëse kanë pasur “ndihmë” nga ndonjë kompani piramidale në Shqipëri, si Vefa Hollding, me të cilën ishin të lidhur familjarisht çifti Basha, atëherë mund të arsyetohet se “këshilla” juridike e tij, ka qenë e vyer.

Jetën e vërtete profesionale Basha, si shumë të tjerë që më pas u lidhën me PD-në përmes rekomandimit të zonjës Berisha-Malltezi, e filloi në Kosovë dhe pikërisht në zyrat juridike dhe hetimore të UNMIK-ut, ku nuk ishe vetëm një përkthyes i zakonshëm, por shumë më tepër se kaq. I distancuar nga shqiptarët e Kosovës, më tepër një i ri trendi, jo fort i shoqërueshëm, Basha, mrekullisht e gjeti veten në strukturat hetuese të UNMIK-ut dhe u bë një pjesë e rëndësishme e tyre, që nga hetimet ndaj luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dorëzimi i dosjes hetimore të Millosheviqit e deri tek historia mafioze e Shtëpisë së Verdhë, një sajesë e gjetur e shërbimit të fshehtë serb, nga e cila sot janë në Hagë disa nga drejtuesit kryesorë të UÇK-së.

Në Kosovë Basha qëndroi diçka më shumë se katër vite. Filloi të punojë në fundin e vitit 1999 dhe u bë pjesë e politikës shqiptare në janar 2005. Në katër vite pasuria e Bashës u bë pak më shumë se një milion euro. Kjo është vetëm pasuria e deklaruar e tij, por le ta marrim të mirëqenë.

Në secilin vit, sipas një llogarie të thjeshtë, Basha paska përfituar dhe ka kursyer njëkohësisht, duke e marrë të mirëqenë deklaratën e tij, 250 mijë euro, ose një pagë mujore prej 20 mijë e 500 euro, me kusht që të mos ketë ngrënë, të mos ketë udhëtuar nga Prishtina drejt Holandës, të mos ketë paguar qira, të mos ketë pirë asnjë gotë ujë, të mos ketë vizituar prindërit në Tiranë, të mos jetë takuar me asnjëri, bile as me mikun e tij, Damir Fazlliq.

Sipas kësaj llogarie, edhe të tjerët, kolegë të tij partiakë të sotëm, që kanë punuar në të njëjtën organizatë dhe jo rrallë edhe në sektorë të njëjtë, duhej të kishin qenë në katër vite milionerë, ndoshta më të pasur se sa zoti Basha, pasi nuk kanë hequr shpenzimet e udhëtimeve të shpeshta nga Prishtina drejt Holandës, kur për më tepër nuk kishte as linjë direkt në ato vite.

Në asnjë rast, shuma e përfituar nga njerëzit që kanë punuar në strukturat e UNMIk-ut në Prishtinë, pra, duke përfshirë rrogat e zakonshme dhe shërbimet, si dietat etj, edhe nga funksionarë shumë më të rëndësishëm se sa Basha apo të tjerët rreth tij, nuk ka kaluar 8 mijë eurot mujore. Në deklaratat e të ardhurave, që bëhen zakonisht për të gjithë punonjësit e ardhur nga vendet evropiane, e që kanë punuar në Kosovë, nuk ka lindur një milioner i ri, si ka ndodhur me Bashën.

Ata, sa më shumë që kanë përfituar, e kanë përfituar më shumë se sa Basha, sepse në shumë raste ishin shefat e tij, aq më shumë janë taksuar, por, edhe sikur të mos ishin taksuar, nuk do të ishin milionerë.

Basha ka pasur  një rrugë për të hequr dyshimet rreth pasurimit të tij. Ai duhet të ketë të gjitha shpërblimet që ka marrë në vite, sepse nuk ka punuar në të zezë, ai duhet t’i ketë të gjitha kontratat e punës që ka bërë, në të cilat përcaktohen qartë shpërblimet e detyrimet, duhet të ketë kalimet bankare nga zyrat financiare të UNMIK-ut drejt llogarisë së tij private, dhe, asnjëra prej tyre nuk është më sekret, sidomos kur deklaron se para se të futej në politikë ka qenë milioner.

A ka qenë kjo e vetmja rrugë e pasurisë së tij?

Prej shumë kohësh ai është akuzuar nga figura të njohura të strukturave të larta drejtuese të UÇK-së se, në punën e tij , ai, jo vetëm që ka hetuar e ndryshuar deklarimet e personaliteteve të luftës, disa nga të cilët janë dënuar në Kosovë, e të tjerët janë në Hagë ose mund të shkojnë atje; por, çka është më e rëndë, se, përmes tij ose njerëzve të lidhur me të, kanë dalë nga fshehtësia dosje që janë të lidhura me hetimin e Millosheviqit në luftën e Kosovës.

Gjithnjë ka dy dosje, ajo hetimore dhe ajo e prokurorisë. Dosja hetimore nganjëherë është që nga “mirë se erdhët” e deri te “natën e mirë”, ajo e prokurorisë, së bashku me materialet shfajësuese është çfarë paraqitet në gjyq.

Kur ndiqja gjyqin e filluar në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës kundër Millosheviqit, më bënte përshtypje njohuria e tij e thellë, nganjëherë deri në pabesueshmëri, e personave që dëshmonin ndaj tij, dhe, duke qenë i njohur me rrethana që ishin biseduar në mënyrë private, në momentet e pushimeve, ai kishte një përparçsi të pazakontë. I kam pyetur dëshmitarët shqiptarë përse ndodhte kjo, si ishte e mundur që jo pak herë ata ishin gjendur ngushtë , e nga ana tjetër, nga vinte kjo njohuri e gjerë e njeriut të krimit.

Kjo enigmë është e lidhur, gjithnjë sipas përcaktimeve që janë bërë nga figurat e thëna më lart, me një nxjerrje jashtë të skemës hetuese të dosjeve; pra janë dhënë edhe elementë që nuk ishin edhe aq të domosdoshme, por që krijonin bllokimin e dëshmitarëve, sidomos kur ata ishin njerëz të zakonshëm.

Ndërlidhja e mëtejshme e emrit të Bashës me Damir Fazlliq, serbo – boshnjakun e një mijë e një punëve të errëta, për më tepër nipin e shefit të shërbimit sekret serb në kohën e masakrave në luftën e Kosovës, Stanishiq, miqësia e ngushtë mes tyre, punët e përbashkëta, kthimi i Fazlliqit në një mentor të Bashës, sakrifikimi i Olldashit në zgjedhjet bashkiake, shpërfytyrimi Bashës nga një politikan modern, si mendohej të ishte, në një sozie e shefit të tij të çartur mendsh, hija gjithnjë e më e madhe e Fazlliqit mbi ecjen e tij, të gjitha këto, së bashku e veç e veç, kanë bërë që enigmat e misteret të shtohen. Ato bëhen edhe më të ndjeshme kur vetë ai, në një emision televiziv deklaron se bërë milioner në Kosovë.

Pasuria e Bashës tani është shumë milionëshe. Në kohën e qëndrimit të tij si shef i opozitës ai e ka rritur atë, edhe pse në dukje nuk ka pasur fuqi administrative. Në zgjedhjet e fundit politike, sipas një burimi të besueshëm, pasuria e tij është rritur me 2 milionë euro, veç vilave që u shtuan në pasurinë e tij të patundshme. Tani ai është njeri nga milionerët e këtij shteti të varfër.

Nëse do të ishte bërë me punë të ndershme, fantazi, guxim, përkushtim, hallall i pastë. Por ai që 9 vite nuk ka punuar dhe nuk ka pasur asnjë post shtetëror. Është i vetmi që pasurohet në opozitë në mënyrë marramendëse.

Tani, kur nuk akuzohet më nga media shqiptare apo nga shefi i qeverisë, që e kishte xhan, por nga institucione serioze amerikane, justifikohet se, “drejtësia hodhi poshtë çdo pretendim”.

Drejtësia, përmes një precedenti të rrezikshëm ka hedhur poshtë edhe akuzën e provuar në ndërtimin e Rrugës së Kombit, ku munguan 230 milionë euro, dhe gjërat kanë mbetur përgjysmë. Ministër i rrugëve ishte Basha, që ditën sëmurej dhe nuk paraqitej në gjykatë, ndërsa natën bënte llogari të prapështa.

Drejtësia nuk e ka hetuar asnjë herë rastin Basha si ministër i Brendshëm, kur në 21 janar u vranë 4 protestues dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Edhe atëherë, në kohën e pikut të krizës, mes tij dhe Berishës,  kur Basha provoi të flasë disa të vërteta, institucionet e drejtësisë heshtën. Asnjëri nga dy përgjegjësit kryesorë nuk u hetuan, bile as kur provuan të bënin puçin kushtetues ndaj institucionit të prokurorisë së shtetit, në mos zbatimin e urdhërimit për ndalimin e disa krerëve të Gardës së republikës pas 21 janarit.

Drejtësia nuk e ka gjykuar rastin Basha, as kur ai bëri marrëveshjen antikombëtare të Detit, një akt i hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese, që mbante firmën e tij. Ai e fali lehtësisht çfarë pala greke mendoi se duhej falur dhe është e vështirë të besosh se kjo është bërë vetëm përmes një puthje të Dora Bakojanis, ministria e Punëve të Jashtme të shtetit grek. Basha nuk u gjykua as për këtë.

Në tri rastet kur ai ka qenë titullar i një institucioni, mbi kurrizin e tij rëndojnë faje të mëdha, që nuk janë gjykuar kurrë, ndaj alibia se, “drejtësia hodhi poshtë çdo pretendim” , është ndër ato shashkat e justifikimit bosh dhe pa vlerë.

Drejtësia nuk ka hetuar, jo më gjykuar, rastet e mëdha të korrupsionit të Damir Fazlliqit, të studios Kola-Malltezi, kunatit të Bashës, si përfaqësuesi i Fazlliqit në Shqipëri, lëvizjet e miliona eurove në transaksione të dyshimta, që gjithnjë përfundonin ose në duart e Erion Isufit, kunatit të Bashës, ose të studios Kola – Malltezi.

Jo rastësisht këto lëvizje bëheshin përmes kompanive guaske ose në qarqe të mbyllura bankare. Pra, jo rastësisht, emri i tij shfaqet edhe tani, në lobimin 500 mijë dollarësh, të cilat janë të ditura, të njohura dhe të siguruara si prova nga Departamenti i Drejtësisë dhe strukturat inteligjente amerikane.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, në një deklaratë për mediat u shpreh se PD-ja ka denoncuar publikisht këtë akt kriminal të Lulzim Bashës. Deputetë besnikë të Berishës, si ishin dje ithtarë të Bashës, mes tyre Paloka dhe Pollo kanë kërkuar të kenë sqarime se ku kanë shkuar dollarët rusë.

Por, para se ta bëjë këtë një strukturë politike apo ta kërkojnë zëdhënës politikë, këtë duhet ta bëjë drejtësia shqiptare. Ta bëjë si duhet, deri në fund, pa ngurrim, e, mbi të gjitha, pa frikë.

Bedri Islami

 

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • nje qytetar says:
    September 15, 2022 at 6:24 am

    Lulzim Basha ka punuar jashte shtetit me te shoqen dhe kur kane ardhur ne politike kane bere deklarimin e pasurise aty ku eshte vendi, tek Deklarimi i pasurive (se nuk do ta beje neper faqe gazetash). Atehere PS me gojen e Erion Braces vuri kujen per ate pasuri te tij. Se si e ka ate pasuri L. Basha andej nga ka ardhur te ndershme a te pa ndershme, kete nuk di ta them.
    Por ama nje pyetje kam per ty Bedri Islami, nese ma lexon – Po ato 3000 Euro pasuri te deklaruara nga Edi Rama kur ishte kryetar bashkie, te bindin gje zotrote qe nuk qenke sqaruar per pasurine e Bashes?

    Reply
  • Te fala fahriut says:
    September 15, 2022 at 6:57 am

    Sa qenka shqetsuar ky qytetari per pasurine e bashes!!!!
    Kete pune e zgjidh shaban murati si dhiplomat qe ka qene ne nje vend shume te rendesishem si maqedonia.

    Reply
  • On says:
    September 15, 2022 at 7:11 am

    Nuk behet pasuri me rroge…marim mijera euro ne muaj burre e grua dhe paguajme werane e detyrime…na ngelen para por kurre nuk mund re kapim milionin…pasuria Bashes vjen ere…normalisht duhet veting per politiken e per sejtore te caktuar ne administrate se ka drejtore shume here me te pasur se Basha …ildkpi nuk ekziston…si cdo vend te botes are rol e kane tatimet…por ne Shqiperi cdo gje eshte mbrapsh vetem per te fshehur…

    Reply
  • 3D says:
    September 15, 2022 at 9:04 am

    Kur flitet për punët e këtij shumë të dyshuari në Kosovë nuk bën që të harrohet akuza e z. M. Bellanica për konfiskimin e dëshmisë të krimeve çetnike ndaj civilëve të krahut të Suharekës

    Reply
  • Filani says:
    September 15, 2022 at 9:22 am

    O qytetar,ty ne vend qe te knteresoje pastertia e politiikes dhe transparenca ti fillon e derrdellis po ky po ai.
    Ca lepiheni kot mer burr i dheit me inate personale e nuk shikoni punet tuaja.
    Nuk ka rendesi deklarimi se sa sinu bene keto leke…ai robi qe po pergojohet ketu i ka bere ato leke ne 5-6 vjet+pass europiane,si eshte e mundur kjo?
    Ja ke bere ndonjehere veres kete pyetje?
    I di reegullat ti?me 4 vjet studime perpjet te hipesh nuk mer pashaport te asnje vendi?
    Si,qysh,tek?
    Soteria me poshte ta thot shqeto,marin mijera euro ne muaj me te shoqen edhe kur ke bere te gjitha pagesat e detyrime te ngel vari lesht,per me honger buke e me ble cigare,se miliona nuk ben….ti bo muhabete kalamajsh,po ky po ai po ajo…secili te jape llogari.ti si popull duhet te shikosh punen tende e jo te tjereve
    tung

    Reply
  • xy says:
    September 15, 2022 at 9:47 am

    Ska mundësi që një ministër të jetë edhe i ndershëm, edhe të ketë miliona. Se sado me rrogë ministri, prapseprap 3-4 vila si blen dot. Këta të sotmit kanë nga dhjetra vila: nTiran, buz plazhit nga Jugu në Veri. Atëher sjan të ndershëm. Jan hajdutë. Të tërë mesa duket. Megjithatë Amerika bënka publike që PD ka marrë 500 mijë euro nga rusi. 500 mijë euro e do për 1 artikull Bushati dhe Shkullaku. Nuk e kuptoj pse ca pseudodiplomatë si Shaban Murati kërkoj ti japin këtyre dokrrave të imperializmit ca sofizma e aforizma

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    September 15, 2022 at 9:55 am

    OK B.ISLAMI:Ju dhe DITA jan shprehur disa herë për vjedhjet e tmerrshme të pasurisë Kombëtare që në vitet 1992-2013 nga kupola e PD Sb,Lb-Familjarisht dhe me Aleatët dhe asnjëherë nuk janë Hetuar,Gjykuar dhe ca më keq dënuarë.Kjo për faktin se Sb u tregua shumë i ” ZGJUARË” që përdhosi DREJTËSINË që në 92.Dhe kjo drejtësi po vazhdon të jetë kancer për popullin Shqipëtar.Ajo kuk bëhet më sa të jetë Sb mbi dhe..! Nga drejtësia e kapur nga Sb kan përfituar vet drejtësia që 70 % e tyre doli NOKAUT nga Vetingu kryesisht nga Juristi Nd/Kombëtar-THEO JAKOBS,Politikanët e çdo rangu,Oligarkët e Drogës dhe Prostitucionit,etj,Ku paraja e zezë e krimit është futur në Partit Politike dhe disa drejtues të tyre Sidomos PD-BANDË që në 2 prilë 1991 Shkodër.. URDHËROJNË VRASJET ME PAGESË.Rasti R.Hoxha,A.Hajdari,S.Olldashi,Santo,Konomi,Xh.Fana,Xhuvani në Elbasan,etj e vërtetojne 100 % këtë.
    -Lobimi me parat RUSE të PD(Sb & Lb)ka ndodhur në 2017.Para se Luli të dilte në foto me TRAMP,Në Tiranë është takuar me Ambasadorin RUS,Pavarësisht se Sb sot e mohon pasi do që përgjegjësia të orientohet vetëm te L.Basha që në 09.09.2921 e përjashtoi nga Grupi Kuvendor ne porosi Amerikane.
    -Nuk është rastësi që SPIUNËT RUS fotojnë në Gransh,Skrapar e kudo pa u shoqëruar nga askush.
    -I.Meta në Presidencë për 5 vjet ka dal në foto me 2 goca Sërbe(Ruse).Këto foto kan dalë disa herë në Fb,Yutube..,ku vetëm SPAK,SHISH..nuk i sheh.
    -Në librin e Lb të bëtë nga F.Açka kam lexuar se Lb ka qënë spiunë në moshën 15 vjeç(Besoi që në Rinas Kamarier) dhe vetë Ajo në moshën 19 vjeç.Dhe besohet se duke kënë SPIUN ND/KOMBËTAR Personi paguhet shumë..Dhe kjo argumentohet edhe për faktin se Lb i ka shërbyer me devocion Prekurorit të Hagës Dik Marty që i bëri gjëmën UÇK me dorën e L.Bashës që vetëm Ai e dinte Shtëpinë e VERDHË Burrel.
    -Vetëm personi që bëri vidion e KRUSHËS me të vrarët Kosovar që u konvertuar në ushtar Sërb që Lb ja mori dhe nuk ja ktheu..është krim i Lb që duhet të futet 7 pash ndën dhe..!
    -Bëmat e gjëmat e Sb,Lb,Im,F.Mediut..etj në 32 vite nuk kan të mbaruar.Vetëm S.Berisha nuk i di Ato,pasi deri sot nuk ka bërë asnjë LIBËR,pasi historia e tij 32 vjeçare është vetëm ZI..ZI..ZI..!
    -FLM DITA,B.ISLAMI.

    Reply
  • kur 3000 Euro pasuri deklaronte says:
    September 15, 2022 at 12:02 pm

    Sa i shqeteson disa pasuria e Bashes, mire do ishte te merziteshin nga “varferia” e kryeministrit aktual, sigurisht nese e besojne ate “Varferi” te tij me vetem 3000 Euro te deklaruara para gjithe shqiptareve.

    Reply
  • Aldrin says:
    September 15, 2022 at 1:39 pm

    o Bedri, Basha eshte njeriu i Ramutit, pse ben sikur nuk e di?

    Reply
  • Aldrin says:
    September 15, 2022 at 1:42 pm

    Basha, mrekullisht e gjeti veten në strukturat hetuese të UNMIK-ut .. Po Ramuti qe eshte hapur mik i Vucicit dhe i Kallashnikovit te Gores. qe po hap portat e Shqiperise per Serbine dhe Rusine? Jepi pergjigje kesaj, o kellire tregu..
    Basha u dogj e u pervelua si karte nga Berisha, merru me Ramut kermen qe jep toka e territore shqiptare, ate bej, plere e shitur

    Reply
  • fteri says:
    September 16, 2022 at 6:13 am

    Vetëm një gjarpër helmues si Sali Berisha mund marrë para të pista financimi nga Putini,dhe thotë nuk di gjë !….?????…ngre çadra proteste në bulevardin dëshmorët e kombit bashkë me Lulin dhe një grup hajdutësh të privilegjuar ,jetoin në shtet dhe shtetin nuk e njohin ,duke kërcënuar rendin kushtetues me thirrjet destabilizuese anarshiste sulmoni qeverinë policinë rrahni bini goditni ,zyrtarët e shtetit legjitim për mosbindje civile ,opozitë që nuk i jep asgjë shtetit ,kërkon garanci e mbrojtje për me ushtru lirisht parat e zeza të financimit të spiunazhit rus në shqipri .Nuk ka asnjë mundësi Luli të ketë marr para financimi rus pa miratim të Saliut ,kjo nuk ka ndodhë as nuk ndodhë ,edhe një pordhë Saliu ja numron.Por fatkeqësisht Atdhun e coptoi Saliu ,megjithse drejtësia heshtë!..Nuk coptohet kurrsesi atdheu ashtu siç ka vra ,vjedhë e shkatrru Saliu ,dhe asnjë masë kundër këti xhelati !..mashtruesi e krimineli.

    Reply
  • Edi says:
    September 16, 2022 at 6:27 am

    Ej Ftero, Nuk ka nevoje Putin te paguaj e te financoje fare as Bashen as Saliun sa kohe ka Ramiun qe rri falas fare aty poshte shaleve te Sander Vucicit ne Open Ballkan…apo i ke syte ne prapanice e nuk e sheh or matuf!

    Reply
  • Spak says:
    September 18, 2022 at 10:21 pm

    O Shqiptare te dhjere qe komentoni me bythe dhe jo me Shqiptari! Eshte koha qe c’do njeri te marre ate qe meriton! Rama,Saliu,Meta dhe c’do kush qe merret me politike,por edhe hajdutet dhe kriminelet Shqiptare! ne se jeni vete te tille,ta gezoni!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?