Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BBC: Shqipëria është gati për të bërë historinë ndaj Spanjës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > BBC: Shqipëria është gati për të bërë historinë ndaj Spanjës
AktualitetSport

BBC: Shqipëria është gati për të bërë historinë ndaj Spanjës

Published: June 24, 2024
Shpërndaje

Shqipëria do të përballet sot me një nga ekipet favorite për të fituar Euro 2024, Spanjën.

BBC është ndalur tek kombëtarja kuqezi që thotë se ata mbeten “ambiciozë” për të siguruar një vend në fazën me eliminim direkt për herë të parë në historinë e tyre.

Media britanike shkruan se Spanja është kualifikuar ndërkohë si fituese në grupin B, ndërsa Shqipëria ndodhet e treta me një pikë.

- Publicitet -

“Shqipëria humbi me Italinë pavarësisht se shënoi golin më të shpejtë në historinë e Europianëve, si dhe u ringrit për të barazuar me Kroacinë 2-2 në minutat e fundit”, shkruan BBC.

Tashmë trajneri Silvinjo thotë se ekipi i tij do të luftojë për kualifikimin kundër Spanjës.

“Ata janë një skuadër e fortë dhe do të jetë një lojë e fortë. Ne do të përpiqemi. Kemi lojtarë të zotë që janë ambiciozë dhe do të shikojmë të luajmë mirë kundër Spanjës”, tha ai.

BBC është ndalur edhe tek ato që ka thënë sulmuesi Arbër Hoxha. “Spanja është ekipi më i mirë i këtij grupi dhe jo vetëm i këtij grupi, por i të gjithë turneut”, tha ai.

Skuadra e Silvinjos është në një pozitë të vështirë, por trajneri brazilian tha se ekipi është krenar për paraqitjet në Gjermani deri më tani dhe se tani duan që të hedhin një hap më tej.

“Ka tre milionë shqiptarë në Shqipëri dhe më shumë se nëntë ose dhjetë milionë të tjerë nëpër botë. Ka një gjeneratë që nuk e ka parë ekipin në një kampionat europian. Të gjithë po bëjmë një punë të mirë. Jemi në lojë, krenarë dhe ambiciozë. Spanja është e fortë, por ne do të luftojmë për 90 minuta. Do të ishim të kënaqur nëse luanim në 1/16, por duhet të prodhojmë performancën më të mirë”, tha trajneri.

Kualifikimi i Spanjës është arritur, por për trajnerin Luis de la Fuente loja me Shqipërinë do të jetë e vështirë.

“Shqipëria ka tifozë fantastikë dhe tashmë e kanë krijuar një surprizë këtu. Do t’i qasemi lojës si të gjithë ndeshjeve të tjera, sikur të jetë e fundit. Kemi një strategji për lojtarët që mendojmë se janë gati për ndeshje. Po fokusohemi vetëm në fitore sepse duam të fitojmë në çdo ndeshje”, tha trajneri spanjoll.

Më tej media britanike rendit shanset e Shqipërisë.

“Shqipëria mund të dalë e dyta nëse mund Spanjën dhe Kroacia mund Italinë. Megjithatë nëse Kroacia fiton me dy gola më shumë se Shqipëria mund t’ua marrin pozitën kuqezinjve”, shkruan BBC.

Por prapë se prapë edhe nëse Shqipëria nuk arin të dalë e dyta ka shanse të përparojë në fazën tjetër si një nga katër skuadrat e tjera më të mira.

Më tej britanikja ndalet edhe tek vendimi i fundit i pezullimit me dy ndeshje të Mirlind Dakut. Sa i përket pjesës tjetër, e gjithë skuadra kuqezi është gati.

Ndërsa trajneri i Spanjës flet për një rotacion në formacion duke u shprehur se, “gjëja e fundit që duan janë dëmtimet”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?