Europa mund të vdesë. Ky është paralajmërimi i zymtë i Presidentit të Francës, Emmanuel Macron. Lufta në Ukrainë, presioni i SHBA-së ndaj Europës dhe rritja e fuqisë ekonomike kineze, mund të përbëjë një shkatërrim të mundshëm të Europës. Në një fjalim solemn të mbajtur në Universitetin e Sorbonës në Paris, Macron evokoi vdekjen e Europës si një mundësi reale.
“Ne jemi në një moment të paprecedentë të trazirave globale, të përshpejtimit të ndryshimeve të mëdha dhe mesazhi im sot është i thjeshtë: Europa jonë është e vdekshme, ajo mund të vdesë, dhe kjo varet vetëm nga zgjedhjet tona. Rreziku kryesor për sigurinë evropiane është lufta në Ukrainë. Rusia nuk duhet ta fitojë këtë luftë”, tha Macron.
Macron tha se Europa rrezikon të bjerë ekonomikisht pasi rregullat globale të tregtisë së lirë po sfidohen nga konkurrentët kryesorë. Banka Qendrore Evropiane nuk duhet të synojë vetëm inflacionin, por edhe rritjen dhe klimën, theksoi shefi i Elizes. Macron bëri thirrje për mbrojtje më të fortë dhe më të integruar evropiane dhe jo të bëhet vasal i Shteteve të Bashkuara.
“Ne duhet të vazhdojmë të kemi partneritete me vendet e tjera. Do të thotë të ndërtojmë një Europë që mund të tregojë se nuk është kurrë vasal i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe se di të flasë me të gjitha rajonet në botë, me vendet në zhvillim, në Afrikë, Amerikën Latine dhe jo thjesht përmes marrëveshjeve tregtare, por me strategji reale të partneriteteve të balancuara dhe reciproke”, u shpreh presidenti francez.
Macron tha se BE-ja duhet të synojë të bëhet “lider botëror” deri në vitin 2030, me “strategji të përkushtuara financimi” në pesë fusha strategjike: inteligjenca artificiale, informacioni kuantik, hapësira, bioteknologjitë dhe energjitë e reja.
Udhëheqësi francez shpreson se fjalimi i tij do të ketë të njëjtin ndikim si një fjalim i ngjashëm në Sorbonë që bëri shtatë vjet më parë e cila parafytyroi disa ndryshime të rëndësishme të politikave të BE-së.
Që atëherë, shumë gjëra kanë ndryshuar, duke përfshirë luftën në Gaza, pushtimin rus të Ukrainës dhe mosmarrëveshjet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.
j.l./ dita
Nordamerika dhe Europa janë jashtqitje të njëra tjetrës me surrat e sinore kriminale , të vërtetuara historikisht .
Europa ka vdekur me kohë, tashmë pritet të ngodhë .
Viva kultura dhe demokracia europiane, vdekje diktaturave e besimet fundamentaliste!
1- Presioni i USA mbi Europen nuk e vdes Europen. USA dhe Europa jane partnere. Ne se nuk ju pelqen, mos ju neneshtroni ketij presioni.
2-Rritja ekonomike e Kines nuk e vdes Europen. Cdo shtet ka te drejten e tij te rritet ekonomikisht.
3- Lufta ne Ukraine, mund ta dobesoje dhe ta destabilizoje, por jo ta vdese Europen.
Deshtimet e politikes se brendeshme dhe te jashtme te Frances nuk duhen pare tek te tjeret, por te zgjedhjet qe vete Franca ben ne politken e saj; te brendeshme dhe te jashtme.
Po ky kaq budalla eshte? Gjithe bota eshte vasal I Amerikes.
Nuk ka pse Macron te beje perjashtim.
Amerika I vuri gishtin ne bythe dhe ia prishi kontraten per disa nendetese qe Franca do te shiste ne Australi.
Australianet pas kesaj prishje lidhen kontrate me amerikanet per nendetese atomike.
Prandaj e ka inat ameriken.
Zona Euro-Atlantike duhet te jete e bashkuar sepse fuqi te tjera te medha po futen ne skenen e ngjarjeve boterore.
Russia dhe Kina kane shitur me cmime te ulura qe shtetet e tjera ti hapin dyert e behen miq me to. Disa shtete europjane
kane perfituar shume nga maredheniet ekonomike me Rusine dhe Kinen. Por problemi eshte se me kalimin e kohes humbjet ekonomike te shteteve qe shesin me cmime me te ulta se tregu nderkombetar do shtohen dhe situata do ndryshoje. Mendoj, se vetem nje koordinim i pershtatshem dhe i drejte i maredhenieve te vendeve Euro-Atlantike do parandaloje shume fenomene negative, qe Makroni beson se mund te ndodhin ne te ardheshmen.
Amon mer Ben Gjiza. o i quti i nones, po shyqyr qi hape gojen mer i quti i nones se na kishte djeg malli. Ishte hap nji ven pune per kshilltar ke Makroni, ik shpejt se osht rroga e mire.
Arben Tashko ,ku ka miq ne bote.
Miqte ne bote jane me te futur gishtin ne bythe.Po te ardhi rehat ,mbaje.Te dy palet jane te kenaqur.
Biden deklaroi tre fishin e tarifes per celikun kinez.
Blinken nuk takon kinezin per deklarata dashurie por per ekonomine ,sepse atje hapen vende pune e rritet mireqenia e popullit.
Kjo eshte reciproke per te dy vendet.TREGETIA.
Europa pa ameriken eshte si sepata pa bisht. Natyrisht qe qendrimi antiammerikan francez i kristalizuar qe nga koha e De Gool tashme nuk udhehiqet na ineresa te pastra ne dobi te demokracise por nga interesa te ngushta franceze , pas renies se kolonive franceze ne Afrike nga nderhyrja ruse. Natyrisht qe Amerika nuk mund te behet pjese e interesave nacionale te Frances dhe politikave te saj, por ngelet konseguente ndaj nje Europe aleate dhe stabel ne politikat e saj ne mbrojtje te vleave demokratike..
Miqesia eshte miqesi, por nderkaq qesja do shkoje e do vije.
Kush ka vizion me te avancuar do kete avantazhe me te medha,
z. Mali.
Ne shumicen e rasteve miqesia nenkupton perputhjen e interesave.
Kina tani i shet shume produkte me cmime te ulta dhe i nxjerr jashte
loje sektoret koresponduse qe prodhojne te njejtet artikuj ne vendet e tjera.
Po nuk eshte shteti Kinez qe “kontribon” ne fitimet e kompanive te ndryshme
ne bote. Eshte populli Kinez qe ja kane shtrenguar rrypin e pantallonave dhe
paguhet me rroga te ulta.
Atehere kush eshte llogjika e drejtuseve te Kines?
Duket, se ato besojne se, populli kinez duhet te sakrifikoje sot qe pasardhesit
e tyre te kene nje jete me te mire ne te ardheshmen dhe nderkaqe kompanite
e shteteve te tjera te botes qe prodhojne te njejtat produkte do falimentojne.
Pra po sakrifikojne qe te arrijne te kontrrollojne e te demtojne ekonomin e
konkurenteve te tyre dhe te punosojne duke lene pa pune qytetaret e
shteteve te tjera.
Por problemi eshte me i komplikuar se ndersa mban gjalle shume kompani kineze
qe kane avancuar shume ne kete moment, dhe qew burimet natyrore kineze po shtydhen
ato mund ta kene te veshtire te ecin perpara ne drejtime te tjera teknologjike
dhe mund te vije nje dite qe pakenaqesia e popullit kinez te shpertheje,
sic ndodhi ne Rusi ne vitin kur ra sistemi komunist. Por kjo mund te demtoje rende shtetet
perfituse se shume fabrika do dalin jashte loje dhe “jane te vdekura”.
Por ne se shuma monetare e perfitimeve do investohet per zhvillimin e teknologjive shume te larta
bota perendimore do kete avantazhe te medha qe mund ta perballojne humbjen e fabrikave te
teknollogjive te vjetra.