Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BE: Kosova dhe Serbia të veprojnë në mënyrë evropiane përballë situatës në terren!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > BE: Kosova dhe Serbia të veprojnë në mënyrë evropiane përballë situatës në terren!
AktualitetKosovë

BE: Kosova dhe Serbia të veprojnë në mënyrë evropiane përballë situatës në terren!

Published: December 2, 2022
Shpërndaje

Bashkimi Evropian u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të veprojnë në mënyrë evropiane dhe të shmangin veprimet dhe retorikën që mund të nxisë tensione.

Këto komente pasuan reagimin e zemëruar të Beogradit ndaj emërimit të ministrit të ri për komunitete në qeverinë e Kosovës Nenad Rashiç, një politikan i moderuar në vend të ish ministrit Goran Rakiç nga radhët e Listës Serbe.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të enjten në mbrëmje reagoi me gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe ministrit Rashiç, por edhe siç tha reagimit të butë të Bashkimit Evropian. Madje ai paralajmëroi se nuk do të marrë pjesë në takimin e bllokut me Ballkanin Perëndimor më 6 dhjetor në Tiranë.

- Publicitet -

Zëdhënësi i bllokut, Peter Stano tha të premten se Bashkimi Evropian pret që Serbia dhe Kosova të veprojnë në mënyrë evropiane.

“Nëse keni aspirata evropiane, silluni në mënyrë evropiane. Mënyra evropiane do të thotë të përmbaheni nga hapat e njëanshëm, të përmbaheni nga hapat që rrisin konfrontimin, që çojnë në përshkallëzim dhe të angazhoheni në gjetjen e zgjidhjeve në mënyrë evropiane”, tha zoti Stano.

Presidenti serb tha të premten pas një takimi në Beograd me komisionarin e Bashkimit Evropian për zgjerim Oliver Varhelyi se megjithatë do ta shqyrtojë pjesëmarrjen në takimin e Tiranës, meqë Bashkimi Evropian e cilëson atë shumë të rëndësishëm në kuadrin e situatës globale. Ai megjithatë nënvizoi se do të nënshkruante çdo fjalë që ka thënë për kryeministrin e Kosovës dhe ministrin Rashiç.

“Ke të drejtë të fusësh kë të duash në qeveri. Më të këqijtë që mund t’i mendosh, mund t’i marrësh nga fundi i kazanit, edhe ashtu të tillë janë. Por pse po gënjeni se ata e përfaqësojnë popullin serb?”, tha presidenti serb.

“Unë mund të flas për qëndrimet dhe idetë, mund të flasë për pajtimet dhe mospajtimet e ndërsjella, por nuk mund të flasë për nivelin e edukatës së kreut shtetërorë të fqinjit tonë veriorë”, tha ndërkaq të premten në Prishtinë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Emërimi i ministrit Rashiç u bë më pak se një muaj pas dorëheqjes se ish ministrit Goran Rakiç nga radhët e Listës Serbe. Dorëheqja pasoi mospajtimet e përfaqësuesve serbë në veriun e Kosovës me vendimin e qeverisë qendrore për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia.

Bashkimi Evropian bëri thirrje që palët të diskutojnë kthimin e serbëve në institucione ndërsa theksoi se emërimet e ministrave duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Nga leximi paraprak i emërimit të djeshëm del se ai nuk i përmbushë kriteret kushtetuese por kjo është në dorën e Gjykatës Kushtetuese që ta përcaktojë”, tha zoti Stano.

Qeveria e Kosovës tha se vendimi është në pajtim me Kushtetutën e vendit dhe autoritetin e kryeministrit, i cili tha këtë javë se largimi i serbëve nga institucionet ishte vendim politik dhe se kthimi i tyre duhet të bëhet në rrugë ligjore.

Më 23 nëntor Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje lidhur me përdorimin e targave të makinave që çoi në uljen e tensioneve në veriun e Kosovës por jo edhe kthimin e punonjësve serb në institucione. Bashkimi Evropian paralajmëroi bisedime të dendura ndëmrjet palëve për një marrëveshje normalizimi ndërmjet tyre, në bazë të një plani që u bë i njohur si nisma franko-gjermane që ka edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Plani që nuk është bërë ende publik, parasheh një marrëveshje normalizimi që nuk përfshinë njohjen e ndërsjellë Kosovë – Serbi, por zotimin e palëve se nuk do ta pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

BE-ja tha me 23 nëntor se “palët e kuptojnë se të gjitha marrëveshjet e kaluara të arritura në bisedime duhet të zbatohen”. Zyrtarët thanë se kjo nënkupton edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, që është edhe cështja më e diskutueshme në bisedimet ndëmrjet palëve.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha të enjten se Asociacioni “duhet të themelohet” dhe nëse nuk zgjidhet kjo çështje, do të ekzistojë një cikël i vazhdueshëm krize.

“Mendoj se Qeveria në Prishtinë duhet ta shohë këtë çështje si mundësi. Ekzistojnë modele në Evropë që sigurojnë të drejta për minoritetet”, tha zoti Escobar.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha të premten se të drejtat e pakicave janë të rregulluara me një kapitull të veçantë në Kushtetutën e Kosovës se ata që janë të pakënaqur me Kushtetutën do të duhej ta kenë barrën e provës dhe të argumentimit që të tregojnë se çka nuk është në rregull dhe çka nuk mjafton.

“Sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe unë nuk kam përgjigje të re por natyrisht që në kapitullin e 4-të të kornizës së përgjithshme të marrëveshjes që e kanë prezantuar me datën 18 gusht në Bruksel, unë aty edhe kam thënë që do të ketë konsideratë për të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe implementimin e tyre, por nuk mund të jetë ky kapitulli i parë dhe nuk mund të jetë nga 33 marrëveshje vetëm njëra më e rëndësishmja, më kryesorja dhe prioritare”, tha kryeministri Kurti./ Marrë nga VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Gomari i pa-bes i Janines, Ali Tepeleni solli fundin e ARNAUTEVE. says:
    December 2, 2022 at 8:14 pm

    Serbia dhe Rusia mund te shpetojn shqiptaret nga zhdukja

    Reply
  • Gomari i pa-bes i Janines, Ali Tepeleni solli fundin e ARNAUTEVE. says:
    December 2, 2022 at 8:16 pm

    BE-ja eshte krijes SATANIKE qe po zhduk edhe popujt europian.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?