Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BE i përsërit Serbisë nevojën për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > BE i përsërit Serbisë nevojën për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën
AktualitetBote

BE i përsërit Serbisë nevojën për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

Published: July 4, 2023
Shpërndaje

Të martën, krerët e institucioneve evropiane kanë ripërsëritur domosdoshmërinë për qetësimin e situatës në veri të Kosovës dhe vazhdimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, pas takimit me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç.

Bërnabiç vizitoi Brukselin, ku u takua me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Michel, përmes një postimi në Twitter ka theksuar se i ka përcjellë kryeministres serbe mesazhin nga samiti i javës së kaluar për domosdoshmërinë e shtensionimit urgjent të situatës në veri të Kosovës dhe vazhdimin e dialogut me ndërmjetësimin e BE-së.

- Publicitet -

Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka theksuar domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut me Kosovën.

Ana Bërnabiç u takua edhe me Komisionerin Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Krahas marrëdhënieve me Kosovën, në të gjitha takimet u theksua mbështetja për rrugën evropiane të Serbisë, por gjithashtu u nënvizua domosdoshmëria e ndërmarrjes së reformave që janë kyçe për procesin e anëtarësimit të Serbisë.

Sa i përket situatës në veri të Kosovës, kryeministrja e Serbisë tha se “topi është në fushën e Prishtinës”.

“Është e nevojshme që, para së gjithash, ngacmimi dhe persekutimi i serbëve në Kosovë dhe arrestimet dhe ndalimet arbitrare pa asnjë provë, ngacmimi dhe torturimi i njerëzve që janë plotësisht të pafajshëm dhe për të cilët të gjithë kanë prova se janë të pafajshëm, nga ne në EULEX dhe në fund të fundit edhe në Prishtinë”, u tha Bërnabiç gazetarëve.

Zyrtarët evropianë i kanë kërkuar vazhdimisht Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa për uljen e menjëhershme të tensioneve dhe kthimin në dialog me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve, me ndërmjetësimin e BE-së.

Që nga rritja e tensioneve në veri në fund të majit, nuk ka pasur takime në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Kosovës Kurti dhe presidenti serb Vuçiç kanë mbajtur disa “takime krize” me zyrtarë evropianë në Bruksel, por nuk kanë pasur takime bilaterale.

Takimet me ndërmjetësit në dialog, megjithatë, përfunduan pa rezultate konkrete.

Tensionet në veri të Kosovës, i cili është i banuar me shumicë serbe, filluan kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit hynë në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Serbët vendas e kundërshtuan këtë dhe që atëherë kanë mbajtur protesta, duke kërkuar tërheqjen e kryetarëve të rinj të komunave dhe njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Bërnabiç pranoi se në të gjitha takimet në Bruksel, bashkëbiseduesit e saj ngritën çështjen e mos vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë në përgjigje të agresionit kundër Ukrainës.

“Për sa i përket vlerave, ne u rreshtuam me BE-në, e dënuam agresionin. Kemi arsye pse nuk duam të vendosim sanksione ndaj Rusisë. Në kuptimin tekniko-administrativ, ai kapitull në negociatat tona ende nuk është hapur”, tha ajo.

Që nga dhjetori i vitit 2021, Serbia nuk ka pasur asnjë konferencë të vetme ndërqeveritare për shkak të mospërputhjes me politikën e jashtme të BE-së, veçanërisht në lidhje me sanksionet kundër Rusisë./REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  • Kur propaganda kthehet në boomerang: Mësimet nga disfata e Orban-it në Hungari
  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?