Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BE-ja fton Kosovën dhe Serbinë që t’i japin fund ‘menjëherë’ retorikës konflikt nxitëse
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > BE-ja fton Kosovën dhe Serbinë që t’i japin fund ‘menjëherë’ retorikës konflikt nxitëse
AktualitetBote

BE-ja fton Kosovën dhe Serbinë që t’i japin fund ‘menjëherë’ retorikës konflikt nxitëse

Published: August 14, 2022
Shpërndaje

Bashkimi Evropian ka ftuar liderët politikë në Kosovë dhe Serbi që menjëherë t’i japin fund retorikës nxitëse dhe të veprojnë me përgjegjësi. BE-ja ka shprehur shqetësim për deklaratat në të cilat përmenden lufta dhe konflikti, dhe ka shtuar se “do t’i mbaj përgjegjës liderët politikë për çfarëdo përshkallëzimi të situatës në rajon”.  Kështu thuhet në deklaratën e 14 gushtit të BE-së, dërguar nga zëdhënësi, Peter Stano.

“Rritja e retorikës nxitëse kohëve të fundit nga ana e zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë, në veçanti deklaratat rreth luftës dhe konfliktit në Ballkanin Perëndimorë paraqesin shqetësim të madh. Politikanët e lartë nga të dyja palët do të mbahen përgjegjës për çfarëdo përshkallëzimi që mund të qoj deri tek ndonjë rritje të tensioneve dhe potencialisht në dhunë në rajon”, thuhet në këtë deklaratë.

Aty thuhet se të dyja palët duhet “menjëherë t’i japin fund armiqësive mes tyre dhe deklaratave nxitëse, si dhe të veprojnë me përgjegjësi”.

- Publicitet -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, më se në komunat veriore të Kosovës, më 31 korrik, pati rrezik për përshkallëzim të situatës në konflikt të armatosur, “për shkak të frikës së injektuar nga Beogradi dhe për shkak të planeve të bëra në Rashkë dhe në Beograd”.

Presidenti i Serbisë, Akeksandër Vuçiç tha se ka informacione për plane se në veri të Kosovës po përgatitet “likuidimi i popullit tonë”, duke iu referuar popullsisë serbe që jeton në Kosovë.

Një ditë pas kësaj deklarate, kryeministri Kurti tha kur zyrtarët në Beograd, përfshirë presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, flasin për dhunë dhe vrasje në Kosovë, ata flasin për vete, “flasin për imagjinatën e mendimet e tyre”.

BE-ja thotë se të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve duhet të adresohen përmes dialogut. “BE-ja pret që dy liderët të diskutojnë këto tema sfiduese në takimin e radhës të nivelit të lartë në kuadër të dialogut, të ftuar nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen në Bruksel me 18 gusht.

Bashkimi Evropian rikujton se arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese për normalizimin e plotë të raporteve kërkon një klimë e cila do t’i kontribuonte kthimit të besimit, pajtimit dhe raporteve të mira, “ku marrëveshjet e së kaluarës respektohen dhe implementohen në tërësi, dhe ku veprimet e deklaratat të cilat nuk janë në përputhje me interesat e përgjithshme dhe qëllimet strategjike të rajonit nuk kanë vend”.

BE-ja thotë se bashkë me EULEX-in në Kosovë, është në koordinim të afërt me KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë, në veçanti Shtetet Bashkuara të Amerikës.

Më 17 gusht, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të mbajë takime të ndara në Bruksel me kryeministrin kosovar, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.  Një ditë pas, më 18 gusht do të zhvillohet takimi i dy liderëve nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ky takim ishte thirrur pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës. Më 31 korrik, serbët lokalë vendosën barrikada në veri të Kosovës për të kundërshtuar dy vendimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me targat dhe dokumentet serbe.

Barrikadat u hoqën më 1 gusht dhe Qeveria e Kosovës u zotua se do të shtyjë për një muaj zbatimin e vendimit për pajisjen e shtetasve të Serbisë me dokument për hyrje-dalje, me të hyrë në territorin e Kosovës. Prej atëherë liderët politikë kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella për tensionimin e situatës./REL

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Personazhi pas kapelës së kuqe: Kush është 87-vjeçari që bleu Ferrari-n e parë elektrik për… 40 milionë dollarë
  • Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, komandohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Zjarrëfikësve
  • Aksident në Unazën e Madhe, përmbyset automjeti bashkë me një fadromë, një i plagosur
  • FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare

Komentet e Fundit

  1. Pizeveng on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  2. K R on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  3. leu on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  4. demo on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  5. 1thundrak on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?