Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dështojnë bisedimet për targat në Bruksel/ BE-ja reagon ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti: S’kemi hequr dorë nga propozimi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Dështojnë bisedimet për targat në Bruksel/ BE-ja reagon ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti: S’kemi hequr dorë nga propozimi
KosovëKryesore

Dështojnë bisedimet për targat në Bruksel/ BE-ja reagon ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti: S’kemi hequr dorë nga propozimi

Published: November 21, 2022
Shpërndaje

Kryedipolmati i Bashkimit Evropian Josep Borrell në Bruksel ka deklaruar se nuk është arritur asnjë dakordësi mes palëve për çështjen e targave nga takimi që u mbajt për katër orë në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Borrell tha se një propozim i tyre ishte pranuar vetëm nga Vuçiç, por ishte kundërshtuar nga Kurti.

Borrell i ka thënë Vuciçit që të ndalojë lëshimin e targave ilegale “KM”, ndërsa Kurtit i ka kërkuar që të pezullojë zbatimin e vendimit për riregjistrimin e automjeteve me targa serbe.

“Për hir të transparencës, më duhet të them se ne e dhamë një propozim që do të mund të evitonte këtë situatë të rrezikshme, që Presidenti Vuciç e pranoi sot, por Kryeministri Kurti nuk e pranoi”, tha Borrell.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se propozimi i Bashkimit Evropian për çështjen e targave ilegale serbe ka qenë i papranueshëm. Kurti ka thënë  se propozimi i Borell që Kosova të mos shqiptojë gjoba për targat ilegale dhe Serbia të mos prodhojë tabela të reja KM, ka qenë i papranueshëm për palën kosovare.

- Publicitet -

“Por për neve natyrisht se është e papranueshme nëse kjo nuk shoqërohet për atë çfarë jemi ftuar, pra dakordimin që me urgjencë të angazhohemi për marrëveshje finale për normalizim të plotë”

“E në propozimin që na e kanë sjellë neve për deklaratën e përbashkët Borell dhe Lajçak, madje ka qenë edhe afati i marsit të vitit 2023”, tha Kurti.

Kurti shtoi se Borell praktikisht hoqi dorë nga ky afati i marsit 2023 dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Nderkohe, Borrell ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Abin Kurti, sipas të cilit Bashkimi Europian ka hequr dorë nga propozimi për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Këtë reagim e ka sjell përmes zëdhënësit Peter Stano:

“Çdo pretendim se BE-ja po heq dorë nga propozimi i saj për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili mbështetet nga Gjermania, Franca dhe SHBA, janë të pavërteta. BE-ja vazhdon të qëndrojë plotësisht prapa këtij propozimi dhe inkurajon palët të bien dakord për tekstin sapo të jenë gati t’i dëshmojnë komunitetit ndërkombëtar se janë në gjendje të shkojnë drejt zgjidhjeve evropiane. Ajo që tani është kryesore është që të dyja palët të shmangin përshkallëzimin, i cili kërkon veprim të menjëhershëm nga të dyja palët – Kosova të mos fillojë të shqiptojë gjoba dhe Serbia të mos lëshojë targa të reja KM. Të mos vendosë gjoba. Nuk mund të ketë negociata …. në prezencën e një kërcënimi dhune”, u shpreh Peter Stano.Takimi i sotëm në Bruksel u zhvillua në një kohë kur Prishtina do të nisë nesër vendosjen e gjobave 150 euro për të gjithë automjetet me targa serbe. Që prej 1 nëntorit, qeveria e Kosovës ka nisur zbatimin e planit te saj për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe në targa “RKS”, ndonëse afati i fundit për ndalimin e qarkullimit të mjeteve me targa serbe ishte fundii shtatorit, por u shty me kërkesë të ndërkombëtarëve.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • RADIKA says:
    November 21, 2022 at 7:51 pm

    EUROPA KURRE SNA DESHI
    PO TA KISH TAKATIN
    NGA HARTA DO TE NA FSHINTE
    SHTYP VIKTIMEN MBRON XHELATIN

    HARRON HISTORINE
    KURRE SULEM FLAMUR
    KA DJEM SHQIPERIA
    QE ME DHEMBE HAN GUR

    TRIMI I KOSOVES
    E I SHQIPTARISE
    MATET DHEMB PER DHEMB
    ME KELYSHET E SERBISE

    MOS U TUT ALBIN
    ME TY SHQIPTARIA
    TE NA RROSH SA MALET
    PAS TE NDJEK LAVDIA

    Reply
  • Ppsh says:
    November 21, 2022 at 8:06 pm

    BE nuk terhiqet????
    Targat jan nje marrveshje e firmosur ne 2013 me moratorium 10 vjecar
    Pra nje marrveshje e ndermjetsuar dhe garantuar nga BE
    Tani per cfar do bihet ne ujdi?
    Apo duhet nje tjeter marrveshje per marrveshjen??
    E vetmja strategji qe ja shpeton fytyren BE-se eshte qe here tjeter kur te garantoje marrveshje moratoriumin ta bej 100 ose 1000 vjet
    Dhe te fleje rehat me ballin lart
    (Sa shpejt kalonkan 10 vjet mor jahu na fulliqen)

    Reply
  • Andis says:
    November 22, 2022 at 5:22 am

    Europa luan nje loje te ndyre me Kosoven.Amerika sikur eshte distancuar me kete situaten e targave .

    Reply
  • dyshuesi says:
    November 22, 2022 at 7:28 am

    Nuk eshte fot e thjeshte ….. Çdo marveshtje ka nevoje per garatin e saje i cili hyn ne veorum per te penalizuar palen qe e shkel kete marveshtje. Te garantosh marveshtje ne Ballkan duet te kesh nje ushtri si te Amerikes .

    Reply
  • stiv bermema says:
    November 22, 2022 at 11:22 am

    Po cfare kerkojne keta maskarenjte e Europes,
    Ne vend qe ta detyrojne Serbine te njohi Kosoven, bejne pallavra diplomatike. Akoma ti behen leshime kriminelit Vucic. Europa ta thote hapur qe e ka frike Serbine, e mjaft me me lojra te tilla prej burracakesh.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz
  • Publikohet super-renditja e Botërorit 2026: Nga favoritët te skuadrat pa shpresa
  • Rama sjell shembullin e Bahamasit për zhvillimin e turizmit: Flamingot nuk janë problem, por privilegj
  • Me flamuj kuqezi dhe pankarta, shqiptarët protestojnë para selive të BE në Bruksel për Zvërnecin

Komentet e Fundit

  1. Clark on Revolucion në Japoni, shkencëtarët krijojnë plastikën që shpërbëhet në ujërat e detit brenda disa orësh
  2. Aldrin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Patrioti on Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës
  4. ¿? on Deklarata e akademikes greke trazon rrjetin: “Athina kur ishte me shumicë shqiptare”
  5. Ppp on Protestuesit në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?