Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë përfshirë me financime konkrete në rrjetin europian të infrastrukturës së inteligjencës artificiale dhe do të përfitojnë financime direkte nga Bashkimi Europian për ndërtimin e qendrave kombëtare të IA dhe integrimin në ekosistemin europian të superkompjuterave.
Shqipëria, e cila ka promovuar së fundmi veten si një nga vendet e pakta në botë që ka një ministre të inteligjencës artificiale, të pagëzuar me emrin Diella nuk ka marrë financime në këtë fazë të programeve, sipas hartës dhe listës së publikuar nga Komisoni Europian, ndonëse është pjesë e rrjetit të superkompjuterave të Europës nga qershori i vitit të kaluar.
Serbia dhe Maqedonia e Veriut përfshihen në dy projektet e “Ai Factory Antennas” (porta rajonale drejt infrastrukturës europiane të inteligjencës artificiale).
Serbia do të përfitojë rreth 3.8 milionë euro financim nga Bashkimi Europian për projektin SAIFA (Serbian Artificial Intelligence Factory Antenna), një platformë kombëtare për zhvillimin dhe testimin e inteligjencës artificiale.
Projekti synon të krijojë një hub kombëtar që do t’u japë akses institucioneve publike, universiteteve, start-up-eve dhe industrisë në burime kompjuterike, mjete IA, databaza dhe ekspertizë teknike.
SAIFA do të funksionojë si pjesë e rrjetit europian të AI Factories dhe do të lidhet me qendrat PHAROS në Greqi dhe IT4LIA në Itali, duke mundësuar testimin dhe zhvillimin e zgjidhjeve IA në shkallë europiane. Projekti synon të mbështesë zhvillimin e inteligjencës artificiale në sektorë si shëndetësia, energjia, mjedisi dhe gjuha.
Maqedonia e Veriut ka nisur projektin “Vezilka”, qendra kombëtare e inteligjencës artificiale, me një vlerë totale rreth 6 milionë euro, e bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian përmes Horizon Europe dhe iniciativës EuroHPC, së bashku me qeverinë dhe partnerë vendorë.
Qendra synon të lidhë universitetet, shtetin dhe industrinë me rrjetin europian të inteligjencës artificiale dhe do të funksionojë si nyje e lidhur me Pharos AI Factory në Greqi, duke u dhënë institucioneve publike, kompanive dhe start-up-eve akses në superkompjuterë dhe databaza europiane.
Sipas autoriteteve të vendit, projekti synon të integrojë Maqedoninë e Veriut në rrjetin europian të qendrave të IA dhe të krijojë mundësi të reja për kërkim shkencor, inovacion dhe zhvillim të industrisë teknologjike.
Në të dy rastet, projektet synojnë të krijojnë akses për start-up-et, SME-të dhe kërkimin shkencor në burime që zakonisht janë të disponueshme vetëm për kompanitë e mëdha teknologjike.
Në nivel europian, këto projekte janë pjesë e iniciativës më të gjerë të AI Factories, një program i Bashkimit Europian për të ndërtuar infrastrukturë industriale të inteligjencës artificiale. Qëllimi i tyre është të bashkojnë superkompjuterë, qendra të të dhënave, universitete dhe industri për të krijuar ekosisteme të plota zhvillimi të IA dhe për të rritur konkurrueshmërinë globale të ekonomisë europiane.
Paralelisht, Bashkimi Europian ka krijuar edhe konceptin e AI Factory Antennas, që janë qendra kombëtare ose rajonale që shërbejnë si pika lidhëse me AI Factories. Këto struktura u japin vendeve që nuk kanë vetë superkompjuterë akses në kapacitetet europiane të IA, në databaza dhe në ekspertizë teknike, duke mundësuar zhvillimin e inovacionit dhe aplikimeve industriale. Në nivel europian, antenat e AI Factory financohen në kuadër të programit Horizon Europe dhe EuroHPC, ku kontributi i BE për një antenë mund të arrijë deri në rreth 5 milionë euro, në varësi të projektit dhe bashkëfinancimit kombëtar.
Projekti europian i AI Factories
Programi i BE për AI Factories është pjesë e strategjisë më të gjerë për të krijuar një ekosistem europian të inteligjencës artificiale, duke u fokusuar te infrastruktura: superkompjuterë, qendra të të dhënave, fuqi llogaritëse dhe akses për startup-et dhe SME-të.
Në periudhën 2021-2027, investimet totale në superkompjuterë dhe AI Factories pritet të arrijnë rreth 10 miliardë euro vetëm përmes EuroHPC dhe programeve të lidhura.
Në të njëjtën kohë, BE ka paralajmëruar edhe plane shumë më të mëdha për AI në përgjithësi. Iniciativa InvestAI synon të mobilizojë deri në 200 miliardë euro investime në AI në nivel publik dhe privat, ku përfshihet edhe fondi rreth 20 miliardë euro për AI “gigafactories” – qendra shumë të mëdha trajnimi modelesh me qindra mijëra GPU secila. Këto qendra janë projektuar si infrastruktura strategjike — një lloj “energjetike e re” për ekonominë dixhitale, që i jep Europës mundësi të konkurrojë me SHBA dhe Kinën në zhvillimin e modeleve të mëdha IA.
Në nivel më specifik, rrjeti i AI Factories dhe Antennas në Europë ka angazhuar mbi 2.6 miliardë euro vetëm për këtë rrjet të parë të fabrikave dhe antenave IA, rreth €55 milionë investim direkt të BE për Antennas, plus bashkëfinancim nga shtetet pjesëmarrëse. Qëllimi është që çdo vend të ketë akses në fuqi superkompjuterike edhe nëse nuk ka fizikisht një AI Factory.
Në qershor 2025, Shqipëria u bë zyrtarisht vendi i 36-të që i bashkohet Nismës së Përbashkët për Kompjuterikë me Performancë të Lartë (EuroHPC Joint Undertaking), rrjetit më të fuqishëm të superkompjuterëve në Europë.

Monitor.al

Bushtrra Diella dhe Qeveria PROSTITUTË , bashkë me ORGANIZATAT MAFIOZE të AKSH dhe GRABITQAREN e PËSHTIRË Balluku KORBË të ZEZĒ SKRROP si SHEJTANI dhe si KATRANI i ZI
Sa me gëzim e publikoni njësoj si , Noka!
Po ndertojne infrastrukturen e Fashizmit Korporativ Dixhital. E treguan veten me Covid-19 se kush jane dhe c’fare duan te bejne. Kur ne ju thoshim qe fjala Covid 19 per ju ishte nje virus, por per ata ishte dicka tjeter, nuk e besonit. Do ta besoni ne te ardhmen po nuk u jane hapur ende syte. Fjala Covid 19: Certification Of Vaccination ID manaxhuar nga AI. Numrat 1 dhe 9 ne fund, prezantojne germat A dhe I sipas rreshtit alfabetik. Po nejse teori Konspirative keto, se ashtu ju a kane shplare trurin qe te besoni. Ju duan ne gjume, deri sa te ndertojne dhe konsolidojne Gulagun Dixhital.
Natyrisht qe DIELLA e Rames me te cilen ai besonte se do mahniste globin, mbetet jashte financimeve te BE. Asaj i jane mbaruar baterite e i eshte dhjere hard disku prej kohesh…qe kur qeverine e zune krizat e menopauzes se Beles.
Sërbia do të përfitojë 3.8 milion euro , kaq sa kushton një vilë në Bruksel . Gjynah që Shqipëria do të ketë një vilë më pak se Sërbia dhe Maqedonia e Veriut . Hajde lajm , hajde .
DASHI nuk eshte problemi i shumes por i angazhimit te BE per ballkanin
Perse Perendimoret qe i kane krijuar te gjitha risite teknollogjike dhe kompjuterike nuk mahniten me Diellen?
Perse qeshin me Diellen,Perse tallen me Edi Ramen kur ua tund si Mrekulli boterore?
Me kujtohet nje skec i Lushnjes 40 vjet me pare,ku shoferi i autobuzit te Klubit e mbushte autobuzin me pasagjere rruges dhe u vishte fanellat e sportisteve.Nje plak nga Bubullima qe mbante fanellen nr10 i pergjigjet kontrollit rrugor:Veta jam Rragami.
Serbia eshte 100 vite perpara ne teknologji dhe mbi 500 vite perpara ne kulture.
Krahasoni nje shtet evropian me nje “shtet” krijese turke.
Ky eshte nje lajm idiot per te egzaltuar “kundeshtaret” e qeverriut dhe si rrjedhoje pastaj lexon komente idiote….si puna e atij gazetarit te “madh” turk qe kritikonte Ramen.. Bravo Dita, por po behesh Nate me duket.
O Detari I kenetave, Pse e mban gojen dhe nuk thua
Zito I eladha re gamoto!
Zito evgjitët e maqedonise dhe barbarët e serbise qe jane 5000 vite para e prapa.
Ti je muhaxhedini i asfalise qe nuk le gazetë pa bajgosur!
O detkar shko te shteti jot amë serbi.
Krjetë në rregull po ku renditet niveli shkencor i universitetit të Beogradit dhe ku ai i Tiranës serbët vazhdojnë të tregohen të dhanun ndaj vehtes dhe vendit ata bënë tri luftra dhe prap nuk pranuan të iknin masovikisht jashtë vendit ashtu si bëjnë shqiptarët