Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bashkia e Tiranës dhe komuna e Kristiansand në Norvegji bashkëpunim përmes të rinjve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Bashkia e Tiranës dhe komuna e Kristiansand në Norvegji bashkëpunim përmes të rinjve
Aktualitet

Bashkia e Tiranës dhe komuna e Kristiansand në Norvegji bashkëpunim përmes të rinjve

Published: September 28, 2022
Shpërndaje

Bashkia e Tiranës dhe komuna Kristiansand në Norvegji do të bashkëpunojnë për projekte vullnetare për të rinjtë e të dyja vendeve dhe vendosjen e urave të ndërveprimit mes dy qyteteve. Një delegacion norvegjez, i përbërë nga drejtues të partive politike në këtë vend, përfaqësues organizatash dhe projektesh vullnetare ndërkombëtare, u prit edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Kristiansand është një qytet i rëndësishëm në Norvegji, që ka përqafuar një komunitet të jashtëzakonshëm shqiptarësh, rreth 1000, të cilët jetojnë e punojnë aty. Për sa kohë që 165 kombësi jetojnë në harmoni edhe në një qytezë më të vogël se Tirana, do të thotë se formula funksionon: Njerëzit mund të bashkëjetojnë, të përfitojnë nga kulturat e njëri-tjetrit, të bëjnë përpara së bashku. Ndaj, më vjen mirë që kemi një program shkëmbimi mes të rinjve vullnetarë,” u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës shfrytëzoi këtë takim për të shprehur edhe nevojën e një ambasade të Norvegjisë në Tiranë.

- Publicitet -

“Ne duhet të kemi një ambasadë të Norvegjisë në Tiranë dhe ka ardhur koha ta konsiderojmë këtë vendim. Kushdo që është i rëndësishëm në rajonin tonë, është në Tiranë, prandaj nëse doni të jeni të rëndësishëm, siç është Norvegjia e rëndësishme në Shqipëri, me shumë investime strategjike në rrjetin tonë energjetik, besoj se edhe nga ana politike ka ardhur koha të kemi një përfaqësi diplomatike të Norvegjisë në Tiranë. Unë do loboj, por me shpresë loboni edhe ju sepse besoj se mund ta bindim qeverinë në Oslo, që të kemi një mision përfaqësues edhe për faktin se kemi një urë fantastike bashkëpunimi të diasporës shqiptare. Për sa kohë që shoqëria jonë është kaq fort e lidhur, është vetëm çështje kohe që edhe diplomacia dhe politika ta noterizojnë këtë lidhje”, tha Veliaj.

Nga ana e tij, zv/Kryetari i Komunës së Kristiansand, Erik Rostoft, u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar edhe në projekte të tjera të rëndësishme.

“Është kënaqësi të jemi këtu në Tiranë dhe të përjetojmë mikpritjen tuaj. Po shohim se ka shumë fusha në të cilat mund të bashkëpunojmë. Edhe Norvegjia është një vend i vogël po ashtu, por ne vlerësojmë metodat tona të dialogimit dhe mendoj se mund të bashkëpunojmë me njerëzit këtu më së miri. Aktualisht po punojmë për “një qytet për të gjithë” dhe mendojmë se ky është një koncept i mirë për t’u përcjellë edhe në Shqipëri. Ne do të ndajmë me ju eksperiencën tonë dhe do të përpiqemi t’ju ndihmojmë në këtë drejtim. Gjithashtu, u njohëm me çështje dhe nisma interesante në vendin tuaj. Le të shpresojmë se ky është vërtet fillimi i një miqësie të mirë dhe që gjithashtu të bëjmë gjëra së bashku, për ta bërë të ardhmen sa më të mirë,” deklaroi Rostoft.

Kjo nisma e zhvilluar prej më shumë se dy vitesh kulmon në vitin ku Tirana është shpallur Kryeqyteti Europian i Rinisë nën zbatimin e Organizatës “Projekte Vullnetare Ndërkombëtare” me mbështetje të Kongresit Rinor Kombëtar.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Prokurorët kundër: Cenohet sekreti hetimor
  • Dështon ekzekutimi me vdekje i një gruaje në SHBA, 50-vjeçarja i mbijetoi dy dozave me injeksion
  • Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet
  • A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  • Miliona raste kanceri lidhen me infeksione: 5 prej tyre mbajnë peshën kryesore

Komentet e Fundit

  1. Astriti on Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun që vendimi ndaj Thaçit nuk ishte kundër UÇK-së
  2. tal on Von der Leyen në Tiranë: Çfarë tha për drejtësinë, hetimet e SPAK-ut dhe projektin në Zvërnec
  3. Pak me ngadal more te uruar! on FOTO: Një prej ngjarjeve më dramatike në historinë e aviacionit civil, çfarë ndodhi dje në avionin nga Dubai drejt Tel Avivit
  4. Berlin on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  5. Bitila on Video intime ku shfaqen persona të njohur në Tiranë po shpërndahen masivisht në WhatsApp

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?