Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Konsipol, ku bashkëshorti ka vrarë gruan e tij.
Raportohet se 69-vjeçari me iniciale H. I., ka goditur me sopatë të shoqen, 66-vjeçaren me iniciale Sh. I., duke i marrë jetën.
Ndërkohë mësohet se kryefamiljari më pas është konfiktuar me djalin e tij dhe ky i fundit e ka hedhur të atin nga shkallët e banesës.
Si pasojë e dëmtimeve 69-vjeçari ka ndërruar jetë. Ndërkohë i biri, 40-vjeçari me iniciale K. I., është shoqëruar në ambientet e policisë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobta.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe.
Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës.
Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Konispol, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të autorit të dyshuar, shtetasit K. I.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
j.l./ dita
Çfarë komenti mund të bësh për këtë ngjarje tragjike. Këto ndodhi shqiptare janë të të përditshme, kjo,vjen si pasojë e traumave që ka kaluar e kalon ky popull fatkeq. Ky popull që në krye ka vënë njerëz mediokër me shpirt mjeran. Përse gazeta dita nuk ka vendosur vend për komente tek artikuj që shtrohen probleme të ndryshme, përvetësimit dhe abuzimet e administratës shtetërore, rrumpalla në prona, probleme të mungesës së parqeve të vegjël në qytete, kënde ku të lozin fëmijët(shumë flasim për to) dhe në artikuj te ndryshëm për pensionet, që na dërdëllisin dhe përfundimisht nuk nuk konkludojnë në asnjë informacion. Këto ngjarje tragjike janë si pasojë e mos funksionimit të shtetit në të gjitha fushat që e kanë futur këtë milet në një darë shtrënguese si në një morsetë dhe që nuk del dot nga kjo situatë veçse me largime masive nga ky vend, sikur ka rënë mortaja në të. Dhe ky pushtet prej tërë viteve të “demokracisë” e ka shtypur shumicën, ka qenë dhe mbetet antipopullor dhe e ka hallakatur mendjen dhe shpirtin e njërëzve të drobitur. Në këtë situatë ngjarjet të tilla janë jo suprizuese, por shkak i jetës jashtëzakonisht stresuese. Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi morale për ndodhitë e shpeshta të këtyre tragjedive.
Ky qe vrau gruan, ka pasur te jatin qe ka vrare 3 gra, nje e hodhi ne gelqere, njeren e mbyti ne pus, te treten ne lume.
Djali vrau babane, mbase mund te justifikohet se i vrau mamane.
Perfundimi eshte me nje fjale popullore, M.ut i biri, m.ut i jati, m.ut ai qe beri te atin.
Te pakten kjo e gjora kishte nje djale dhe i mori, po ajo e Vlores. C’bëni kështu o shqipe, burra të fortë me gratë. Edhe janë pleq. Prandaj u them këtyre të moshuarve qe shkruajnë te Dita kujdes me shëndetin mendor.
i mori hakun, desha te them.
Po shteti të bëj sehir në tragjeditë njërëzore, ky nuk duhet të bëj asnjë analizë për këto ndodhi që janë kaq të shpeshta, por për këtë qeveri këto nuk janë probleme të saj. Kur një fëmijë po hap probleme me sjelljen e tij, një prind normal mendon se ku kam gabuar, ndërsa një prind tjerër e gjen fajin tek të tjerët. Qeveria jonë në këtë rast akuzon familjen(natyrisht), por kjo nuk ka asnjë gabim në mbrojtjen që i bën familjes, por thotë të punojnë njërëzit dhe më shumë për të plotësuar kërkesat e domosdoshme të tyre, po me fëmijët kush të merret, njërëzit e rrugës, por argëtimi i njërëzve dhe koha për fëmijët ku të gjenden? Energji për të nesërmen(këtu për njërëzit që punojnë) ku do ti marrin kjo pjesë e konsiderueshme e shoqërisë. Këtu nuk po flas për ata që hargalisen dhe të ardhurat i kanë goxha të majme (dalaveraxhinj, servilë, sahanlëpirës, dallkaukë) të administratës shtetërore në pushtetin vendor dhe qendror.
MORE ,A KA DREJTËSI KËTU A JO?
PËRDITË NJË NGJARJE E RE.
NËN LUL BASHËN KRYEMINISTËR, NGJARJET DO TË PARANDALOHEN.
7×7=42!