Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Basti i ri i qeverisë me legalizimin e llotove sportive online
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Basti i ri i qeverisë me legalizimin e llotove sportive online
KronikeLajmi i fundit

Basti i ri i qeverisë me legalizimin e llotove sportive online

Published: August 10, 2026
Shpërndaje
Një dyqan bastesh sportive në rrugën Myslym Shyri në Tiranë duke hequr tabelën më 29 dhjetor 2018. Shqipëria vendosi mbylljen e lojërave të fatit dhe basteve sportive në tetor 2018. Foto: Arben Celi/LSA

Kur qeveria shqiptare finalizoi ndalimin e lojërave të fatit në vitin 2019, narrativa zyrtare premtoi shkuljen me rrënjë të një plage sociale që kishte mbushur çdo cep rruge në Shqipëri. Në ato kohë nuk kishte lagje pa dy-tre pika bastesh, një pjesë e të cilave në afërsi të shkollave apo mjediseve të frekuentuara nga të miturit.

Shtatë vjet më vonë, qeveria shqiptare po përgatitet që të legalizojë sërish bastet sportive online, të cilat pavarësisht ndalimeve ligjore, kanë vazhduar që të funksionojnë në informalitet.

Pas miratimit të ligjit në Kuvend në vitin 2024, Ministria e Financave i tha BIRN se tashmë janë miratuar të gjitha aktet nënligjore dhe kuadri rregullator konsiderohet i plotësuar.

- Publicitet -

“Sistemi është gati nga pikëpamja ligjore, por gara për licensim ende nuk është hapur zyrtarisht,” deklaroi ministria në një përgjigje me shkrim.

Legjislacioni i ri premton dhënien e jo më shumë se 10 licencave për organizatorët që ofrojnë platformat online, me kërkesën thelbësore që këta operatorë të ngrijnë një kapital prej të paktën 120 milionë lekësh si garanci për fituesit dhe të kenë eksperiencë të provuar në vende perëndimore.

Edhe pse ligji premton një treg të kufizuar të basteve online për të mundësuar një monitorim të rreptë shtetëror, procesi ka ngritur shqetësime për mungesë transparence dhe rrezikun e krijimit të një tregu monopol.

Në anën tjetër, Shqipëria po e rihap industrinë e basteve tërësisht e papërgatitur për të menaxhuar krizën e pashmangshme të varësisë – një nga shkaqet kryesore të nxjerrjes së përkohshme të kësaj industrie jashtë ligjit.

Kalimi i bixhozit nga pikat fizike tek ekrani i celularit e kthen atë në një rrezik me akses të pakufizuar 24 orë në ditë në xhepin e gjithkujt.

“Legalizimi nuk e krijon varësinë, por rrit aksesin ndaj një aktiviteti që për një pjesë të popullsisë është potencialisht shumë i rrezikshëm,” thotë mjeku psikiatër, Neli Demi, i cili vuri në dukje se vendi nuk kishte asnjë qendër të specializuar dhe asnjë program kombëtar rehabilitimi, duke e lënë barrën e trajtimit të varësisë tërësisht mbi supet e familjeve.

Në përgjigje të pyetjeve të BIRN, Ministria e Financave tha se parandalimi i varësisë nga lojërat e fatit dhe mbrojtja e lojtarëve dhe familjeve të tyre ishin ndër objektivat kryesorë të ligjit, por pranoi se ligji nuk krijon ndonjë skemë të posaçme për këta persona.

Pikëpyetjet për licensat

Sektori i lojërave të fatit në Shqipëri është luhatur mes liberalizimit anarkik dhe ndalimit radikal. Mbyllja e plotë e vitit 2019 si vazhdim i të ashtuquajturit operacioni “Fundi i Marrëzisë” nxori jashtë ligjit një treg që operonte me mbi 4000 pika fizike.

Megjithatë, ndalimi ligjor nuk e fshiu bixhozin, por e shtyu atë drejt nëntokës së informalitetit dhe kontrollit nga rrjetet kriminale, aty ku kafenetë e lagjeve u kthyen në pika të fshehta grumbullimi.

Hyrja në fuqi e ligjit të ri shihet si një mundësi për të dalë nga paligjshmëria, edhe pse nuk mungojnë kritikat për mungesën e theksuar të transparencës qeveritare rreth procesit të garës.

Aktualisht, gara nuk është hapur ende. Ministria e Financave tha se “vendimin për hapjen e konkurrimit duhet ta marrë Komisioni i Licencave” dhe vetëm pasi ky komision të shprehet, AMLF publikon njoftimin zyrtar për aplikime.

Endri Meksi, një biznes i investuar në formalizimin e lojërave të fatit prej vitesh, vlerëson se tregu i zi i basteve llogaritet të ketë një qarkullim prej 2.5 miliardë eurosh në vit dhe formalizimi i tij do të çonte në buxhet rreth 20-22 milionë euro në vit.

Megjithatë, Meksi është i zhgënjyer nga mungesa e komunikimit institucional dhe nga fakti që askush ende nuk ka qartësi se çfarë do të ndodhë.

“Ministri i Financave është absente totalisht në këtë histori, nuk shprehet për asgjë,” tha Meksi, duke nënkuptuar pasigurinë për numrin e licensave që do të jepen fillimisht në treg.

“Komisioni i licencave është ai që vendos dhe mund të hapë maksimumi 10 licenca për garë, por mund të hapë garë për një licencë. Në këtë rast do të kemi një monopol. Mund të hapë për tre, le të themi, pothuajse një oligopol,” shtoi Meksi.

Përfaqësues të opozitës mendojnë gjithashtu se  korniza formale ligjore po fsheh thelbin e një skeme thellësisht klienteliste.

Sipas deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ligji u miratua përpara se shteti të ishte realisht i përgatitur për zbatimin e tij. Tabaku mendon se e gjithë skema është menduar për t’u shërbyer interesave të qeverisë dhe personave të lidhur me të.

“Problemi nuk është vetëm ekzistenca e basteve online. Problemi është se kush do t’i marrë licencat, si do të verifikohet pronësia përfituese e kompanive, burimi real i kapitalit, lidhjet ndërmjet aksionarëve dhe nëse procedura konkurruese do të jetë e hapur,” thekson Tabaku, duke shtuar se pa transparencë krijohet “terreni ku interesat klienteliste, kapitalet e dyshimta dhe vendimmarrja qeveritare mund të takohen.”

Për deputetet e opozitës, mekanizmi i kontrollit të këtij fenomeni që krijon probleme sociale “duhet të jetë nën mbikëqyrje të plotë parlamentare dhe publike që nga dita e parë”.

Kambana alarmi për varësinë

Edhe pse ligji i ri supozohej që të krijonte mekanizma kundër varësisë nga lojërat e fatit, bastexhinjtë duket se do ta kenë pikën e bastit gjithmonë me vete.

Ekspertët e shëndetit mendor e shohin këtë si një rrezik për rritje të varësisë së pakontrolluar, në një vend ku infrastruktura e trajtimit të këtyre rasteve është inekzistente.

Mjeku psikiatër dhe psikoterapist, Neli Demi paralajmëron se kalimi ekskluziv “online” luan një rol shumë më të rrezikshëm krahasuar me pikat fizike.

“Nga pikëpamja klinike, kalimi nga pika fizike e basteve te telefoni celular ndryshon cilësinë e ekspozimit. Nëse më parë duhej të dilje nga shtëpia, të shkoje në një pikë bastesh dhe kjo krijonte njëfarë ‘fërkimi’ psikologjik, tani bixhozi mund të jetë në xhep 24 orë në ditë,” thekson Demi.

Kjo sipas tij rrit frekuencën e lojës, shton impulsivitetin—pasi basti vendoset brenda sekondave—dhe ul kontrollin social nga familja, një faktor risku i rëndë sidomos për të rinjtë që janë thellësisht të lidhur me pajisjet e tyre.

Demi thekson gjithashtu se vendit i mungon një sistem i organizuar për trajtimin e këtyre rasteve.

“Nuk kemi qendra të specializuara për varësinë nga bixhozi, nuk kemi programe kombëtare rehabilitimi dhe shumica e pacientëve trajtohen brenda shërbimeve të përgjithshme të shëndetit mendor ose në praktikën private. Kjo do të thotë se ndihma ekziston, por është e fragmentuar dhe jo e mjaftueshme,” shtoi ai.

Demi vlerëson disa hapa ligjorë si regjistri elektronik për vetëpërjashtimin e lojtarëve, por i konsideron ato si minimale.

Nga ana e saj, Ministria këmbëngul se varësia do të luftohet përmes mekanizmave ligjorë të parashikuar. Duke argumentuar mbi masat mbrojtëse, institucioni citon se krahas regjistrit elektronik kombëtar të lojtarëve të përjashtuar, ligji garanton “vetëpërjashtimin e lojtarit” si dhe lejon “mundësinë që familjarët të kërkojnë ndalimin e aksesit të një personi në lojërat e fatit”, duke u mbështetur në programet e reja të dedikuara për mbrojtjen e lojtarëve.

Ministria pretendon po ashtu se rol do të luaj edhe fakti që “operatorët janë të detyruar të publikojnë informacion mbi rreziqet e varësisë, shanset reale të fitimit dhe strukturat që ofrojnë këshillim apo trajtim për personat me probleme të lidhura me lojërat e fatit”. Por kjo duket se është në letër, pasi struktura të tilla këshillimi janë pothuajse inekzistente në vend.

Reporter.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qytetarët paguajnë, por s’kanë ujë 24 orë! Dokumente e ID me çmimet më të larta në rajon
  • Po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh, arrestohet pronari 39-vjeçar në Himarë
  • Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  • Basti i ri i qeverisë me legalizimin e llotove sportive online
  • Sulmi brenda burgut të Fierit, flet Denis Bajri: Ibrahim Lici dha urdhër të më vrisnin

Komentet e Fundit

  1. Km on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  2. Detari on Pamjet e ndotjes në Gjirin e Lalzit, reagon UKD: Uji i errët u shkaktua nga sedimentet, jo nga ujërat e zeza
  3. Artan on 130 mijë njerëz ikin çdo vit: Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?
  4. Detari on “I mbushja arkat bosh me libra që të ruhej pesha”! Si vidheshin paratë me kile brenda Bankës së Shqipërisë, vijimi i një procesi
  5. Dashi on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?