Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BB: Shqipëria ne mesin e vendeve me rritjen më të lartë të eksporteve të IT gjatë 2019-2022
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > BB: Shqipëria ne mesin e vendeve me rritjen më të lartë të eksporteve të IT gjatë 2019-2022
Ekonomi

BB: Shqipëria ne mesin e vendeve me rritjen më të lartë të eksporteve të IT gjatë 2019-2022

Published: March 15, 2024
Shpërndaje

Segmenti i shërbimeve të informacionit dhe teknologjisë (IT) është aktualisht kategoria me rritjen më të shpejtë të tregtisë ndërkombëtare. Një studim global nga Banka Botërore referoi se gjatë periudhës 2010–22, shërbimet e IT-së u rritën me 12 për qind në vit, duke tejkaluar të gjitha kategoritë e tjera të shërbimeve, dhe Shqipëria ishte në mesin e vendeve që pa zgjerim më të shpejtë vitet e fundit. Në rang global në vitin 2022, shërbimet e IT u bënë kategoria e tretë më e madhe e eksporteve të shërbimeve, menjëherë pas transportit dhe udhëtimeve. Vendet në mbarë botën po përqafojnë sektorin e shërbimeve të IT-së si një shtytës i ri i rritjes, diversifikimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të punës me paga të larta.

Ndër vendet me të ardhura të mesme të larta, 6 nga 10 performuesit më të mirë janë nga Evropa dhe Azia Qendrore rajoni, duke përfshirë Shqipërinë, Armeninë, Gjeorgjinë, Kazakistanin, Moldavinë dhe Malin i Zi, raportoi  Banka Botërore.  Në këto vende eksportet e shërbimeve të IT pësuan rritje vjetore nga 30 për qind në 130 për qind gjatë 2019–2022. Banka Botërore referon se në Shqipëri në vitin 2022 numëroheshin 539 kompani të teknologjisë dhe informacionit. Eksportet e këtij grupi arritën në 88 milionë USD, teksa investimet në këtë sektor kapën vlerën e 150 milionë dollarëve.

Teknologjia dhe përdorimi saj morën hov gjatë dhe pas pandemisë Covid-19 në vendet me të ardhura të mesme ku bën pjesë edhe Shqipëria. Ndër vendet me të ardhura të ulëta, Madagaskari dhe Uganda ishin dy shtetet e vetme që raportuan rritje të eksporteve të në teknologji dhe informacion. Eksportimi i shërbimeve IT po zgjeron shtrirjen dhe ndikimin global në krijimin e bizneseve të reja teknologjike. Për vendet e pasura me burime, por pa dalje në det dhe me të ardhura më të ulëta, eksportet e shërbimeve të IT-së ofrojnë perspektiva dhe mundësi për t’u diversifikuar dhe integruar në ekonominë globale. Për shumicën e shteteve eksportet e shërbimeve IT po krijojnë vende pune të mirë-paguara.

- Publicitet -

Banka Botërore vlerëson se digjitalizimi është mundësia transformuese e kohës sonë. Sektori IT po bëhet promotor i inovacionit, rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të punës. Vlera e shtuar në sektorin e shërbimeve të IT-së u rrit me 8 për qind në vit gjatë viteve 2000–2022, gati dy herë më shpejt se ekonomia globale. Punësimi në shërbimet e IT-së u rrit me 7 për qind në vit, gjashtë herë më e lartë se totali i  punësimit global.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • mali says:
    March 15, 2024 at 11:58 am

    Mua pensionistit as me pelcet bytha nga ky shkrim derisa une nuk perfitoj asgje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Trafik kilometrik nga Tuneli i Llogarasë drejt Orikumit
  • “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  • Vila luksoze në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime se mund të jetë pasuri e fshehur e Ballukut
  • “Wall Street Journal”: Gangsteri i dyshuar që po i hap telashe marrëveshjes së dhëndrit të donald Trump në Shqipëri
  • 710 euro qira, 760 euro pagë: Tirana e dyta në Europë për barrën e strehimit

Komentet e Fundit

  1. Ervin on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  2. Keta jemi ky eshte niveli on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  3. Besnik on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  4. Dashi on Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm
  5. Anonymous on Kosova shpall non grata drejtorin e Telekomit serb

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?