Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BE: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat nuk ka afate kohore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > BE: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat nuk ka afate kohore
AktualitetKosovë

BE: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat nuk ka afate kohore

Published: March 31, 2023
Shpërndaje

Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targat e makinave në nëntor të vitit të kaluar, nuk ka afate kohore apo afat skadimi, ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano. Në një përgjigje me shkrim për media, Stano ka përsëritur se i dërguari i BE-së për dialogun mes dy vendeve, Mirosllav Lajçak, i ka ftuar kryenegociatorët për një takim në Bruksel më 4 prill.

Sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë në Bruksel, në takimin e 4 prillit do të diskutohet edhe për çështjen e targave. Ai ka thënë se në takim do të diskutohen të gjitha detajet e lidhura me zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, për të cilën palët kanë arritur pajtueshmëri më 27 shkurt në Bruksel.

“Ndërkohë, BE-ja pret që të dyja palët të vazhdojnë të kontribuojnë në atmosferën për normalizim, pajtim dhe zbatim të shpejtë të obligimeve. Po ashtu, palët janë zotuar që të përmbahen nga veprimet që do të shkonin në drejtim të kundërt”, ka thënë zëdhënësi i BE-së më 31 mars.

- Publicitet -

Më 23 nëntor të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për të tejkaluar krizën rreth targave të makinave. Deri atëherë, Kosova pati insistuar në riregjistrimin e të gjitha makinave me targave serbe në RKS – Republika e Kosovës. Mirëpo me marrëveshjen e nëntorit, Kosova është zotuar për heqje dorë nga masat ndëshkuese lidhur me targat, derisa Serbia është zotuar se nuk do të lëshojë më targa ilegale.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës nuk ka treguar se sa makina me targa të tilla janë riregjistruar në RKS. Vlerësohet se në veriun e Kosovës janë rreth 10.000 makina me targa të lëshuara nga Serbia./REL

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Larg resorteve të luksit, pse elita politike e Kinës do t’i kalojë pushimet në këtë qytet të thjeshtë bregdetar
  • Zbulohet në detin Jon 83 vite pas fundosjes anija e rrallë gjermane e Luftës së Dytë Botërore
  • 30 vjet i fshehur pas tri vrasjesh
  • Bunkerizim i gjykatës
  • Vendimi që mund të prekë vizat amerikane të emigrimit për shqiptarët

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Vlora 97 on Boshllëku i Lirisë
  3. L.H on Besa dhe Besueshmëria!
  4. martina on Besa dhe Besueshmëria!
  5. Toni on Boshllëku i Lirisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?