Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Basha mbledh këshilltarët bashkiakë dhe i porosit: Mos u besoni numrave!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Basha mbledh këshilltarët bashkiakë dhe i porosit: Mos u besoni numrave!
Politike

Basha mbledh këshilltarët bashkiakë dhe i porosit: Mos u besoni numrave!

Published: August 28, 2023
Shpërndaje

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me këshilltarët bashkiakë që kanë garuar nën logon e PD-së në 14 maj. Basha është shprehur se këshilltarët e PD-së nuk duhet të bien në kurthin e numrave, me nënkuptimin që ata që shiten sikur kanë shumicën, duke iu referuar këtu Berishës e Metës në fakt nuk ngjallin asgjë tek qytetarët, ndërsa i krahasoi me zombi.

Këtë krahasim, në fund e lidhi edhe me mazhorancën, ku nënvizoi se qytetarëet i kanë kthyer shpinën. “Është gabimi më i madh të biem në kurthin e numrave. Nëse ka një mërzi deri në mllef apo urrejtje për klasën politike sot, është se diskutimi është mbyllur në një dhomë dhjetëra herë më të vogël se kjo ku flitet për para dhe interesa të ngushta mes pak njerëzve në kurriz të gjithë shqiptarëve.Duhet të heqim filtrat e hipokrizisë që edhe numrat e mëdhenj nuk i shërbejnë gjithnjë qëllimeve të mëdha. Numrat e mëdhenj nuk i shërbejnë gjithnjë interesit të qytetarëve. Në këtë sallë ju gjendeni falë opozitarizmit të vërtetë dhe gjendet një energji për qytetarët shqiptarë. Mbi 120 zëra që nëse kumbojnë për zërat e qytetarëve që ju kanë votuar janë shumë. Bëhen edhe më shumë nëse keni parasysh se sot në situatën ku ndodhemi, të paktën janë zërat mes 140 të zgjedhurve të parlamentit qendror dhe atyre vendor që flasin për hallet e njerëzve.

Mbi 120 zëra të pavarur, të fortë e të palidhur nga zinxhirët e interesave të partisë, por të lidhur me interesin e qytetarëve duhet të jenë një forcë e madhe. Nëse puna do bëhet ashtu si duhet bërë, duhet të jemi zëri i njerëzve e atyre që mendojnë se nuk kanë më zë e përpiqen të largohen nga ky vend medoemos.

Aty ku bëhet ping pong mes qeverisjes vendore e fantazmave të këshillave e qeverisjes qendrore. Për çdo rast ku. Qindra milionë euro për ujësjellës që nuk nxjerrin një pikë ujë, apo për të mbushur xhepat e një grupi kriminal të organizuar.

Ata që i thonë vetes shumë enden si zombi pa arritur të kuptojnë se domethënia e tyre për njerëzit e thjeshtë është zero. Numrat me të cilat rrahin gjoksin për qytetarët janë arsye më shumë për t’i kthyer shpinën kësaj kaste politike. Nuk bëhet fjalë për numra kur bëhet fjalë për llogaridhënie. Kjo nuk është çështje numrash, është çështje morali. Është çështje integriteti”, u shpreh Basha.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?
  • Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  • Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Komentet e Fundit

  1. K R on 21 janari, një provë zjarri për drejtësinë e re që duhet çuar deri në fund për hir të së ardhmes
  2. K R on Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?
  3. K R on Historia nuk jep “waiver”
  4. Pensionisti i Porcelanit on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  5. Po on Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?