Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BE-ja i dërgon Ukrainës 300.000 nga një milion predhat e premtuara
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > BE-ja i dërgon Ukrainës 300.000 nga një milion predhat e premtuara
Bote

BE-ja i dërgon Ukrainës 300.000 nga një milion predhat e premtuara

Published: November 29, 2023
Shpërndaje

Bashkimi Evropian (BE) ia ka dorëzuar Ukrainës 300.000 nga një milionë predhat e premtuara deri tani, tha ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, të mërkurën në Bruksel, ku po merr pjesë në një takim të NATO-s.

Duke folur për gazetarët në margjinatin e takimit të ministrave të Jashtëm të aleancës ushtarake, Kuleba bëri thirrje për bashkëpunim më të madh mes industrive të mbrojtjes së Ukrainës dhe NATO-s për t’u siguruar se Kievi i ka të gjitha furnizimet e nevojshme për ta mposhtur Rusinë, e cila e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022.

“Ne duhet ta krijojmë një fushë të përbashkët euro-atlantike të industrive të mbrojtjes”, tha Kuleba, duke shtuar se kjo do të garantonte siguri për Ukrainën dhe për vetë vendet e NATO-s. Kuleba tha, po ashtu, se e kishte një takim “produktiv” të martën me ministrin e Jashtëm sllovak, Juraj Blanar.

- Publicitet -

Presidenti i porsazgjedhur i Sllovakisë, Robert Fico, u zotua se do t’i ndalë ndihmat ushtarake për Ukrainën, megjithëse më vonë sqaroi se kjo nuk nënkupton bllokimin e blerjes së armëve nga kompanitë private. Ai përsëriti se… kontratat mes kompanive ukrainase dhe sllovake që prodhojnë armë, do të vazhdojnë”, tha Kuleba.

Në fillim të këtij viti, liderët e BE-së u zotuan se do t’ia dërgonin frontit të Ukrainës një milion copë municion deri në pranverë të vitit 2024. Kjo do të nënkuptonte rritje të jashtëzakonshme të prodhimit. Por, në fillim të nëntorit, blloku i përbërë nga 27 vende, tha se tani e ka të vështirë ta bëjë një gjë të tillë.

“Shifra një milion nuk do të arrihet, duhet ta hamendësojmë këtë”, tha ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistrius, më 14 nëntor. Në luftën e Ukrainës me Rusinë, predhat e artilerisë 155mm luajnë rol vendimtar. Harxhimi i 6.000 deri në 7.000 predhave në ditë tregon për rëndësinë strategjike të tyre.

Nëse i merr një milion copa municion të tillë, Ukraina do ta siguronte stabilitetin për të paktën gjashtë muaj, sipas ekspertëve.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  2. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  4. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  5. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?