Aleanca e Atlantikut të Veriut, NATO e ka vendosur ndër prioritetet e veta kryesore rritjen e prodhimit të armëve, nisur nga konflikti në Ukrainë.
Në një reagim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, zyra e NATO-s në Bruksel u shpreh në lidhje me idenë e rivitalizimit të industrisë së armëve në Shqipëri se diskutimet mes aleatëve vazhdojnë për “rritje të prodhimit të municioneve”.
“Rritja e prodhimit të armëve është një nga prioritetet kryesore të NATO-s. Siç tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në konferencën e tij për shtyp pas Takimit të Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në shkurt, diskutimet mes aleatëve vazhdojnë për “rritje të prodhimit të municioneve. Në mënyrë që të rimbushim rezervat tona dhe të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën, ne duhet të kalojmë nga ritmi i ngadaltë i kohës së paqes, në prodhimin me ritëm të lartë të kërkuar nga konflikti. Për ta bërë këtë, prodhuesit kanë nevojë për kontrata të nënshkruara dhe vetëm në muajt e fundit, NATO ka rënë dakord për kontrata me vlerë dhjetë miliardë dollarë. Kjo ndihmon Ukrainën, e bën NATO-n më të fortë dhe ofron më shumë vende pune me aftësi të larta në Evropë dhe Amerikën e Veriut”, është qëndrimi i NATO-s.
Zyra e NATO-s në Bruksel thekson gjithashtu se ekspertët e saj janë duke vlerësuar mundësinë për të investuar në bazën detare të Durrësit, Porto Romano.
“Në lidhje me Porto Romanon, ne mirëpresim ofertat e aleatëve për të pritur objektet e NATO-s. Ekspertët tanë shikojnë të gjitha ofertat e tilla dhe më pas japin këshilla bazuar në kërkesat ushtarake të Aleancës”, vijon reagimi i NATO-s,
Pyetur për hapjen së fundmi të bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, zyra e NATO-s në Bruksel u shpreh se do i shërbejë vendit.
“Baza ajrore e Kuçovës do t’i shërbejë Shqipërisë dhe do të mbështesë logjistikën, operacionet ajrore, stërvitjen dhe stërvitjet e Aleancës së NATO-s”, bëri të ditur NATO.
j.l./ dita

Shpresoj qe kete here politiqenerit tane te dine te bejne marrveshje dhe jo si bene kur i shkaterruan thjesht per ca muaj pushtet
Duhet te pretendojne teknollogjine per prodhim armesh me investitor vendas dhe jo te huaj
Nqs na jepet teknollogjia sot prodhojme per ukrainen neser ne rast nevoje per vete dhe per ndonje aleat tjeter
Nqs investitoret jan te huaj do kemi nje vend pune te perkohshem sapo te kaloi rreziku i vihet kyci terhiqet teknollogjia nga erdhi dhe fabrikat rikthehen ne stalla bagtie
Nqs arrijme te prodhojme meqe rrogat i kemi me te ultat ne europe dhe kjo ska te ngjare te ndryshoje do jemi perhere me konkurruesit ne europe
Kam 10 vjet ketu ne komentet,qe plasaaa!
Vini ne pune Fabrikat e Armeve,se jane me Leverdi!!!.Punesoni popullin!Nuk do te behen te gjithe mjeke dhe fylozofer! Armatosni Kosoven.
I ndjeri Pellumb Zeimi,me jepte te Drejte.Atij i qante shpirti per grabitjet e Ushtrise shqiptare,se ishte Ushtarak,,Ja numuronte me lista Armatimin e vjedhur.Uleriti i ndjeri per vjedhjen e Shtepise Qendrore nga Parti e Rrugaceve,,por me kot.Zullapi Bllokut dhe Bisha Malcise ju versulen Ushtrise dhe nuk kishin ndermend te ndertonin,poor te cvasnin e te shqyenin Pasurite e Ushtrise,.
Tani po ju thote NATO ato qe ju thoja UNE.
Vini ne pune Fabrikat e Armeve!
Tani vlejne kallashnikovet,mortajat,predhat,Lendet Shperthyese,,Para 30 vjetesh nuk vlenin,ishin Jasht Standarteve te NATOs.
Sot lexova nje shkrim me titull Industria Armatimit te ish ministrit te ekonomise Anastas Angjeli.
Po pse mor Anastas nuk i rivute ne pune ju te Fatos Nanos,fabrikat e armatimit,,se makinerite ishin ende pa i zene ndryshku malokut.Pse i shite ti me Nanon ato tanket kinese ne mushama ?
Ne vend qe te kerkoje te falur ne krye te shkrimit,,ben si i bukri shejtan,sikur nuk ka qene ketu 30 vjetet e fundit,por ka qene kozmanaut ne stacionin Nderplanetar MIR.
Se nuk i dijme ne cfare grabiti Berisha.Mjafton Gazeta Nerume te nxjerri Arkivat e Komenteve te Zotit Zaimi,se I KA NUMURUAR NJE PER NJE.
Kush ju beson juve re?
E shikoni sa bukur ia futi Blinken karagjozit Rama?
Quhet prone e shtetit shqiptar,por qe do ta perdore NATO.
Ok.me qe do ta perdoresh duhet te paguaje qira.
Pa para as gruaja nuk ia jep burrit.
Pika e dyte prodhim municione.
Do te kemi lufte brenda mafies.
Se shpejti ka viktima te shkalles se larte.
Berisha ne sherbim te Serbise,Nano dhe Angjeli ne sherbim te Greqise,si mund ti sherbenin Shqiperise a eshte e veshtire me e kuptu.Shifeni te verteten ne sy.
Kur lexojme artikuj me keto “barcaleta me Nato-xhinj” per rritjen e prodhimit armatimeve dhe se baza e Kucoves eshte e Shqiperise sinqerisht habitem me keto idiotizmat e tyre…Qe te arrihet ne te tilla perfundime ofenduese per shqiptaret fillimisht duhet ti kerkojne te falur Xhaxhi Diktatorit qe pa te drejte e kane kryqzuar ne 1991-1992 se kishte prodhuar armatime per 10 vjet lufte kur Euro Amerika shiste PORDHE atehere per KARten e HALEsinkit.
.Qe te thone sot Nato-xhinjte e Stoltenberg-ut se Kucova eshte baze ushtarake e Shqiperise ne nje kohe qe hapsiren ajrore te Shqiperise e ruajne avionet e Greqise & Italise..ose kete sekretarin e Natos nuk e pjerdh njeri ne ate organizate ose duhet vizituar ne ndonje psikolog…