Prof. Emil LAFE
Botuar në Dita
Prof. Tito Jochalas është një emër i mirënjohur në studimet albanologjike. Ka kryer studimet e larta filologjike në Universitetin e Athinës (1965). Punoi në fillim si lektor i gjuhës greke në Universitetin e Palermos, ku u njoh me mjedisin arbëresh. Më 1970 kreu studimet në fushën e albanologjisë pranë prof. M. Camaj për gjuhë shqipe dhe prof. G. Stadtmüller për histori ballkanike në Universitetin e Mynihut. Më 1971 filloi punën në Akademinë e Shkencave në Athinës, ku për 35 vjet drejtoi punën për neologjizmat dhe terminologjinë e gjuhës greke. Krahas kësaj është edhe drejtor i Institutit të Studimeve të Europës Juglindore në Athinë. Në fushën e albanologjisë T. Jochalas ka botuar një varg librash dhe dhjetëra artikuj. Ai është një filolog i rysur në fushën e studimeve për Arvanitët dhe për ligjërimet e tyre.
Nga viti 2000 deri më 2006 ai kishte botuar tri monografi të vëllimshme për arvanitishten ishullore (Andros, Eubeja, Idra), nëse mund ta quajmë kështu, dhe vjet dolën dy vëllimet për arvanitishten e Moresë. Gjithsej këto zënë mbi 3 mijë faqe, veç shumë fotografive e ilustrimeve të tjera. Botimin e një monografie për Arvanitët e ishullit Andros dhe për gjuhën e tyre T. Jochalasi e kishte paralajmëruar që në vitin 1997 në librin e tij Arbanítika paramýthia kai doxasíes (Përralla dhe besime arvanite). Në këtë libër T. Jochalasi kishte premtuar se këto tekste popullore arvanite të botuara në përkthimin greqisht do t’i botonte edhe në origjinal në një seri monografish të veçanta. Në vitin 2000 u botua monografia Andros – Arvanitët dhe arvanitishtja, një studim i hapët e tërësor prej 520 faqesh dhe me 124 fotografi me ngjyra, përveç fotove të tjera bardhezi nëpër tekst. Androsi është një ishull i madh në detin Egje, në L të Atikës e në JL të Eubesë. Në pjesën veriore të tij gjenden 29 fshatra arvanite. Monografia përbëhet prej katër krerësh. Kreu I (f. 13-70) bën fjalë për historinë e këtij ngulimi arvanit dhe jetën e banorëve të tij. Në kreun II (71-128) trajtohen çështje gjuhësore (Ta glossika) si emrat e fshatrave e oikonimet e Androsit, emrat vetjakë e të familjeve; ndër këta emra një pjesë e mirë janë nga lënda e shqipes, si p.sh. Baltiza, Dardhëza, Dëllënja, Guri Gljat, Guri Math, Kronjëza, Ledhëza, Livadheza, Ljum, Katundi i Math, Shinbejtri, Shinjani etj.; me interes për etimologjinë e emrit buzmi është dhe toponimi Buzmi për një hundë mali në buzë të detit. Nga emrat e familjeve dalin të tillë si: Ballas, Daras, Gumas, Koroveshis, Reras, Ripis, Vllamis etj. Më tej trajtohet ndikimi i greqishtes mbi të folmen e Arvanitëve, por autori ka vërejtur se edhe ndonjë fjalë arvanite si brushtull, ka hyrë në greqishten e Androsit, ndërsa disa fjalë të tjera shqipe kanë hyrë nëpërmjet greqishtes letrare (p.sh. babesis “pabesi”, fara (edhe fig.), corapia. Tiparetr fonetike dhe trajtat gramatkore të asaj së folmeje janë me vlerë për dialektologjinë e shqipes dhe për të zbuluar prejardhjen e banorëve, p.sh. ngjasimi me labërishten e Vlorës (sidomos zona e Smokthinës) në zgjerimin e formave foljore të vetës së parë me rrokjen -te , p.sh.: bëjte ose bëte (f. 211), jamte i martuarë, e japte juve (f. 289 v.), do të thomte (156), do t’e marrte (f. 158). ma paret (LXI, Gjeneza, 22, 5).
Kreu III (f. 129-192) përmban 70 tekste e copa këngësh, që japin një ide pak a shumë të plotë të veçorive gjuhësore të kësaj së folmeje.
Kreu IV, që zë dhe pjesën më të madhe të librit (f. 193-487) përmban fjalorin (glossario) e së folmes. Autori nuk i ka numëruar, por mund të dalin rreth 2400 fjalë që shfaqen edhe në forma të ndryshme. Fjalori ka interes të shumëfishtë: për etimologjinë e për dialektologjinë historike, për semantikën edhe për fjalëformimin, pasi dëshmohen forma e kuptime të vjetra ose lëvizje kuptimore. Le të përmendim p.sh. fjalën dalandish-i, që ka kuptimin e greq. dixÀla (‘bigëz’, ‘sfurk me dy dhëmbë’ si vegël bujqësore), kurse emri i zogut është një huazim nga greqishtja: hjelidhon). P.sh. Bëra një dalandish ndë kalm dhe preva një lejmonë. Del pyetja: a ruan fjala arvanite një kuptim të kryehershëm që mund të motivonte emrin e zogut sipas formës së bishtit, apo kuptimi ‘bigëz’ ka dalë nga forma e bishtit të dallëndyshes? (dihet se etimologjia e kësaj fjale ende nuk mund të quhet e sqaruar). Emri shklja -u ka kuptimin “ai që nuk është arvanit, i huaji në përgjithësi” (Ai ishtë shklja, nëkë di arvanitiqetë; Të mos vinjë një shklja këtu!). Me interes janë edhe kalimet kuptimore te fjalë si dimër ‘shi-u’, p.sh.: Gjëmon shumë, do bjerë dimër (ndërsa për dimrin si stinë përdoret fjala greke hjimonë), po kështu gatem, gati, i gatë a i gaturë kanë marrë përkatësisht kuptimet ‘sëmurem, i sëmurë’; ka ndonjë formim interesant me përngjitje, një fjalë fjali, si skanjëditëz ‘pardje’; ka kuptime të veçanta të fjalëve si çoj ‘gjej’ (si në çamërishte). Për të sqaruar më mirë kuptimin e fjalës, autori ka dhënë edhe mjaft thënie e shembuj të ndryshëm përdorimi.
Pas dy vjetësh, më 2002, doli monografia tjetër e T. Jochalasit “Eubeja Arvanitishtja” me 712 faqe. Eubeja është ishulli më i madh i Greqisë pas Kretës dhe shtrihet në veri të Androsit, shumë pranë pjesës kontinentale. Ngulimet arvanite gjenden në pjesën jugore të ishullit, pra në drejtim të Androsit. Arkitektura e monografisë së Eubesë është e ngjashme me atë të Androsit. Në kreun I (f. 17-80) jepet një përshkrim i 65 fshatrave arvanite të Eubesë Jugore, toponimia dhe të dhëna historike. Në kreun II (f. 81-319) jepen shkurt disa tipare të arvanitishtes së Eubesë dhe lëndë e pasur gjuhësore (përrallëza e rrëfenja të shkurtra, përshkrime të punëve të fshatit, këngë të ndryshme). Kreu III (f. 346-689) përmban fjalorin. Libri mbyllet me një bibliografi të pasur dhe me 47 faqe me fotografi me ngjyra. Ka dhe një CD me këngë e tekste. Ashtu si dhe në monografinë për Androsin gjithë lënda gjuhësore arvanite është shkruar me alfabetin e sotëm të shqipes.
Tiparet fonetike e morfologjike të arvanitishtes së Eubesë janë të ngjashme me ato të Androsit, por arvanitishtja e Eubesë nuk paraqitet unike. si ngas ana fonetike, ashtu edhe nga ana gramatikore. Kreu i fjalorit është shumë i pasur, përmban mbi 2000 fjalë, ku renditen edhe emrat e përveçëm (ashtu si dhe te monografia për Androsin), të pajisura me shumë shembuj përdorimi. Tërheq vëmendjen në të dy këta ishuj qenia e fjalës katund (në Eube edhe katundës) dhe mungesa e fjalës fshat, ashtu si në ngulimet arbëreshe të Kalabrisë. Në Eube përdoret folja sëmurem dhe mbiemri i sëmurë, kurse në Andros thuhet gatem, p.sh. ndë hjimonë gatem di-tri herë (në dimër sëmurem dy-tri herë); në Andros përdoret mbiemri i gëzuarë, p.sh. zoi të gëzuarë “jetë të gëzuar”, kurse në Eube kjo fjalë ka humbur, por në More përdoret (Të rronjënë t’e gëzonjënë!). Fjalori i monografisë së Eubesë ka vlera në shumë drejtime studimesh. Mund të thuhet se është pjesa më e rëndësishme e kësaj monografie.
Në vitin 2006 T. Jochalas botoi një monografi tjetër në dy vëllime Hidra Gjuha e harruar. Hidra është gjithashtu një ishull, por i vogël në krahasim me Eubenë dhe Androsin. Shtrihet përballë gadishullit të Argolidës në pjesën verilindore të Peloponezit. Në juglindje ka ishullin Specia e në veri ishullin Poros. Siç dihet në të tre këta ishuj mblodhi lëndë gjuhësore K. Reinholdi në vitet 1850–1860. Tashmë kjo lëndë është e botuar. Në të tre këta ishuj, Arvanitët ishin popullsia e vetme, prandaj dhe e kishin ruajtur mirë gjuhën. Vëllimi i parë i monografisë (416 f.) përmban të dhëna të shumta burimore për historinë e ishullit, që Arvanitët e quajnë edhe Nidhra, Nidhriza (me përngjitjen e parafjalës në). Në vijim jepet toponimia e ishullit, ku natyrisht dalin shumë fjalë shqipe, ashtu si në Andros e në Eube, p.sh.: Brinja, Çepi, Guri Madh, Guri Leka, Klisha Brinja, Kriemadhi, Qafa, Rrarishta, Lumi i Thevë (i Thellë), Malies, Pevgje (Pellgje), Shpeva (Shpella) etj. Në vijim jepen materialet e botuara nga Gustav Majeri në Albanesische Studien V. Pjesa më e madhe e tyre janë nxjerrë nga dorëshkrimet e Reinholdit. Në pjesën më të madhe ato janë ribotuar te vëll. I i serisë “Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar”. Më tej jepen materiale të tjera folklorike nga Hidra, një pjesë e veçantë titullohet “Fjalë dhe fraza nga arvanitishtja e Hidrës” (f. 317-350) të nxjerra nga burime të ndryshme. Me interes të veçantë është “Fjalori i arvanitishtes së Hidrës” me fjalë të mbledhura nga T. Jochalasi në vitet 1987 dhe 2002-2004 (f. 360-396). Këtu gjejmë ndër të tjera dhe fjalën arbërisht (Di arbërisht? – e pyetën më 1987) dhe arbëror (Aj nëk ishtë arbëror).
Vëllimi II, që vijon nga f. 417-854, përmban fjalorin greqisht-arvanitisht të Panajot Kupitorit (1821-1881), një veprimtar shumë energjik për gjallërimin e kulturës e të gjuhës shqipe ndër Arvanitët, mbledhës materialesh gjuhësore dhe studiues i së folmes së Hidrës, prej nga ishte dhe vetë. Fjalori, i ruajtur si dorëshkrim në Bibliotekën Kombëtare në Athinë, zë 364 faqe (nga f. 455 deri në f. 819) dhe dëshmon për punën e madhe e të kujdesshme që ka bërë Kupitori.
Më 2011 doli nga shtypi monografia e katërt e prof. T. Jochalas Arvanitishtja e Moresë (Ē arbanitiá sto Moriá. Chronika poreías) në dy vëllime me 950 faqe. Vëllimi i parë përmban një përshkrim të përgjithshëm të fshatrave arvanite të Moresë sipas krahinave: Zaraka e Lakonisë (pjesa juglindore e Moresë), Mesinía, (pjesa jugperëndimore), Argolida (pjesa qendrore-lindore), Korinti (pjesa verilindore). Pjesën më të madhe të vëllimit e zënë tekstet folklorike, këngë e rrëfenjëza, si dhe dialogë e biseda të thjeshta, të cilat dëshmojnë edhe sa e fortë ka qëndruar, po edhe sa shumë është gërryer arvanitishtja pas kaq shekujsh. Megjithatë ka dhe krijime befasuese me përjetime të forta e me një shprehje ku nuk ndihen fort shekujt e ndarjes nga gjuha e vatrës së përbashkët, siç është kënga e një të mërguari në dhe të huaj, në kseniti: Në kseniti çë jam,/ i ndari,/ vetëmë jam, /e s’kam donjë njeri,/ donjë parighori (“ngushëllim”),/ E bje të fljë,/ ma s’munt të fljë, i ndari,/ më ha një idhé,/ pse do më vësh ndë dhe./ Ngrihem menatë/ e jam safi i vrarë;/ kurmin e kam/ e mendin ma ke marrë ti// Të fleturonj, të vinjë të të çonjë/ e të të them/ atë çë kam ndër ment. (f. 60).
Vëllimi i dytë prej 400 faqesh përmban fjalorin e të folmeve të krahinave të mësipërme. Ky fjalor bashkë me toponimet, që janë dhënë te vëllimi i parë, është një thesar i vërtetë për studime në leksikologjinë dhe semantikën historike, në gjeografinë e fjalëve, po ashtu në fjalëformimin e në zhvillimin e leksikut të shqipes mesjetare, duke hamendësuar gjithnjë se kemi të bëjmë më fort me fjalë të sjella nga Shqipëria, sesa të formuara në atdheun e ri. Të katra këto monografi, tri për arbërishten ishullore (Andros, Eubeja, Hidra) dhe e katërta për Morenë, me mbi 3000 faqe të formatit të madh mund të quhen visare të shpëtuara të gjuhës, të etnokulturës dhe të historisë së Arbërorëve. Ato janë kurorëzim i kërkimeve të vijueshme, këmbëngulëse e sistematike të autorit. Vepra e tij ka vlerë të madhe jo vetëm në vetvete, si vepër shkencore dhe dokumentare. Ajo jep një lëndë të pasur për studime të mëtejshme gjuhësore, për përshkrimin më të plotë të veçorive fonetike e morfologjike të arbërishtes së Greqisë dhe të fjalorit të saj. Më 2019 prof. T. Jochalas boton një libër të ri: “Fshatrat shqipfolese te Thrakës. Histori dhe Gjuhë” (534 fq. me dokumentime e ilustrime të shumta). Është një përshkrimi hollësishëm dhe i dokumentuar i ngulimeve shqiptare të asaj ane, prej nga ka dalë edhe Fan S. Noli. Libri përmban shumë tekste dhe vjersha popullore dhe një fjalor mjaft të pasur (140 fq.).
Vepra albanologjike e T. Jochalasit si nga shtrirja në kohë, ashtu edhe nga përmasat, nga problematika që përfshin, nga metoda shkencore e trajtimit dhe nga pasuria mahnitëse e materialeve që ka sjellë, i jep autorit një vend nderi në albanologjinë e sotme. Gjashtë vëllimet e mrekullueshme dhe studime të tjera që ka shkruar prof. T. Jochalasi për Arvanitët dhe për ligjërimin e tyre janë “Bashka e Artë” (Chrysómallon Déras) që na ka sjellë ai në bibliotekën e studimeve për gjuhën shqipe të diasporës. Por ndryshe nga Jasoni i lashtësisë, që e gjeti “Bashkën e Artë” si një të tërë – vërtet përmes shumë rreziqesh – prof. T. Jochalasi e mblodhi atë pjesë-pjesë, vite me radhë, fshat më fshat e shtëpi më shtëpi, me shumë durim dhe me një ngazëllim të brendshëm, se kështu po shpëtonte, jo vetëm një ligjërim, ndoshta në fazën e fundit të jetës, po edhe një botë tërheqëse, një kulturë, një traditë, tek e cila shkenca e të dy vendeve duhet të kthehet herë pas here si te një burim që do të freskojë e do të begatojë edhe më tej studimet shqiptaro-greke e greko-shqiptare. I jemi mirënjohës me gjithë zemër prof. Tito Jochalas për veprën e tij albanologjike dhe në vitin e 80-vjetorit të tij i urojmë nga zemra shëndet e jetë të gjatë, që të hedhë në letër gjithë ato dije e njohuri për Botën Arvanite, që ka grumbulluar me pasion e dashuri vite e vite me radhë!
——
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
po mbledh deshmite e fundit te vdekjes se gjuhes shqipe ne Arberine e poshtme,,,(qe me konvencion quhet greqi)
Ashtu si kafshet e importuara ne Australi,nga kolonizatoret evropiane,mijte,lepujt,derrat,skilet,,zhduken 50% te specieve endemike,perfshi edhe tigrin e Tasmanise,,ashtu edhe Hybridet grekomane nen kryqezaten e kishes greko-turke te StambolliT,,ZHDUKEN PERGJITHMONE BANORET AUTOKTONE TE VENDIT,ARBERORET.DHE GJUHEN E TYRE.
Kisha greko-turke e Stambollit udhehoqi aksionin e zhdukjes se gjuhes shqipe ne greqi,te shnderrimit te Arvanitasve ne greke,pas kryengritjeve te ketyre per liri nga Turqia.E quaj greko-turke,Patrikanen e Stambollit dhe Kishen greke,sepse nuk eshte kisha Bizantine,Nuk eshte Kisha e perandorise romake te Lindjes.
Kisha u be greke dhe ne kishe psalltej greqisht,vetem pasi sulltan Mehmeti pushtoi Kostandinopojen.
Megjithe ndihmen e pushtuesve turq per kishen greke,.Sllavet e Ballkanit ruajten Kishen e tyre,Rumunet u rrebeluan kunder kishes greke dhe me ate sebep ju versulen edhe ushtrise turke,qe qendronte pas kishes greke,Shqiptaret ruajten lidhjen me Romen.Nga ishujt e egjeut deri ne Durres kisha Arberore kishte karakter Unit,.Ritet kryheshin ne gjuhen shqipe dhe prifterinjte emeroheshin nga Vatikani dhe paguheshin nga Vatikani.Pikerisht lIPSANIA e Nilo Katalanos ne kishen e shen Thanasit ne Himare,e verteton kete.
Rreth viteve 1660-1680 prifti nilo Katalano me dergatat e murgjeve Baziljane vjen ne fshatrat e Bregut per te kryer detyren e shenjte ne kushtet e pushtimit turk.
Ku ishte Greqia?u kishte Greqi ne 1660?
Kishte vetem Turqi dhe PATRONAZHISTJA BESNIKE E SULLTANIT,PATRIKANA GREKO-TURKE E STAMBOLLIT,,te cilen Himariotet e athershem nuk e pranonin ne kishat e tyre.
Prandaj duke vazhduar traditen mijevjecare,prifterinjte e Himares,Laberise,Cameriswe,Morese,Eubese,Ishujve te Mesdheut dhe Efheut,EMEROHESHIN DHE PAGUHESHIN NGA VATIKANI.
Ne 1204 kryqtaret Latine pushtuan Kostandinopojen,E gjithe Greqia u nda midis princave Latine.Kush i emeronte,kush i paguante priftat e Greqise dhe ARBERISE,,Patrikana orthodhokse e Kostandinopojes qe NUK EGZISTONTE????????????Gjuhen greke nuk e kuptonte as populli i Athines,,Si do psallnin greqisht priftat ne Mesjete.
Himariotet e sotem,sapo u kendoi djalli grek ne vesh,,germuan varrin e Nillo Katallanos dhe ja huadhe eshtrat ne det.Kishen e shen Thanasit e rrafshuan,qe te mos mbetej gjurme e sherbimit te murgjve Baziljane ne Bregdet.
Edhe kur deshi ta ringreje kishen Edi Rama,,ashtu si ishte,,Aty ku ishte,,Me Ate Arkitekture qe kishte,u ngriten grekomanet e himares ne protesta,,Dogjen flamurin shqiptar,thirren per ndihme Lalen Grek Micotaqis,bene gurgulene,..Edi rama ju tregoi fotografine.Ja, kjo eshte Kisha.Si te gjitha kishat orthodokse Unite te Kalabrise,te Sicilise,Te Mirdites,
Jo,,duhet si keto kishat e demokracise qe ka mbjelle Janullatosi
Te lumte goja Demo ! Jemi te nje mendimi , Kisha greke ka qene dhe eshte armiku me i perbetuar i kombit shqiptar . Edhe vete qeveria greke vazhdinisht ka qene vegel e verber ne duart e kishes famekeqe greke .
mund te mendoj dikush se kishat e Mirdites dhe bmalsise katolike shqiptare nuuk kane te bejne me Kishat e Himares dhe brregdetit? Vertete malsoret jane puro katolike dhe nuk kane te bejne me ritet orthodhokse,,poor,Arkitektura e kishave te Mirdites dhe te Himares,eshte e njejte.Ashtu si nedhe kishat ne Arberine e Italise.
Nje vecori tjeter e perbashket e kishes katolike dhe Othodokse ne gjithe viset ku banojne shqiptaret ESHTE TERMINOLOGJIA E PERBASHKET E SHERBIMEVE DHE TE KREMTEVE KRISTJANE.
kJO I TERBON GREKET E SOTEM,
pse? Sepse terminoklogjia e krishtere ne shqiperi jo vetem eshte e njejte si per orthodhokse dhe per katoliket,por ndryshon krejt nga terminologjia e grekerve te sotem.
Sepse eshte marre nga origjina Cifuto-romake,kur Kisha ishte Nje.
Psh.Ne traditen e kishes Katolike dhe Orthodokse shqiptare,edhe tek Arberoret ne Itali,edhe dikur tek Arberoret ne Greqi,,40 ditet e ringjalljes se krishtit dhe cfaqjes se tij apostijve dhe besimtareve,,quhen ditet e Rrushajave,.greket nuk e kane kete emertim te oridjines,sepse u kisheruan 6 shekuj pas arberoreve,,nuk e kane as romaket dhe kisha Latine,,E ruajne vetem shqiptaret dhe Cifutet e krishtere..
Cifutet Rrush al sharah(nga vjen Rrushaja),quajne 40 ditet e bredhjes se cifuteve ne shkretetire nen udheheqjen e Moisiut.
@demo
arberit vet zgjodhen te behen italian dhe grek, vet pranuan kishen grekoturke dhe akoma dhe sot jane grek fanatik.
me pak fjale rrenja e problemi eshte islami qe na ndau, per mua skipfolsat musliman jane turq persh.
O Detari!Me perzemersi te sqaroj se Arberit nuk zgjodhen te behen italjane,as greke,as turq.Arberit ishin nenshtetas te Perandorise se gjere romake dhe rane ne kontakt me Krishterimin nga vete Apostulli shen Pal,Ashtu si rrefehet edhe ne Dhjaten e Re.Terminologjia e krishtere tek shqiptaret eshte 6 shekuj me e lashte se tek greket ,sepse greket e lashte nuk e pranuan Krishterimin dhe rezistuan ne Traditat Pagane.
Shqiptaret ketu,arvanitasit ne greqi,Arbereshet ne Itali,si ortodokse,si katolike qofshin,,KRISHTLINDJET I QUAJNE:KERSHENDELLA,,nga latinishtja Kristi Natale.Si katoliket,si ortodokset shqiptare,predikatorin ne Kishe e quajne PRIFT,nga latinishtja Presbiter,kurse greket e quajne-Papu.
Ne shenjtoret i quajme Shenjt dhe shen nga Latinishtja Sant,kurse greket i quajne agjio,agja,
dhe shume te tjera
Edhe une mendoj se Dekari ka te drejte.
Dekari si skipfols kaur eshte greqir per shembull.
“Detari” hidh nje sy dhe shiko thjesht per kulture se si jane trajtuar arbereshet ne Itali me gjithe te drejtat e tyre te gjuhes, shkolles etj etj etj , dhe si jane trajtuar dhe trajtohen arvanitasit ne Greqi qe ne krijimin e atij shteti qe e quajten Greqi me shumicen absolute shqipfoles ortodox dhe myslymane. Genocid i hapur apo i fshehur. Perdorim i fese vetem per percarje dhe urrejtje. Asnje lidhje me vlerat e verteta te civilizimit europian…. Dhe larg vite drite nga civilizimi dhe toleranca mitike e heleneve te lashte, qe skane lidhje fare me keta dordoleca te maskuar me masken e homerit me shoke ,qe ne fakt eshte nje maske cirku ,palacosh .
Domethene ju thoni se arvanitet cliruan greqine por u nenshtruan nga disa prifterinj qe vinin nga turqia?
ARVANITASIT ÇLIRUAN TROJET E TYRE AUTOKTONE ARBERORE.
Ndersa Greqia eshte shtet artificial i krijuar nga fuqite e medha,
per interesa te atehershme gjeopolitike.
Ata që nuk u nënshtruan u burgosën dhe u hodhën nga murret e Akropolit
Nenshtruan nga disa prifterinj turq?
Si ka mundsesi cliruan greqine por u munden nga disa prifterinje dhe politikane evropiane?
Shiko i dashur, e para arvanitet nuk cliruan Greqine, nje shtet dhe nje komb qe nuk egzistonte deri ne ate moment. Arvanitet cliruan shtepite e tyre nga pushtuesi 400 vjecar si shume te tjere qe jetonin ne ate territor . Ndersa per sa i perket kishes, nuk mendoj se kane ardhur te gjithe nga Turqia, dhe mos e banalizo muabetin se behesh injorant ne ate rast , por nje pjese e mire e tyre duhet te kene qene shqipfoles, arvanitas. Sipas deshmive dhe dokumenteve te kohes, qe nuk jane te pakta, gjuha greke flitej shume pak apo aspak ne Athine dhe perreth saj . Kisha ortodoxe e perdorte ate si gjuhen e saj ( dhe kjo meriton nje studim me vete nga njeres kopetente) dhe prifterinjte ishin te detyruar ta njihnin ate gjuhe, megjithese mund te kishin si gjuhe te nenes nje gjuhe tjeter. Fakti eshte qe gjuha shqipe dhe ata qe e flisnin, u luftuan ,u kercenuan dhe shpesh u eleminuan, pas krijimit te shtetit qe e quajten Greqi. Perse-ja e kesaj nuk di ta spjegoj. Mund te jete edhe “banalisht ” : ” – ju duhet te flisni gjuhen e “zotit” …..me urdher, !!!!? Edhe per kete do te duhej nje studim:PERSE u vendos nga Turqia dhe nga Greqia me vone lufta ndaj gjuhes shqipe….ne jemi thjesht njeres qe lexojme historine, dhe kush do te kuptoje dicka jashte propogandes ,mund ta beje , dokumentet dhe faktet historike jane aty…studiuesit duhet te flasin
Po permend dy poteret me te rendesishme te koheve moderne : kisha dhe politika, “hic po Abili vdiq..” i thone fjales…
Arbereshet populli me legjendar I evropes
@Urrejtesi
Nga cdo ane ta shikosh i bie qe arvanitasit kane patur inteligjence te ulet.
Domth i bie qe u cliruan nga turku por u nenshtruan nga kisha dhe shkolla…pae nuk luftuan prape ashtu si beren me turkun?
Arbereshet, Arvanitet ose skiptaret cfare kane bere per kombin? Asgje.
Ne lidhje me çeshtjen e tanishme Beleri dhe pse SHTETI GREK me veglat e tij kerkon ta perhape, ta propagandoje, ta zgjeroje, sa me shume; duke nderhyre me irredentizem ne punet e brendshme te Shqiperise, duke vene kushte absurde ne rrugen e Shqiperise.
E verteta historike 200 vjeçare dhe e verteta historike e aktuale 33 vjeçare eshte se shteti shovinist grek jo vetem ne Himare e ne Bregdet, por ne te gjithe jugun e Shqiperise dhe ne te gjithe Shqiperine ka perdorur çdo forme kunder Shqiperise e Shqiptareve, formen agresive dhe te masakrave, formen e asimilimit dhe grekezimit, formen e diktatures dhe presionimit; dhe aktualisht, dhe sot orvatet me çdo menyre brenda dhe jashte Shqiperise, ne Shqiperi dhe ne Europe, me mashtrime dhe me trillime, beje sa me shume beriha, te propagandoje, te pergjithesoje, te gjeneralizoje çeshtjen e kusarit te votave shqiptarit te shitur Fredi Beleri, dhe Qellimi eshte shume i qarte: Tani eshte momenti qe te korrin frytet e milionave te paguara sistematikisht dhe irredentizmit shteteror te Greqise, per ti propaganduar Europes, se himariotet ja pra nuk jane me shqiptar por shikoni lajmet greke dhe propaganden greke se jane bere grek.
JU DREJTOHEM PATRIOTEVE SHQIPTAR:
Supozojme se Sali Berisha dhe ndonje nga shpura e tij qendrore dhe lokale himariote u orvaten te zaptojne pronat e Bregdetit. Une them qe ne te gjithe Shqiperine nga veriu ne jug duhet te zbatohet ligji njesoj.
Supozojme qe Edi Rama dhe ndonje nga shpura e tij qendrore dhe lokale himariote orvaten te zaptojne pronat e Bregdetit. Une them qe ne te gjithe Shqiperine nga veriu ne jug duhet te zbatohet ligji njesoj.
SHTETI GREK brenda Sovranitetit te Shqiperise me sahanlepiresit e sherbetoret tij te shitur himariote,
KANE QENE DHE JANE 3 (TRE) HERE ASIMILUES, ZAPTUES, OKUPATOR.
ÇFARE TREGOJNE FAKTET HISTORIKE DHE AKTUALE:
HAPI I PARE jane orvatur dhe orvaten prej 200 vjetesh madje gjate 33 vjeteve te fundit shume me teper, te asimilojne, te grekezojne jo vetem Bregdetin Shqiptar.
HAPI I DYTE jane orvatur dhe orvaten prej 200 vjetesh madje gjate 33 vjeteve te fundit shume me teper, qe kusaret, hajdutet, sahanlepiresit e tyre si Beleri te shpikin ligje te veçanta per bregdetin dhe te zaptojne Trojet Shqiptare.
HAPI I TRETE dhe historia 200 vjeçare e Greqise me zmadhimin e territorit te saj na verteton plotesisht se ne rrethana te caktuara gjeopolitike, pavaresisht se nuk e shprehin ne menyre zyrtare e shteterore drejtperdrejt, te sulmojne, te okupojne trojet autoktone shqiptare dhe sovranitetin kombetar te Shqiperise, jo vetem ne Bregdetin Shqiptar, por ne te gjithe Shqiperine e Jugut.
Ardhacaket minoritare te dropulli e vurgut u bene pronar, nepermjet ligjit berishist 7501.
Shqiptaret e shitur te Himares si Beleri duan te zmadhojne pronat me ligj tjeter nga 7501.
Shqiptaret e Çamerise dhe jo vetem nuk marrin dot asnje prone sepse s’i lejon ligji absurd grek i luftes.
Shqiptaret emigrant ne Greqi mbahen prej 33 vjetesh ne shtypje e diskriminim, praktikisht kerkojne t’i shnderrojne fillimisht ne homogjene grek.
Nuk eshte kaq e thjeshte gjeja : pse sluftuan thua ti me ate me kete….Kisha ne ate kohe, perpara 200 vjetesh flasim, ishte ndoshta institucioni me I fuqishem i jetes se perditshme, i opinionit, i riteve te ndryshme, lindje ,vdekje, martesa etj etj, dhe ishte e pamendueshme te dilje kunder saj . Dikush e provoi, dhe e dime si perfundoi…pa permendur emra. Sot ne 2024 ,eshte e thjeshte te gjykojme, se jemi te gjithe pak me shume indipendente dhe me gjithe respektin per kishen, kemi mendimin tone personal . Dhe kur kisha gabon mund edhe ta denojme hapur (pedofilia etj) . Por 200 vjet me pare ishte e pamundur. Megjithate , mendoj qe nuk ishte problemi me I madh kisha…tani, sot, e kemi gati te pamundur te kuptojme perse dhe kush vendosi te luftohej gjuha shqipe. Shteti grek u krijua nga fuqite e kohes dhe nje rol shume te rendesishem pati Rusia si dhe nja dy shtete europiane dhe eshte gati qesharake te mendosh qe ne duhet ti shpallnim lufte edhe ketyre…..Me nje gje jam plotesisht dakort dhe eshte me se e vertete : Shqiptaret historikisht kane qe te percare dhe per kete na ka denuar historia. Ne nuk e duam njeri tjetrin. Ne è mirepresim te huajin dhe urrejme vellane . Boll te shikosh se cfare ndodh edhe sot e kesaj dite. Kjo eshte aresyeja qe ne nuk kemi mundur te bejme shtet historikisht.
Pse Greqia “dhimokratike” nuk e njeh ende as sot maxhoritetin arberor arvanitas,
as si minoritet etnik, as si minoritet gjuhesor ??
E kam shkruar dhe her te shkuara, por me qe asht shkruar ne gazeten dita per punen shumevjeçare te Prof.Tito, megjithse asht i lindur ne 1944, ndersa une jame i lindur me 1942, por une nuk as filolog, as historjan… por jam ‘Iluminist e humanitar. Propaganda Greke gjithnje ka vepruar si fqinj jodashmires!. Me statistke;-64000 minoritet Grek ne Dropull asht rrespektu e trajtu gjithnji njerzishem e ne rregjimin e Enveri, me shkolla ne gjuhen Greke me levizje te lira e te punesuar pa asnji dallim nga vendaliu!. Ndersa Arberoret ne Greqi we ishin gjysma e popullates se shtetit Grek ne vitin 1821-22, ju mohua gjua e tyre!!!… “Demokracia Greke.”
demo, mos ekzagjero, Peloponeziin(Morene e dikurshme),Atiken etj etj vendbanime ku u vendosen Arberit mbas shek.12-te, i quan si pjese te Arberise së poshtme?! Autoktone? Mos ja fut kot se keshtu si thua ti, i bie qe edhe Italise se jugut, ti dalim zot. Ke rene edhe ti ne mjerimin e S.Gurit, te E.Kocaqit,A Dalipit etj mendje pjerdhurve qe s’lane me gjuhe te botes dhe heronj te saj pa i lidhur me shqiperine?! Per te tjerat me disa perjashtime, i afrohesh te vertetes. Por, perpara se te akuzosh Fanatiotet fanatike dhe ujdise qe bene me sulltanatin turk, eshte mire qe t’i biesh drejte, ku u ndane perfundimisht Arbanitet e Greqise se re me pjesen tjeter nga Epiri e larte, kete se ben ti demo sepse e di se kush e sabotoi ate revolucion qe parine e saj, e kishte mbi 90% me gjak e gjuhe te cilen flasim ne sot. Kush ishin ata qe i dhane shkas edhe Fanarioteve e jo prifterinjeve “turq” se me turqit ishin bere bithe e breke ata qe shkretonin vise anembane balkanit, ose thene me mire,nga muret e Vjenes e deri ne Konstandinopoje, kush ishin keta mo demo? Shqipot e bere me turk nga turku, muslimane e katolike te Mirdites e Kelmendit, keta e mbajten dhe se leshuan deri me 1912-en kermen turke, dhe per turpin tuaj sot e keni ringjallur perseri me keq nga koha e qoftelargut. T’a kam thene o demo, Fred Beler kermes, t’i ishin hapur dosjet e meparshme ato me te cilat, drejtesia greke e ka ndaluar dikur e jo si u vjen per shtat juve per te grabitur pronat e Himarioteve autoktone qe pervec ketij qe e mbani ne burg me metoda te dala boje, asnje Himariot tjeter s’ju ka asnje borxh, ASNJE!
Une s`kam marre pronat e mija,jo te marr tokat e Himarioteve.
Ligji te zbatohet njelloj per te gjithe.
Une te marr tokat e familsjes time ,me tapi te Arta te Rregjistruar ne 1933 dhe Himariotet te marrin te tyret me tapite e parakomunizmit.
Nuk mund te zbatohen 2 Ligje pronash per ata qe veteshpallen greke.
Dropulli,Vrina,Vurgu te marri tokat e bejlereve,agallareve,kulakeve te rrembyera me Ligjin 7501,
Kurse Himara te marri toke babe,se kane qene mot e jete aty,i kane te vetat dhe kane te drejte ti trashegojne,ashtu si kam edhe une te drejte si shtetas shqiptar te gezoj te mijat.
Mire keta kane gjetur shtetin grek se kane mesuar gerqisht,,po une ku te perplasem,qe nuk di gerqisht?