Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar pas letrës së Autoritetit të Dosjeve se ai rezulton si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. Në një konferencë për mediat nga selia e Partisë së Lirisë, Meta thotë se që në hyrjen e tij në politikë në vitin 1992 i është nënshtruar të gjitha filtrave.
“Si mund ti shmangem unë një përgjigjeje, pavarësisht se nuk ka shqiptar mbi këtë tokë që nuk e kupton se Autoriteti para se të jetë ligjor është moral se të takon të trajtosh një periudhë të dhimbshme të vendit dhe njëkohësisht të ngushëllosh viktimat, të prekurit e asaj periudhe.
Kjo është për të ardhur keq për Autoritetin e manipulimit dhe kriminalizimit të dosjeve. Ata e dinë më mirë se çfarë ka dhe sa e manipuluar është ajo dosje që thonë ato.
Me një e-mail anonim elektronik që jam i sigurt që do të gajaseni, na qenka zbuluar se qenka një I.M që sipas lojërave u zbulua pas 30 vjetësh. U zbulua ky njeri, i cili që në mars të 92 është bërë deputet dhe i është nënshtruar të gjitha filtrave, që nga ai i zotit Berisha”, tha Meta.
Por Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ka informuar ditën e sotme ish-presidentin e Republikës Ilir Meta se në emër të tij ndodhen të paktën 140 faqe informacion në arkivat e ish-Sigurimit.
Bazuar në nenin 5 për të Drejtën e Informimit mbi dokumentet e ish-Sigurimit, Meta është vënë në dijeni se në bazë të verifikimeve të kryera deri më tani, ka në arkivat e ish-Sigurimit të Shtetit për të, një dosje përpunimi nr. 2565 e përbërë nga 140 faqe të anonimizuara, digjitalizuara, të hedhura në format CD.
Dokumenti në fjalë do t’i jepet kreut të Partisë së Lirisë në trajtë fotokopjeje dhe CD. Vendimi në fjalë është i ankimueshëm në Gjykatën Administrative.
Në letrën e Autoritetit drejtuar Kuvendit zbulohet se Ilir Meta është politikani i lartë i shtetit, që përmendet në dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit. Po ashtu, Kuvendit i kërkohet miratimi i propozimit për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë si dhe disa ndryshime në ligjin 45/2015.
i.b./ dita
Koke lopa qenka i paster se kete e di edhe berisha…..
Perbindeshi i Vicidolit, Doktor Sali Mortja ia ka tundur ne fytyre Ilir Floririt dokumentin e rekrutit te Sigurimit te Shtetit dhe e ka rekrutuar per llogati te vet dhe agjentures serbo-ruse ne Shqiperi.
PiSat e Parlamentit, kane kohe te merren me dosjet e fantazmave te komunizmit.
Po per krimet e pas 90es pse nuk merren?
Pse nuk merren me Detin dhe shitjen e madhe te Shqiperise ne Hage?
Dosje me porosi te Rames, plera te ndyre. Ka 30 vjet qe kjo toke ushqen plerat
Po ty ç’të prish punë nëse merren me dosjet e para ’90?!
Ke ndonje hall?! Te eshte prishur gjumi?!
Shko mor ko.e, pjedhe komunistesh. Po sikur mos te kishim patur ato kriminele per gati 50 vite nuk do te kishim patur as ato krimet pas 90-tes. Por komunizmi te beri “njeri” ty e familjen tende e prandaj te djeg prapanica.
Z Berisha te beri spiun per se dyti me dosjen e sigurimit.Boll e shite ate argument.
Ose në prokurori, ose të largohet nga politika.
Të zgjedhë, njëherë e mirë.
U befshi lemsh me \gjithe malokun e Cepanit.
Shihni shkrimin e Shaban Muratit se Ai eshte Sirene alarmi per te gjithe shqiptaret.
Kjo verteton intelektualin qe ka 30 e kusur vjet qe kelthet se spiunet e Sigurimit te Enverit i ke ne te gjitha qelizat e shtet dhe tani del qe edhe ish Presidenti Like Floriri del ne 140 shkresa si sigurims dhe spiun i Partise.
PO EDI RAMA NE TRE MANDATE NUK E ZBULOI KETE SPIUN TE ENVERIT QE RADHISTE PIONIERET E PERMETIT TE NDERONIN XHELATET E KOMUNIZMIT ME GRUSHTIN BOLSHEVIK MBI BALLE?
Kaq i paafte dhe dudum injorant te kete qene Edvini i Kristaqit, killerit te Enverit sa te mos e kete kuptuar se Presidenti qe hodhi me parashyte enveriste tani pas pilafit del spiun i Sigurimit Famekeq me 140 faqe?
PO ME SPIUNST E SIGURIMIT DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE?
dhe:
Me spiunat e Sigurimit do te shkoje Edi Rama ne Hage per te mbrojtur Hashimin nga krimet e tij kunder njerezimit?