Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bashar al-Assad tentohet të eliminohet në Rusi, mediat: Diktatori sirian është helmuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Bashar al-Assad tentohet të eliminohet në Rusi, mediat: Diktatori sirian është helmuar
BoteLajmi i fundit

Bashar al-Assad tentohet të eliminohet në Rusi, mediat: Diktatori sirian është helmuar

Published: January 2, 2025
Shpërndaje

Presidenti i rrëzuar i Sirisë, Bashar al-Assad, raportohet se i ka shpëtuar për mrekulli një atentati.

Një tentativë helmimi është bërë ndaj diktatorit të rrëzuar Bashar al-Assad, raporton “The Sun”, i cili prej 8 dhjetorit 2024 ka qenë nën mbrojtjen e Vladimir Putin në Moskë.

Siç raporton llogaria online “General SVR”, e cila supozohet se drejtohet nga një ish-spiun kryesor në Rusi, ka deklaruar se ditën e dielë, Assad është ndjerë keq papritur.

- Publicitet -

Sipas burimeve të kanalit, atentati ndaj Assad-it ka ndodhur të dielën, kur ai është helmuar dhe ka përjetuar një gjendje kritike, duke u përpjekur të merrte frymë. Mjekët e thirrur me urgjencë në banesën e tij arritën ta stabilizonin. Megjithatë, lajmi nuk është konfirmuar nga asnjë burim zyrtar.

“TheSun” shkruan se raportimet e mediave ruse sugjerojnë se Assad-i kërkoi kujdes të menjëhershëm mjekësor pasi, brenda pak sekondash nga ekspozimi ndaj substancës së dyshuar helmuese, ai filloi të kollitej në mënyrë të pandërprerë dhe ndjeu vështirësi të mëdha në frymëmarrje.

Tentativa për atentat ka ndodhur në një kohë kur po qarkullojnë zëra për tensione familjare. Raportet tregojnë se gruaja e tij, Asma al-Assad, po kërkon divorcin dhe shpreh dëshirën për t’u zhvendosur në Londër.

“General SVR” pohon se ka arsye të forta për të besuar se atentati është një përpjekje e drejtpërdrejtë për të eliminuar liderin e rrëzuar sirian. Gjendja shëndetësore e Assad-it është stabilizuar të hënën, ndërsa incidenti mbetet i paqartë dhe pa konfirmim nga burime zyrtare.

Muajin e kaluar u zbulua se gruas së al-Asadit, Asma, i ishte ndaluar kthimi në Mbretërinë e Bashkuar. 49-vjeçarja, e lindur në Londër,nuk do të mund të kthehet në shtëpi pasi i ka skaduar afati i pasaportës.

Çifti iku nga kolapsi i Sirisë pasi dy dekadat në pushtet të Asadit u fshinë brenda pak ditësh nga rebelët e tërbuar.

Despoti rus Vladimir Putin – një mik i familjes – u ofroi atyre strehim ndërsa ata u arratisën të dëshpëruar në Lindjen e Mesme.

Por që nga mërgimi i tyre , ka pasur raportime që Asma dëshiron të kthehet në MB – dhe madje mund të jetë duke kërkuar divorc.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nga lulja te gurët, e më tej: Revolta nuk vritet, ajo vetëm kompresohet
  • Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  2. shiko foton me kujdes !!! on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  3. Ermal Iliri on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  4. ¿? on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  5. Nje mendim on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?