Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bayern zyrtarizon Kane, dëshiron ta prezantojë në finalen e Superkupës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Bayern zyrtarizon Kane, dëshiron ta prezantojë në finalen e Superkupës
AktualitetSport

Bayern zyrtarizon Kane, dëshiron ta prezantojë në finalen e Superkupës

Published: August 11, 2023
Shpërndaje

Bayern Munchen, më në fund e mbylli operacionin për Harry Kane. Sulmuesi aq i dëshiruar nga bavarezët, mund të prezantohet që këtë të shtunë, në fund të Superkupës që kampionët e Gjermanisë do të luajnë kundër Leipzigut në “Allianz Arena”.

Bayerni do të paguajë në total 220 milionë euro, duke marrë në konsideratë kartonin 100 milionë euro + 20 të tjera si bonuse. Dhe pagën e sulmuesit, 25 milionë euro bruto në vit deri në 2027. Bëhet fjalë për blerjen më të shtrenjtë të klubit bavarez, shumë më tepër se 80 milionët e shpenzuara për Lucas Hernandez në 2019.

Në sezonin e fundit, golashënuesi më i mirë i Bayernit ishte Gnabry me 17 gola në total, larg paraqitjeve të Lewandowskit. I cili gjatë 8 viteve në Mynih vetëm një sezon shënoi 25, pastaj gjithë të tjerët nuk zbriti poshtë 40 golave në sezon!Një zgjedhje strategjike kjo e klubit bavarez që një vit më parë provoi të afrohej me Kane, por duke kuptuar që Tottenhami kërkonte shifra të mëdha. Në këtë mënyrë vendosën të investonin te Mane, i cili nuk ishte një 9-sh i pastër, për të pritur 12 muaj. Dhe për të rinisur sulmin për bomberin anglez që në 2024 mund të lirohej me parametra zero.

- Publicitet -

Ekzistonte bindja se Tottenhami këtë verë nuk do ta mbante dot dhe kështu ndodhi. Pronarët e Bayernit nuk janë aspak të kënaqur nga rezultatet në sezonin e fundit, pasi kanë pushuar si administratorin e deleguar Kahn ashtu dhe drejtorin sportiv Salihamidzic.

Dhe në shumë raste skuadra ka dhënë ndjesinë se e vuante mungesën e një numri 9. Marrja e një bomberi të nivelit botëror u kthye kështu në objektivin e madh të këtij sesioni të merkatos për Bayernin.

Duke marrë Kane bavarezët kanë dalë nga natyra e tyre. Përgjatë viteve rekordmenët e futbollit gjerman nuk firmosnin kontrata të gjata me lojtarë mbi 30 vjeç. Që nga Neuer e Muller, e deri te Ulrich, Choupo-Moting e Sarr. Askush prej tyre nuk ka një kontratë që zgjat përtej 2024.

Edhe Guerreiro që u afrua falas në këtë sesion të merkatos, dhe që është disa muaj më i ri se Kane, ka firmosur deri në 2026. Me kontratën që i skadon kur të jetë 32 vjec, ndërsa Kane te Bayerni do të arrijë afër ditëlindjes së 34-t.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë
  • 37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës
  • Përkeqësohet zjarri në grykën e Shkopetit, flakët marrin përmasa të mëdha
  • “Blackout” në Superiore, fiken dritat në ndeshjen Teuta-Tirana

Komentet e Fundit

  1. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  2. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  3. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër
  4. demo on Emër i ri për një premtim të vjetër
  5. nastradini on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?