Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E moshuara e vetmuar ua lë shtëpinë trashëgimi fretërve kapuçinë, ajo që gjejnë fshehur në dollap i befason të gjithë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > E moshuara e vetmuar ua lë shtëpinë trashëgimi fretërve kapuçinë, ajo që gjejnë fshehur në dollap i befason të gjithë
AktualitetBote

E moshuara e vetmuar ua lë shtëpinë trashëgimi fretërve kapuçinë, ajo që gjejnë fshehur në dollap i befason të gjithë

Published: August 13, 2026
Shpërndaje

Një e moshuar nga Kremona, e cila u transferua në Foggia ku edhe ndërroi jetë pa lënë trashëgimtarë, i dhuroi gjithë pasurinë e saj urdhërit fetar. Por “thesari” i vogël i gjetur në dollap përballet me bllokimin e Bankës së Italisë.

​ITALI – “I lë gjithçka fretërve kapuçinë” – kështu shkruhej në testamentin e lënë nga Silvana C., një e moshuar 85-vjeçare me origjinë nga Kremona, e cila jetonte në Foggia ku edhe u nda nga jeta, vejane dhe pa fëmijë.

E moshuara vendosi t’i emëronte fretërit si trashëgimtarë të vetëm të shtëpisë së saj dhe gjithçkaje që ndodhej brenda saj.
​Sidoqoftë, gjatë sistemimit të banesës pas marrjes në dorëzim të pasurisë, etërit kapucinë u përballën me një surprizë: brenda një dollapi kishin mbetur të fshehura tufa të tëra me kartëmonedha të vjetra lireta italiane.

- Publicitet -

Pas bërjes së inventarit të hollësishëm, u konstatua se shuma totale e gjetur kapte shifrën e 160.728.000 liretave (që në monedhën euro përkthehet në rreth 83.009 euro). E moshuara i kishte grumbulluar këto kursime përpara vitit 2002 (vit në të cilin Italia kaloi zyrtarisht në përdorimin e euros) dhe nuk i kishte konvertuar kurrë, duke i mbajtur të fshehura në shtëpi deri në fund të jetës.

Refuzimi i Bankës së Italisë

Pasi dokumentuan zbulimin me numrin e saktë të kartëmonedhave dhe prerjet e tyre, etërit kapucinë iu drejtuan Bankës së Italisë (Banca d’Italia) për të bërë konvertimin e liretave në euro.

Përgjigja e bankës qendrore ishte negative: sipas ligjit, afati i fundit për konvertimin e liretave në euro ka skaduar prej kohësh (afati 10-vjeçar përfundoi në shkurt të vitit 2012).

Banka d’Italia aplikon rregullin se thjesht “zbulimi i vonuar” i parave të vjetra nuk i jep askujt të drejtën automatike për t’i konvertuar ato jashtë afatit.

​Të vendosur për të mos humbur trashëgiminë që i kishin dhuruar, etërit kapucinë i janë drejtuar një shoqërie të specializuar ligjore për konvertimin e monedhave të vjetra. Avokatët kanë dërguar tashmë një paralajmërim zyrtar (diffida legale) ndaj Bankës së Italisë, duke hapur rrugën për një përballje në gjykatë.

​Teza ligjore e mbrojtjes bazohet në Nenin 2935 të Kodit Civil Italian, sipas të cilit afati i parashkrimit duhet të fillojë të ecë vetëm nga dita kur e drejta mund të ushtrohet realisht.

Sipas avokatëve, etërit fetarë nuk kishin asnjë mundësi fizike apo ligjore për ta kërkuar konvertimin përpara se të merrnin pronësinë e shtëpisë dhe të zbulonin paratë e fshehura. Pra afati 10 vjeçar sipas këtij intepretimi fillon nga momenti i gjetjes së parave.

​Tani i mbetet gjykatës të vendosë nëse ky “thesar” i vogël i harruar do të mund të kthehet në euro për t’u përdorur nga urdhri i njohur fetar.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • E akuzuar për trafik droge, dënohet me varje prezantuesja e njohur egjiptiane
  • 07 shtator 2026
  • Skandali që ka tronditur partinë e anti-shqiptarit Nigel Farage
  • Tërmet politik në Gjermani: AFD merr 44.5 %, fundoset CDU e Merz me 18.5 % të votave
  • Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen pesë mjete, humb jetën një person

Komentet e Fundit

  1. abdiaga on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  2. Populli on “Ka përdorur mediat për të baltosur ata që…”, Rama për SPAK: Ja një nga gjërat më të këqija që ka bërë
  3. demo on Rama në zyrë, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë. Përplasje me Policinë
  4. Kadiu on Një gabim që zgjati 457 vjet? OKB vendos të ndryshojë hartën e botës
  5. info analitike on “Ka përdorur mediat për të baltosur ata që…”, Rama për SPAK: Ja një nga gjërat më të këqija që ka bërë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?