Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit Bashkia Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e
Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, si dhe me Dr. Arta Çuni, ka ndërmarrë një projekt për identifikimin e problemeve të shikimit tek fëmijët e moshës 5-6 vjeç në kopshtet publike të Tiranës.
Fushata ka nisur si fillim përgjatë muajit shtator me 7 kopshte publike, ku nëpërmjet aparaturës së autorefraktometrit portativ të siguruar nga mjekja, po realizohet falas kontrolli i shikimit të fëmijëve. Kjo fushatë ka për qëllim evidentimin në kohë të problemeve të shikimit si dhe këshillimin për marrjen e masave të duhura nga prindërit e fëmijëve, të cilëve do t’ju bëhet me dije rezultati nga Kopshti përkatës.
Bashkë me vizitën, stafi i Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit sigurohet që fëmijët ta kenë sa më të lehtë këtë proces, duke i argëtuar ata me lojëra që kanë në fokus elementë gazmorë.
o.j/dita

propaganda në kulm e PS dhe veglave të saj si gazeta dita për të fituar zgjedhjet vitin tjetër.
qytetarë! shkoni të votoni sepse patronazistët e rilindjes socialfashiste të ramut hajdutit të marrin me sy të keq dhe ju lutem: shkarraviteni fletën.
pra bëni sikur keni votuar që të tëra fletët të jenë të pavlefshme