Lulzim Basha nuk pushon së prekuri thembrën e Akiit të Sali Berishës në zgjedhjet e 14 majit. Ish-kreu i PD-së, sot ka qenë në Kamëz, ku në një takim me demokratët ka deklaruar se kandidati i Berishës jo vetëm në Kamëz, por përgjithësisht nuk ka dalë nga zgjedhje të brendshme, por ishte i paracaktuar. Basha ka folur edhe për mënyrën e sulmeve agresive që i bëhet nga PD nga foltorja. Ne jemi shumica e heshtur, ndërkohë që ata thjesht janë të zhurmshëm, ka deklaruar Basha.
Deklarata e plotë e Bashës:
Ju e keni degjuar lajmin se si Partia Demokratike ne SHBA, investoi ne primaret e Partise Republikane te SHBA-ve, investoi tek personat qe edhe pse konsideroheshin se ishin shume afer pjeses republikane te SHBA-ve, por nuk siguronin dot pjesen gri. Partia Demokratike e SHBA, harxhoi 18 mln dollare qe te dilnin ne gare kandidatet me te dobet te Partise Republiken te SHBA-se, qe ti mundonin ne zgjedhje.
- Publicitet -
Eshte nje taktike qe u ndoq ne SHBA.
Kishit dyshime qe Rama dhe Rakip Suli, do te benin te pamunduren per te fituar?!
Pjesa tjeter e te vertetes per Bashke Fitojme ju e dini.
Bashkimi per Fitore, Bashkimi per Deshtim, shpallen te ashtequajten “Primaret”. Ketu ne Kamez njeri u terhoq. Tjetri tha procesi tha ishte i manipuluar. Procesi i primareve, vetem emri i mbeti i tille, prodhoi pakeanqesi te shumta. Ju e pate qe u votua ne primare nga militantet e PS. Nderkohe qe kandaditi qe doli nga i ashtequajturi process i primareve nje kandidat i gjymtuar nga cdo pikepamje.
A doni te futemi edhe me thelle?
Ne shume raste kane ndodhur keto edhe ne bashki te tjera.
Te ashtuquajturit kanditat te BF, ishin te paracaktuar, ne forma te ndryshme, nga njerez me damke, te korruptuar gjate qeverisjes se PD.
Ne nje moment te tille, kur balta eshte deri me gju, edhe kur e di qe zeri yt mund te mos degjoeht, duhet te qendorni ne ate qe besoni.
Dhe ne me n je njeri model, nje humanist model, doctor dhe pinjoll i nje famijle qe ben krenar çdokend qe i thote vetes te djathte.
Eshte detyra jone tani qe kane rene perrallat, eshte detyra jone te fillojme ringritjen mbi keto baza morale. PD plot me njerez te ndershem, dhe dinjitoz, Bilbil Bajraktari. Tani eshte koha qe hap pas hapi, sot dhe deri ne zgjedhjet e pergjithshme te mbys zerin e lapanjosve dhe dallaverxhinjve.
Thash qe jemi shumica, por jemi shumice e heshtur, kjo eshte detyra e PD. Ti japim ze dhe fuqi votes. Ndaj listat e hapura dhe do tevazhdoj te insistoj dite per dite. Se shpejti bashke me miq te tjere, te perballemi me ate qe duan te mbajne te kycur voten e shqiptareve ne Kushtetuten e 2008-es, edhe me nje referendum.
Nuk mund te shpallen voten e lire dhe te vazhdosh te qendron ne nje varke me Edi Ramen.
Listat e hpaura do vendosin se kush shkon ne Parlamnet. Votuesi do ta dije se vota do kerkohet dhe do mbahet llogari per te. Ndaj insistoj. Insistoj tani sepse tani eshte koha. Sepse pas 1 apo 2 vitesh eshte vone. Njerezit duhet ta dine fuqine e tyre me listat e hapura. listat e hapura jane themeli per demorkacine. Te clirojme politiken, ekonomine dhe te hapim rrugen europiane te Shqiperise.
Çfardo që të thonë, nuk kanë për t’i ikur dot një pyetje, apo dy pyetje, apo tre pyetje që unë do t’ua përsëris në çdo takim që do të jem me ju dhe që ju ftoj dhe ju dhe këdo tjetër që t’ua përsëris, edhe gazetarët”.