Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Baza e armatimeve në Tiranë/ Kërkohen 12 vite burg për Gjinin dhe 3 vite për Muratin. Si e shfajësoi mikun e tij në gjyq
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Baza e armatimeve në Tiranë/ Kërkohen 12 vite burg për Gjinin dhe 3 vite për Muratin. Si e shfajësoi mikun e tij në gjyq
AktualitetKronike

Baza e armatimeve në Tiranë/ Kërkohen 12 vite burg për Gjinin dhe 3 vite për Muratin. Si e shfajësoi mikun e tij në gjyq

Published: March 28, 2023
Shpërndaje

Prokuroria e Tiranës kërko shpalljen fajtor dhe dënimin nga Gjykata me 12 vite burg, për të pandehurin Kristjan Gjini dhe vetëm 3 vite burgim për bashkëpunëtorin e tij të dyshuar, të arratisurin Fatjon Murati, të cilët kishin ngritur një bazë armatimesh në Tiranë në korrik të vitit të kaluar. Kristjan Gjini ka pranuar se bazën e armëve e kishte ngritur ai dhe Prokuroria kërkon 12 vite burg, duke shfajësuar mikun e tij, të cilit iu gjet gjurmë gishti në vendngjarje.

Ndërkohë që ndaj Fatjon Muratit rëndon vetëm akuza për armëmbajtje pa leje, pasi këtij të fundit iu gjet gjurma në kutinë e një pistolete të sekuestruar më 13 korrik, ditën kur u zbulua edhe baza e armatimeve në Tiranë, që i përkiste Kristjan Gjinit. Por, Fatjon Murati është në arrati, pasi ka thyer masën ‘arrest shtëpie’, e lehtësuar në rrethana të dyshimta nga gjykata, duke përfituar të arratisej. Murati rezulton të ketë ikur nga Shqipëria, ditën që ndaj lokalit të tij në “Don Bosko” është qëlluar me breshëri, ku humbi jetën edhe banakierja Mimoza Paja dhe 6 persona mbetën të plagosur. Shënjestër ishte Murati dhbe familjarët e tij që ndodheshin në lokal në ato momente. I kërkuari kaloi nga Morina drejt Prishtinës disa orë para sulmit, i ndihmuar nga miqtë e tij Endrit Dokle dhe Gentian Reçi, me të njëjtët me të cilët u kap më 8 tetor 2022 në Tiranë, teksa qarkullonin me makinë të blinduar. Murati besohet se është arratisur më tej drejt Turqisë. Murati është dyshuar edhe si pjesëmarrës në atentatin e bujshëm dhe masakrën e Fushë-Krujës, ku u vranë 3 persona, mes tyre edhe Brilant Martinaj, kushëriri i parë i biznesmenit të zhdukur, edhe ky i shumëkërkuar për krime, Ervis Martinaj. Ndaj besohet se atentati në “Don Bosko” është bërë nga grupi i ‘mbretit të kumarit’. Murati ka deklaruar se nuk ka lidhje me arsenalin e armëve dhe as me vrasjen e trefishtë, duke dhënë alibi. Kurse Kristjan Gjini kishte marrë në emër të tij 2 ambiente me qira në kompleksit rezidencial ‘Fusha’ në kryeqytetet, në njërën prej të cilave jetonte Franceska Kolgjegja, bashkëpunëtore e tyre. Gjatë kontrollit në këto 2 banesa u gjetën 7 armë zjarri, 4 silenciatorë, municion luftarak, krehra, lëndë e dyshuar narkotike, 2 radio si ato të Policisë, dorashka, 7 maska, një thikë, dokumente të dyshuara të falsifikuara, targa të huaja dhe 2 automjete.

 

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjykata fajësoi Thaçin, por dokumenti i vitit 2000 sfidon versionin e Hagës për Behajdin Allaqin: Gruaja e tij tha se e mori policia serbe
  • 2.8 mld dollarë armatim, Trump përgatit 40 mijë bomba për Netanyahun
  • Djemtë e Thaçit dhe Veselit kthehen nga Haga: Do presim Apelin
  • Censurë, IA dhe deepfake: Lufta online rreth ‘Revolucionit të Flamingove’
  • Sot seancë në Kuvend, protestuesit rimblidhen përpara godinës

Komentet e Fundit

  1. demo on SHBA-ja: Respektojmë aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
  2. POPULL ME MENDËSI KRIMINALE on Çfarë ndodh tani me Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin dhe sa mund të zgjasë Apeli i tyre
  3. Mollosi on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  4. Gjergj on Konflikti për Aeroportin e Vlorës, Gjykata e Arbitrazhit i ndalon qeverisë marrjen e kontrollit
  5. demo on Sa peshoi në 2015 ndikimi i Ramës në bindjen e Thaçit për të pranuar Gjykatën ku u dënua vetë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?